top of page

Kënga e zogut


Agim Gjakova

Në shëtitjet e deridjeshme nëpër pyll në kodër nuk kam hasur ndonjë kafshë, nuk kam dëgjuar apo parë ndonjë zog. Sot, me t’u futur në pyll më priti pingërima e një zogu. Një zë i ëmbël, tingëllues, gazmor... Më kumtoi mirëseardhjen. Filloi të vinte me mua. Më ndiqte herë baras, herë dilte përpara. Ishe diku në mes të degëve. Nuk e shihja. U ngjitëm bashkë deri afër majës. U ndala. Qëndroi edhe ai. Nuk pushoi së pingëruari, Pushova pak. Nisa të zbres. Zogu më përcolli. Kënga e tij fërshëlleu midis drunjve. Erdha në c ep të pylli ku fillonte rrafshina. U ndal. Ia dha edhe një herë pingërimës si duke u dridhur, pastaj pushoi.


Kuptova se u prek nga largimi im. Më donte mua që t’ia niste përsëri këngës. U ktheva në një shteg pak më poshtë. Erdhi menjëherë dhe pingërima e tij u bë më kumbuese. U gëzua që nuk e braktisa. Ecëm mjaft gjatë dhe ai këndoi edhe më bukur, edhe më thekshëm. Arrita në një log. U ula të pushoja. Zogu filloi të sillej rrotull. U rrotullova ta shihja, por ai nuk dukej diku në kapërthim degësh. Nga majat e drunjve u ul më poshtë që unë ta dëgjoja më mirë. Qëndroi përballë meje dhe për një kohë bukur të mirë dhe një koncert për mua. Në një rast e ngriti fort zërin. Kuptova se më tha: “A po ndjen lirinë!” Dhe kumbimi i këngës u ngul në kujtesën time. U ngrita dhe fillova të zbres. Më përcolli përsëri me pingërimë. Kur dola në rrafshinë ai u ndal në cep të pylli. Pingëroi një herë. Pushoi. Pingëroi edhe një herë, M’u duk se më tha “Ai mjedis dhe ai komunitet ku po shkon ti nuk janë për mua!” Ngrita dorën të ma shihte përshëndetjet. Ai fluturoi pylli përpjetë. Unë u zdorgja.

Zogun nuk e pashe, por nxora kete foto. Mund te kete qene' edhe me i bukur se ky...

45 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page