top of page

Ky romancier zotëron një kulturë të gjerë dhe solide


Illo Foto, studiues

Illo Foto


Persiatje, mbi novelen e Resmi Osmanit, per jeten e trazuar te poetit arberesh Zef Serembe.

Kolegu, romancieri Resmi Osmani, që tashmë ka bërë emër në letërsine tone bashkëkohore, me romanet historikë, tregimet, novelat, esetë dhe publicistikën, më dërgoi dorshkrimin e novelës së tij të fundit ”Kur dashuronte Poeti” me subjekt jetën e trazuar të poetit arbëresh Zef Serembe. Në pamje të parë krijon pershtypjen se autori , në këtë krijim me afro 50 faqe dhe 9 nëndarje, na jep një tabllo të jetës së poetit lirik, nga më lirikët e letërsisë shqipe të fundshekullit të XIX, në këndvështrimin artistik, per jeten plot trazime te ketij poeti te famshm arberesh . Sikur edhe kaq të ishte , do ta mirpritja me kërshëri , sepse me pelqen historia e atdheut tim dhe personaliteteve të tij , në ç’do formë , që të paraqitet . Ne formë jetshkrimesh në formë udhërrëfimesh , kontradiktash , pajtimesh. Nuk me plëqejnë tregimet me gjakmarrje , qe padrejtësisht i janë bashkëngjitur mizorisht atdheut tim të stërlashtë .

Jetshkrimi i letrarizuar i Serembes (për atë pjesë të jetës që trajton) , ishte brënda shijeve të mija, si nga forma, si nga përmbajtja . E lexova , me laps në dorë , brënda 5 orve . Pasi e fillova, nuk mund të shkëputesha nga leximi. E shkrova këtë hollësi , sepse lexusit janë bërë alergjikë me shkrimet e stergjatura , të të tëra gjinive . Nga kjo alergji , nuk shpetojne as shkrimet cilsore e të moderuara. Bëhet fjale , për një braktisje të heshtur të leximeve. Dhe kjo është për të ardhur keq. Kesaj alergjie i duhet te gjendet mënyra , për ta eliminuar , se shkrimet mund të jenë të gjata dhe shume te gjata , kur e kerkojne kushtet e motiveve , qe rrahin . Kjo deri diku, është në dorë të autorëve. Autori i kësaj novele, me duket se e ka kapërcyer këtë rrezik, për hir të ekonomisë së fjalës, prozës cilsore dhe skenave jetesore të larmishme, të besueshme, me mendim dhe filozofi.

Titulli i noveles ishte “Kur dashuronte poeti “ . Nuk me befasoi titulli , sepse si lexues i thuajse gjith krijimtarisë së tij, e njof talentin dhe psikollogjinë e autorit . Ky romancier zotëron një kulturë te gjerë dhe solide , që e ve në shërbim të artit të tij, aq sa u jep jetë edhe gurëve , që përshkruan . Keni dhe ne kete liber nje paragraf , qe flet per mermeret . Kur ta lexoni do me jepni te drejte . Në veprën e Resmiut nuk ka firo ideoro- artistike . Këtë e kisha të sigurtë , kur fillova të lexoj , arbereshin Serembe, vëllanë e” gjakut tonë të shprishur”. Jeta e një poeti, e parë thjesht, nuk përbën ndonjë eveniment kombetar , por kur e pershkruan Resmi Osmani , me shumësinë e ndjenjave, poezise qe i buron nga shpirti, dshurinë e bukur e të pastër për vashën, pasionante por fatkeqe, dhimbjen dhe brengën për atdheun e të parëve nën robërin e turkut, varfërinë, prapësitë e fatit etj., kthehet në më shumë se kaq,në vlerë dhe pasuri e kulturës kombëtare . Osmani është mjeshtër që zotëron magjinë e fjales se shkruar . Me veprën , që kemi në studim , na ka dhënë një poet arberesh, nxënës dhe mik të Deradës së madh, me dimensione sa vete jeta arbërore . Ai zotëron në mënyrë të përkryer plastikën e fjalës së shkruar , në kuptimin , që në disa raste, një fjalë vlen më shumë se 100 të tilla .

Në plan të parë autori na jep dimensionin shpirteror të dashurisë, që barazohet me jetën , por vetë jeta , nuk ka gjithmone dimensine dashurie , madje shume rrallë , merr permasa të tilla . Jeta infatile dhe ajo madhore , rrallë ngjajnë me njera- tjetren . Ne rastin konkret u zhvilluan rrjedhshëm dhe ngjashëm . Ne keto labirinte jetesore , na i përshkruan autori , poetin arbëresh Zef Serembe ; një nga poetët , që ka lënë trashëgimi të përkore, por tejet liriko-filozofike, romantike, por edhe me nota realiste dhe atdhedashurie, që e vendosin atë në panteonin e poezisë shqipe të tëra kohrave . Fama e Serembes është gjithnjë e freskët dhe bindëse , sepse i perket nje komuniteti , qe ka merguar rreth 500 vjet më parë nga Atdheu mëmë . Krijoi një atdhe të dytë , ne viset me inproduktive te shtetit italian dhe bëri histori, me figura të shquara të jetës kulturore dhe politike . Sot ne atdheun e dyte arberor , kemi Universitet , punime shkencore -gjuhesore , u ruajt tradita mdi 500 vjecare , lidhje natyrale me atdheun ame , një fenomen botëror , që studjohet nga UNESKO .

Këtu, në katundin Strigari, ka lindur , u burrërua dhe zhvilloi krijimtarinë letrare , Zefi , ky shqiptar me te cilin nderohet kombi dhe leresia shqipe e te gjitha kohrave . Zef Serembe, si poet i lindur është edhe atdhetar i flakte . Atij i përkasin vargjet e famshme:

Arbëria që pas detit na kujton,

se na të huaj jemi te ky dhe,

sa vjet shkuan! E zemra nuk harron,

se për turkun qëndruam pa Mëmëdhe.

Ai e barazon poezinë me jetën dhe kështu vepron . Stuhia emocionale , që përjeton cilido poet i lindur , nga shumica e poetëve nuk përballohet në moshë të mesme , deri në madhore .Të rrallë janë poetët , që vjershërojnë tërë jeten . Serembe bën pjesë në të rrallët . E përballoi moshën kritike . U lind dhe e mbylli jetën , poet lirik. Si atdhetar , lundroi , në të njejtat ujra . Jetën e salloneve me shandane të ndritura në oborrin perandorak ne Rio de Zhaniero të Brazilit , e ndërroi përfundimisht me jetën varfaranjake, u kthye në vendlindjen e dashur , në Strigari . Këtu , ku përjetoi bashkë me varfërinë dashurinë e parë , që u nderpre tragjikisht dhe nuk gjeti të dytë të ngjashme . Autori na i përshkruan heroin e vepres me pasionet e tij , pa i diktuar asgjë . Ai është hero i veprës , me të gjitha virtytet dhe të metat , që i fal geni i talentit dhe që meriton te ndiqet nga brezat e rinj të të dy atdheve , që u qëndroi besnik gjithë jetën e tij te ndriitur .

Problemi tjetër , që shtjellon autori i noveles , nëpërmjet heroit Serembe , është trajtimi seksual i dashurisë . Ky akt jetësor , është përshkruar dhe përshkruhet nga ç’do autor , duke qenë gjeneza , për lindjen e jetës dhe zhvillimin e saj pa nderprerje . Autori na i ka dhene me doza te rezervuara , por realiste këtë akt , që e quan hyjnor . Duke marrë shkak , nga ky pershkrim jetësor , që i le më shumë vend nëntekstit në novelen në fjalë , dua të permend se disa shkrime letrare , ose gazetareske , që më ka rënë rasti t’i lexoj ndalin ne pershkrime seksuale , sikur të kenë bërë ata zbulimin e ketij fenomeni hyjnor ! Teperohet në këtë fushë të shkrimeve të sotme . Në disa shkrime autorët , kalojnë në vulgaritet të shëmtuar, që nuk edukon . Mos me këto që shkruaj, behet fjale , per censure ?

Jo. Ata qe shkruajne , nuk kane asnjë kufizim moral . Mund të shkruajnë atë, që mendojnë pa kufizim , por ligji përkufizon moshën, ngaku lejohen përshkrimet me drejtim seksual vulgar . Esht e pranuar nga të gjitha shtetet , madje dhe fete , qe mosha 18 vjec eshte kufiri , që mund të diskutohet dhe praktikohet veprimtaria seksuale e pa kufizuar . Duhet të jesh i sigurt , që shkrimet të mos lexohen posht kësaj moshe , gjë që s’është e mundur, sepse fjala botim , e ka origjinën nga fjala botë . Dijetarët kanë krijuar letërsine , gazetarinë , publicistikën dhe të gjitha zhanret , që lidhen me to . Per të mos pasur kakofoni , në zhvillimet e sejcilit zhanr , është krijuar pornografia , prandaj është e kufizuar ligjërisht , që kjo e fundit të nderhyje ne jeten publike . Novelen e Resmiut , mund ta lexojë pa kufizim ç’do moshë , të rinj e të reja, burra dhe gra.

Une gjykoj se disa emisione televizive , shkrime gazetareske dhe vecanërisht shkrime letrare , nuk e respektojnë këtë kufizim , që është ligjor .Vulgariteti ka qënë dhe do të mbetet e kundërta e artit . Nuk mund të jetë artist fjale dhe vulgar njëkohësisht . Ajo ç’ka duhet të veçojnë lexusit , është fakti , që jeta është shumë më e gjerë edhe se poezia , që është produkt emocional , i individëve të shquar . Serembe u bind , për këtë realitet jo vetëm , kur humbi dashurine e dlire , por dhe kur u përballua me vështirësitë e jetës emigratore , që u përforcua , kur pa punën e skllevërve , në plantacionet e kafesë , pambukut dhe duhanit . Lidhur me problemin e fundit , më duhet të zgjerohem dicka më tepër për filozofinë jetësore , që ushqen autori.

Po paraqes nje pershkrim të autorit , për dashurinë e humbur . Bëhet fjalë, për një motiv mistik , por ka ngjyrën e realitetit , që duhet ta ketë ç’do përshkrim i këtyre natyrave . Përzihet mistika me realen , ngaku lexusi , shef njeriun , personazhin . Të tilla përshkrime, janë shumë të vështira , por autori ynë , ja ka dalë . Më poshtë përshkrimi mistiko- jetesor :

“ Zëri heshti. Rënkimi i dheut u prajt, puhiza e erës u meh dhe pëllumbi i bardhë u ngrit fluturim duke rrahur flatrat drejt kaltërsisë së qiellit. Zefi u përmend. Mendueshëm, me çape të ngadaltë, mori udhën e kthimit. Do të jepte gjithçka që të kthente motet e shkuar, por ja që s’ishte e mundur.Në këtë varrezë kishte lënë pas dashurinë dhe rininë e tij.

Ç’e priste në ditët dhe vitet qe vinin? Ç’kishin paracaktuar për të Zoti dhe fati? Këtë s’dinte ta thoshte. Rruga ishte ende e gjatë dhe me plot të panjohura.”( Vepra f . 32 )

Ti , si lexus , nuk dallon misticizmin , sepse përshkrimi është i tille , që nuk ka valvul shkarkimi të mendimit . Kufirin midis reales dhe mistikes e ka eliminuar arti i perdorimit me mjeshtëri të fjalës.

Skenat , që përshkruhen , për gjendjen emocionale të Zefit- poet janë prozë , që gjëndet rrallë në literaturën e tashme shqiptare . Problemi i skllaverise , që sundonte botën , në 200 vite më parë , është një skenë tjetër , që rrallkush e ka zhvilluar në këto përmasa dhe në këtë format artistik . Po paraqes një fragment , për të illustruar , mendimin , që sapo përmenda .

“ Lagjet periferike, bënin kontrast të thellë me qendrën dhe lagjet e pasunarëve. Mbushur me baraka dhe kasolle, jetonin ish skllevër që kishin fituar lirinë pas pjemarrjes në luftën e Uruguait dhe fatkeqë të tjerë, kryesisht aziatikë. Të mbyste pisllëku dhe varfëria e pranishme gjithandej nga fëmijët e zhveshur, lipsarët dhe pleqtë e rrënuar e të gërmuqur. Për Zefin u bë e qartë: begatia dhe lulzimi i këtij vendi dhe i gjithë perandorisë, ngrihej mbi djersën dhe gjakun e skllevërve. Portugezët, i gjuanin ata si kafshët e egra , i lidhnin këmbë e duar dhe i sillnin në portin e Rios dhe San Paolos. I këmbenin veç me flori. Ari i zi me arin e ndritshëm! Gjuetia dhe skllavëria e njerëzve. Kjo ishte një njollë turpi për botën kristiane, që Zefi ky dashnor i zjarrtë i lirisë, nuk mund t’a pranonte”. ( Novela f. 40 ) .

Jemi të një mendimi , që të tillë përshkrim , për skllavërinë ,nuk e gjen me ndonjë vepër tjetër shqiptare . Shkrimtarët klasikë e kane rrahur gjerësisht , këtë temë , por ne ç’do rast përshkrimi i autorit R. Osmani ka vulen origjinale të një romancieri vital . Nuk mbaroj me kaq, Të tilla përshkrime dhe opinione të shkrimtarit , për probleme kardinale , gjen në të gjithe veprën .

Per zhvillimin e subjejktit tërësor të novelës, që mund të cilësohet dhe roman , bie në sy gjuha e pastër , e larmishme dhe ndërtimi sintakstor i figurshem . Asnje fjali nuk gjeta , me ndonje mangesi sado të vogël stlistikore.

Episodi me tragjik i noveles dhe i vete jetes se Zefit , është odisea e kthimit në vendlindje.Autori ka gjetur nje zgjidhje elegante të paraqitjes së kësaj ndodhie, në formën e epilogut që mbyll novelen: fjetja ne sallën e portit të Marsejës – Francë , ku i vodhën portofolin me paratë dhe Ai, poeti Zef Serembe, i mbetur pa mjete, ju fut jetës asketore , mori rrugën , për në Strigari , në këmbë, duke pershkuar qindra kilometrat e rivierës franceze, dhe ja arriti . Një rast i pa njohur në të tëra diasporat e botës . Keni lexuar ndonjë shembell të ngjashëm ?

Mbas kësaj aventure prej asketi endacak , Zef Serembe arbërori , na flet nga Strigari arbëresh . Na mëson se cila është ndenja e dashurisë për atdheun , për far’e fisin , për njerzit , që kemi ndarë gëzimet dhe hidhërimet e kësaj jete. Kemi të bëjmë me nje gjigand të mendimit , që s’ka nevojë për emancipim .

Dashuria për atdheun dhe njerzit, mbetet metafora e jetës , për ç’do njeri, që merr frymë , mbi tokë .

#Illo #Foto , Studjus . NY - 10 janar 2020

71 views2 comments

2 Comments


Vasil Vasili Sa më pëlqeu ky studim i Illo Fotos.

Like

F. Terziu: Në fakt të ndalesh tek krijimtaria e Prof Dr Resmi Osmanit është një stacion që të bën të ndjesh jo vetëm kohëqetësi, frymëzim dhe respekt për kohën që e bën atë stacionim. Sakaq tek novela në fjalë një ndalesë e tillë e detyruar nga dy arsye të forta, analiza e studiuesit Illo Foto, një figurë e nderuar e kësaj fushe dhe shkrimtarit në fjalë është dhe një vëmendje e duhur dhe e shtuar ndaj këtyre penave që duhen vlerësuar më shumë.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page