![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_5fd4cf08b1534af5b42a43fd222c7856~mv2.jpg/v1/fill/w_545,h_649,al_c,q_80,enc_auto/a48dbc_5fd4cf08b1534af5b42a43fd222c7856~mv2.jpg)
Bukureshti ka nevojë për ndihmën Tuaj!
Alush Kamberi shkruan: Humaniteti është shkëlqim i shpirtit njerëzor. Baki Ymeri është një kreshnik i kulturës shqiptare që ka nevojë për ndihmë humanitare. Duke e kujtuar figurën e madhe të Nikolla Naços, me të cilin unë e identifikova Baki Ymerin, konstatoj se përkushtimi i tyre kombëtar, si dhe vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë identike. Bakiu jeton dhe vepron aty ku shkëlqente shqiptaria. Ai vazhdon të jetojë fare i vetmuar, në kushte shumë të vështira ekonomike dhe shëndetësore, pa kurrfarë të ardhurash. Nuk ka as rrogë e as pension.
Përpos vullnetit të jashtëzakonshëm për t'i afirmuar vlerat kombëtare, nuk ka guxim ta bëjë publik faktin se është duke e përjetuar varfërinë pa u dorëzuar para fatit, siç e patë përjetuar këtë situatë edhe Asdreni në kohën e tij! Pse? Sepse ai ende nuk ka arritur t'i paguajë shpenzimet e ndryshme që ka (qeranë e baneës, dritën elektrike, borxhet etj.) Por, ja që ai vetë, nuk e thotë dot këtë të vërtetë! Nuk e thot as të vëretën se nuk ka as televizor, as telefon performant dhe as para për ta reparuar tavanin e grisur si pasojë e të cilit i bie shiu në shrtat. Si do që të jetë, Bakiun nuk duhet ta lëmë që të vuajë, sepse i kemi borxh, si komb! Pse e meriton përkrahjen tonë?
Sepse ky bir i Shipkovicës krenare e ka afirmuar kulturën tonë në gjuhë të huaja, e ka sensibilizuar kauzën e Kosovës gjatë periudhës së saj më të vështirë (1998-99), i ka përkthyer 100 poetë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora në gjuhën rumune, e ka bërë të njohur Nënë Terezen kur ne shumë pak dinim për biografinë e saj, e ka pasuruar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me vlera të vjetra shqiptare, e ka shkrirë jetën për një ideal të shenjtë. Prandaj, Ju lus ta ndihmojmë!
Comments