top of page

Kur Zogu ftoi britanikët të ndihmojnë xhandarmërinë...




Hyrje


Mbreti Zogu I studioi mirë gjithë policitë e situatat policore të Europës menjëherë sa ai u shapll Mbret i Shqipërisë. Kështu ai pa situatat e ngjashme me Shqipërinë në kohëra të ndryshme, në vende të ndryshme. Ndërsa dërgoi ekspertë të tij në Britani të madhe, ai pa situatat që kishte kaluar policia britanike me një pjesë të saj, sidomos në Skoci. E kështu vendosi të shkoj më tutje…


Shqipëria ishte si Skocia në kohën e Rob Royt


Për të ndërtuar marrëdhënie më të mira profesionale dhe komunikim më të sigurt në rrugë dhe në institucionet e ligjit, Mbreti Zogu I vendosi pranë xhandarmërisë së tij mjaft forca aktive britanike dhe mjaft prej tyre ishin edhe specialistë të policisë dhe Ushtrisë Britanike. Kështu shkruan Picky Say, korrespondenti britanik i Europës Lindore më datën 28 Gusht 1935 në gazetën “Aberdin Press and Journal”. Ai e bëri këtë të ndryshonte tërë udhën e ligjit në destinacion zbatimin e tij, por edhe për të bërë që ligji të zbatohet me përpikmëri. Gazetari britanik Picky Say, për të vërtetuar se Shqipëria ishte në një situatë të ngjashme me atë të kohës së Rob Royt në Skoci, na vjen në ndihmë kur shkruan në gazetën e lartcituar:

Fermerët shqiptarë ende jetojnë në baraka me baltë, por bijtë e tyre kanë shkuar për të studiuar matematikë dhe inxhinieri elektrike. Shqipëria është një vend i çuditshëm. Kur isha në jug të Italisë disa më thanë: “Kjo nuk është vlerë, ndërsa shkoja në Shqipëri për misonin tim,” dhe unë e kuptova që Shqipëria ishte në gjendje shumë të njëjtë, si Skocia kur ishte në kohën e Rob Royt.“

Për ta sqaruar se kush ishte Rob Roy, mjafton të themi se ai ishte një i jashtëligjshëm, por dhe një hero popullor. Rob Roy MacGregor u bë një udhëheqës klani dhe, në 1701, fitoi tokë në Loch Lomondside dhe në Balquidder, ku ai përparoi si një tregtar legjitim i bagëtive. Një transaksion biznesi me dukën e Montrose u përkeqësua kur një nga njerëzit e tij u arratis me paratë e dukës. U lëshua një urdhër për arrestimin e Rob Roy dhe ai u dëbua nga toka e tij në Loch Lomond nga faktori i dukës. Konti i Breadalbane i erdhi në shpëtim, duke i dhënë tokë në Glen Dochart ku, në 1713, ai rinovoi bastisjen e bagëtive. Ai udhëhoqi MacGregors gjatë Ngritjes së Jakobit të 1715 dhe u akuzua për tradhti të lartë. Mercenarët e qeverisë dogjën shtëpinë e tij. Në 1716, duka i Argyll-it i dha atij tokë në Glen Shira dhe aktivitetet e tij bastisjeje rifilluan derisa u kap nga duka i Atholl. Ai u arratis, u detyrua përfundimisht t'i nënshtrohej gjeneralit Ëade në 1725, por iu dha një falje mbretërore në 1727. Ai vdiq i qetë në shtratin e tij në Balquidder në 1734. (Testamenti Rob Roy, National Records of Scotland, CC6/5/24 faqet 125-126).

Pra sikurse shihet koha e Rob Roy në Skoci kishte anën e dukshme e të padiukshme që kishte prurë në skeën e asaj kohe edhe hakmarrjet dhe gjakderdhjet, të cilat shkonin mjaft për shtat në një Shqipëri të çoroditur nga kohërat, pushtuesit dhe situatat.


Përtej kësaj situate: Burra që binden dhe Mbreti Zogu I


Është e vërtetë se gjak-Hakmarrjet ende mbahen deri në pjesët më të larta të maleve dhe ligji duhet zbatuar... Shqiptarët kanë hedhur xhaketat mbi supe, pantallona ‘tirq’ dhe shallvare me ngjyra dhe shpesh me ngjyrë të shpëlarë, veshin çorape të thurur dhe këpucë të kohës para qytetërimit perëndimor, por janë të dëgjueshëm. E duan ligjin dhe drejtësinë. Janë mbi të gjitha burra që binden...”

Burra që binden?! Sa krenari të jep ky fakt i cituar nga gazetari britanik. Sa mirë që e lexon këtë vyrtyt shqiptar. Por këtu është fjala për një problem tjetër. Artikullshkruesi citon: “Dhe kështu vendasit shpresojnë për të ndryshuar vendin e hutuar me ndihmën nga zyrtarët britanikë, që janë thirrë për të vendosur rendin e nevojshëm, për rindërtimin dhe zhvillimin. Mbreti Zog ka prezantuar një forcë xhandarmërie, duke rekrutuar edhe oficerët e ushtrisë britanike. Ata janë një ekstra në policinë shqiptare dhe puna e tyre është këshillimore.” Por kjo kishte të bënte me vetë Mbretin Zogu I, i cili natyrshëm kishte marë përsipër të bënte ndryshimin. Për këtë arkivat britanike, sidomos gazeta britanike „The Times“ e quajti atë "Mbreti Zog i çuditshëm" dhe biografi i tij, Jason Tomes, citon përshkrime të tij që variojnë nga "një hajdut despotik" deri te "sundimtari i fundit i romancës".


Sipas atyre që punuan me të dhe që e njohën në vendim-marrjen e situatave policore, apo ashtu sikurse ai i quajti, xhandarmëri, ai ishte ndoshta monarku më i çuditshëm i shekullit të 20-të. Ai krijoi fronin e tij për veten e tij dhe si mbreti i vetëm mysliman i Evropës sundoi vendin më të errët të Evropës. Ai e kishte nisur jetën si Ahmed Bej Zogolli, ose Ahmed Zogu në vitin 1895, bir i një prijësi shqiptar, kur vendi ishte ende pjesë e perandorisë osmane. Rendi u prish gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit u përpoqën të kapnin zona të Shqipërisë. Nga viti 1920 pati një varg qeverish jetëshkurtër, në të cilat Zogu mbajti poste të ndryshme derisa u dëbua në mërgim në vitin 1924. Ai u kthye në fund të vitit, duke kaluar kufirin verior në Shqipëri me mbështetjen jugosllave dhe një ushtri mercenarësh. të rekrutuar me paratë e furnizuara nga kompanitë ndërkombëtare të naftës dhe familjet e pasura shqiptare. Një ushtri tjetër mercenare, e udhëhequr nga togerët e Zogut, pushtoi nga jugu. Zogu u vendos me shpejtësi si kreu i Shqipërisë me titullin president. Ai vriste kundërshtarët e tij kryesorë dhe sundoi me forcë, nuk kishte asnjë mënyrë tjetër efektive për të qeverisjen e Shqipërisë, por Zogu e kuptoi se mund të mbijetonte vetëm me mbështetjen e jashtme dhe vendosi të mbështetej te italianët. Një aleancë ushtarake u nënshkrua në 1927 dhe Italia dominoi shpejt Shqipërinë.

Në vitin 1928, me miratimin italian, Zogu, i cili vërtet donte të modernizonte vendin e tij ruritan, vendosi ta bënte të përhershme qeverisjen e tij. Asambleja e re Kushtetuese, e zgjedhur nën kontroll të rreptë të qeverisë, e shpalli Shqipërinë monarki nën Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve. Mbreti u nis për në ceremoninë në Tiranë me një makinë të hapur me një eskortë kalorësie në radhët e ushtarëve, por rrugët u mbajtën pa spektatorë nga frika e atentatit. Megjithatë, çdo shtëpi shfaqte flamurin shqiptar, me një shqiponjë të zezë të shfrenuar në një tokë të kuqe flakë. Flamujt ishin importuar masivisht nga Italia me çmim të lirë. Në Dhomën e Parlamentit, monarku qëndroi nën duartrokitje shurdhuese dhe u betua si në Kuran ashtu edhe në Bibël për të ruajtur unitetin kombëtar, integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit. Thirrjet e forta "Rroftë mbreti!" e shoqëruan atë në pallatin e tij mbretëror dhe pasuan gjashtë ditë pushime publike, me zjarre, gjuajtje raketash dhe shumë therje delesh. I pashëm, i sjellshëm, i rezervuar dhe i pamëshirshëm, Zogu ishte një duhanpirës zinxhir që pëlqente muzikën klasike perëndimore dhe filmat me Charlie Chaplin dhe Shirley Temple. Musolini e rrëzoi në vitin 1939 dhe e shpalli Shqipërinë protektorat italian. Zogu shkoi në mërgim, për një pjesë të kohës u vendos i qetë në hotelin Ritz të Londrës e më pas në vilën Paramoor në Buckinghamshire kur ai u arratis nga Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të cilën ndodhet edhe sot pllak në përkujtim të qëndrimit të tij dhe vdiq në Francë në vitin 1961 në moshën 65-vjeçare.

Duke u rikthyer tek thelbi i shkrimit, me këtë përshkrim dhe lidhje me Britaninë, natyrshëm pika shkon tek ajo që e detyronte Mbretin Zogu I të besonte tek struktura policore britanike.

Ai kishte marë njohuritë e duhura për një anglez, të lindur në fakt në Afrikën e Jugut, por që kishte përfunduar stërvitjen e tij ushtarake në Sandhurst të Britanisë së Madhe, por që kishte shërbyer me ushtrinë indiane në Mesopotami nga nëntori 1917 deri pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ai ishte Dayrell R. Oakley-Hill, që ishte thirrur nga vetë mbreti Zogu I dhe më pas u rekrutua për misionin shqiptar në 1929 dhe shërbeu kryesisht në Elbasan, ku mësoi shqip dhe udhëtoi shumë. Mësohet nga arkivat britanike se ai ishte me gradën kolonel, dhe kështu Dayrell R. Oakley-Hill (1898-1985) ishte ndër oficerët britanikë të cilëve iu caktua detyra e organizimit të forcave policore shqiptare (xhandarmërisë) në vitet 1930 nën drejtimin e gjeneralit Sir Jocelyn Percy (1871-1952). ai ka drejtuar më pas dhe shoqatën anglo-shqiptare, e cila ekziston edhe sot në Londër, ku duket sërrish mjaft aktive si në kohën e tij.


Uniformat policore në kohë tjetër dhe PAMECA


Me këtë rast shkrimi shkon më tej për një problem që flet në lidhjen e tij me uniformat policore në kohë tjetër. Në një kohë që debati ka nisur kohë më parë me mandat tjetër politik, që shkon në ecurinë e tretë të qeverisjes së sotme socialiste. U detyrova të kërkoj në arkivat britanike për këtë artikull domethënës, teksa ndiqja debatin mediatik në Shqipëri lidhur me programin qeveritar të paraqitur nga Kryeministri Edi Rama në Parlamentin shqiptar, menjëherë pasi ai synonte të bënte ndryshimin me dorën dhe vendimet e tij. Nëse nuk do të kisha dëgjuar mjaft folës në një studio televizive, që nxinin gati çdo gjë të arritur në këta vite, por edhe nëse nuk do të thuhej se ‘policia do të rikustruktohej sipas programit’, natyrisht që ishte e kotë të harxhoje orë të tëra në arkiva. Aq më shumë nëse nuk do të citohej se në vitet që lamë pas ka qenë Misioni i asistencës policore të komunitetit evropian në Shqipëri, PAMECA. Ky i fundit më bëri të ristrukturoj ndryshe fjalët e mia në këtë artikull që zë vend në një kohë dhe hapësirë tjetër me atë që Mbreti Zog bëri kur ishte në pushtet në vitin 1935, pra kur kërkoi ndihmën e profesionalistëve britanikë në fushën e policisë. Ndërsa Mbreti e realizonte në vitin 1935 dhe Qeveria “Berisha” e ligjëronte në vitet e saj një mision si PAMECA, ku sërrish britanikët kishin fjalën e tyre, debatuesit citonin se ‘programi’ do të riparonte ‘policët barkmëdhenj’ dhe do të zgjidhej problemi me policinë...

Le të ndalemi më konkretisht. Vetë misioni i lartcituar ka theksuar kohë më parë se “Policia shqiptare kryen rolin e prokurorit dhe gjyqtarit”, pra në një raport voluminoz për Policinë e Shtetit, shpreh shqetësimin e thellë për gjobat arbitrare të Policisë Rrugore, mungesën e profesionalizimit, klientelizmit dhe të kaosit të kompetencave. Në raport thuhet se ka shumë ankesa lidhur me Organin e Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative. Pra duket se ajo që duhet riparuar fillon pikërisht nga rruga, aty ku synoi edhe thirrja e specialistëve përkatës nga Mbreti shqiptar, në një kohë që makinat nuk e di saktësisht sa ishin në numër në atë kohë.

Një pikë tjetër kritike është Organi për Shqyrtimin e Kundravajtjeve Administrative (OSHKA) i cili me ristrukturimin e policisë rrugore kaloi në varësinë e Njësive të Rajonale të Policisë Rrugore. PAMECA, thekson se Ministria e Drejtësisë dhe policia janë përplasur për të marrë këtë komision. Raporti pohon se PAMECA mbështet nevojën për ndryshim, sidomos në trafikun urban, por në bazë të fakteve aktuale policia rrugore duhet të mbetet e centralizuar me linjë vertikale drejtimi. Në raport thuhet se Njësia për Kontrollin e Autostradave u trajnua nga PAMECA për mënyrës sesi duhet të bëhet një pikë kontrolli në autostradë sipas modelit që përdorin vendet anëtare në Shengen, ku bëhen pika kontrolli për të huaj brenda vendit në rrugët kryesore.

Por, PAMECA thekson se në Korrik 2010 Drejtoria e Policisë Rrugore u ristrukturua në linjë vertikale drejtimi dhe e centralizuar në 12 Njësi Rajonale të Policisë Rrugore. Në fillim të 2011 Drejtoria e Përgjithshme vendosi të krijonte një projekt pilot ku trafiku në Tiranë i kaloi Drejtorisë së Policisë së Qarkut për manaxhimin e trafikut urban dhe trafiku në linja kaloi në përgjegjësinë Njësisë së Kontrollit të Autostradave në varësinë e Drejtorisë së Policisë Rrugore. Arsyet për rishikimin e strukturës kishin te bënin me, rritjen e efektivitetit të punës se strukturës se policisë rrugore, dominimin e kontrollit të territorit e kontrollin mbi akset rrugore te vendit. Gjithashtu një rivlerësim të masave organizative për një bashkëpunim, koordinim e bashkëveprim më profesional të strukturave policore në drejtim të sigurisë publike në tërësi dhe asaj rrugore në veçanti, uljen e numrit të aksidenteve rrugore, rritjen e masave administrative dhe mirëmenaxhimin e policimit rrugor.

Sidoqoftë, jashtë debateve ajo që duhet theksuar është pa e nxirrë punën e mirë të bërë, se policia dështoi në mbledhjen e informacionit. Kjo gjithmonë sipas PAMECA. Misioni i asistencës policore të komunitetit evropian në Shqipëri, PAMECA, pohon se procesi i mbledhjes së informacionit nuk është efiçent dhe nuk siguron sasinë e informacioneve që kërkohen.

Në këtë rast kuptohet se ‘gjërat’ që i duhen rilindjes, apo më saktë programit të rilindjes, janë paracaktuar kohë më parë nga vetë Misioni i asistencës policore të komunitetit evropian në Shqipëri, PAMECA. Përse injorohen edhe nga parashtruesit e sotëm të faktorëve të qeverisjes? Përse debatohet jashtë këtyre pikave? Kjo tregon se punë është bërë me ndihmën e këtij misioni. Misioni i asistencës policore të komunitetit evropian në Shqipëri, PAMECA, pra ka ndihmuar edhe kur ka hedhur piketa dhe kritika. PAMECA, ka dhënë qartë gurët dhe trarët, programit i duhen vetëm ‘ustallarët’. Dhe ata janë, dhe pse rikërkohen, pata shkruar atëherë, që më duket se është ende në funksionin e duhur.


Konkluzion


Sidoqoftë, ajo që lidh kohërat është vetë përkitja në kohë e gjërave që vijnë nga situatat e ngjashme. Situatat kërkojnë punë, pa përjashtuar punët e kohërave, dhe ndaj themi se mjaft punë mbetet për t’u bërë, sidomos me strategjinë për vëzhgimin me pajisje të teknikës, e cila do të mundësojë disa investime të rëndësishme në këtë fushë në të ardhmen, sic thekson edhe vetë Misioni i asistencës policore të komunitetit evropian në Shqipëri, PAMECA. Duhet të përcaktohet qëllimi fillestar i atyre pajisjeve që kanë ardhur, por nuk janë vënë ende në punë dhe ato të përdoren atje ku është e mundur.

Dhe nëse specialistët e ardhur nga misioni në fjalë nuk dëgjohen, të paktën të vihet kujdes në ato pika që ata kanë sugjeruar dhe sugjerojnë. Ndryshe ‘rilindja’ është qëllim më vete, është debat jashtë debateve ‘analitike’ në ekranet e ftohtë-ngrira të komisionerëve politikë dhe të kontraktuar. Sot duhet parë me lentet e rezultatet që janë dhënë. A ka pozitivitet në pikasjen e hershme? Ajo që na sjell në memorje nga veprimi i Mbretit Zog, duhet parë mirë edhe kur flet qartë në kohë tjetër. Një proverb i kohës së Zogut I ndoshta dhe në sens humori duhet kuptuar qartë, kur thuhej se „Xhelali u caktua xhandarr në Lushnja, ka në mbykqyrje, Divjakën, Karaburunin dhe Rrogozhinën“.

26 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page