MIKU IM I MIRË
(Kushtuar mikut tim Kadri Tarelli)
Gazeta “Mësuesi” ne na miqësoi,
me poet dhe shkrimtarë na afroi,
miqësi letrare, publicistike krijuam,
shkëmbyem përvojë e nuk gabuam.
Aty të njoha dhe Ty poeti durrsak,
Kadri Tarelli poezinë e ndez flak,
mik i vërtetë, për kokë të mikut je,
çdo krijim i yti, i dashur për ne.
Kur botove librin e parë me poezi,
disa kolegë thanë: poet në pleqëri,
ti s’u ndale miku im i ditur durrsak,
botimi i dytë doli i bukur për merak.
Proza dhe poezia për ty janë fat,
i ujdis fjalët me dashuri dhe art,
gjithkush vargjet e tua i shijon,
me fjalët të ëmbla zemre të uron.
I pa përtuar je, miku im Kadri,
e ke në shpirt të dashurën Dardani.
për të ëndërron e me një frymë shkon,
me trevën dardane ëmbël kuvendon!
Kadri Tarelli dhe Bashkim Saliasi
Porti Durrësit 20 korrik 2011
תגובות