Kurrë, mos iu thëntë emri!
Një pikë Zero,
dhe jeta u zbraz.
U shtuan të pagojët.
Heshtja...
nga heshtja vloi.
Të thikëta qeshjet.
Ecja...
Në teh të mosecjes.
Autobusët, trenat, avionët,
ngarkuar,
me çengela pikëpyetjesh.
Qielli,
i panjohur për tokën.
E zogjtë, për qiellin,
lindur,
të plogësht.
Duart, të varura,
në çengelin,
e një pike Zero.
Puthjet, kapërdirë,
në labirintin e frikshëm,
të një fyti,
që mund të ishte,
vetë porta e Hádesit.
Pooooooor...
I dëgjoni zërat
e krijimit të botës?
Po të mijëvjeçarëve?
Aty ka qenë,
dhe trekëndëshi i Bermundës,
I frikshëm,
e përtypës i pabindur,
si nepsi i hileqarëve.
Por,
përreth saj,
E Njeriut, Gjithçka:
Tokë, Det, Qiell e Ajër..!
Larg tundimit të djalltë,
Dita zbardhet!
Një pikë Zero,
një Bermundë për njeriun,
Mjerisht e fuqishme,
Po aq,
dhe e varfër!
Krijuar për momentin në të cilën gjendet Bota, Sot!
E tëra, Nën Pushtetin e Frikës për Jetën.
(Fund dhjetori, Janar, Shkurt, Mars... 2020?)
Një dimër - sprovë për anatominë njerëzore!
14/03/2020
Ora 03. 45
Ledri Kurti (Kraja)
Ti, Shkodër!
Ti Shkodër!
Qyteti,
që n'jone p'rendimi,
hijeshu shtatin ke,
e n' ftyrë t'skalitun,
ma t bukrén natyrë,
që gjithësia t'fali!
E n' supet - kalá...
kohë mbas kohe,
shpluhnos krenínë tânde,
m'u paqtue mâllit!
Ti, sy kthjêllta e tân' zêmnave,
që edhe n' tânden dihātje,
je gurgullim' ujnâsh,
nëntókë...
E mbi gjoksin tand,
prej kah, jeta s'din me shterr,
n'thellsi t'veta,
çlirim zemrash mblêdh.
Zemrash tona,
zemrash prej nâne,
ku bâhen unjí,
me rr'ké e ciklône,
lot'sh t'kapërdim',
gíatë dhimbjes tânde!
Ti, Shkodër!
me lule mbushun pafund.
N' prehén tândin,
pa u vyshkë kurrnjiherë.
Me zânin kristal,
t' ujnave tuej gjithkah,
e pikturë malesh,
hijerândën strehë!
Ti,
log mbas logu,
bārt bukuri perrísh,
që e bajnë të denjë,
peshën tânde,
aq sa...
n' jone t'përjetshme,
kangët dhe shpirti,
shtrihen, pafund e pacak,
ku mendja mâ, s'përfshín,
E zemra... , ndihet n' pāqë!
#Ledri #Kurti (Kraja)
Comentarios