top of page

KUR VEPRA LË PAS DEBATIN


Ismail kadare


(Një stacion për filozofinë dhe mendimin për Veprën e Kadaresë)


Dr Fatmir Terziu


Fitimi i çmimit Man-bookers Prize nga shkrimtari Kadare, në zonën Britanike, lëshoi një dritë, një dritë që i kishte munguar Veprës letrare, dhe jo vetëm asaj që ka prodhuar filozofia e mendimit Kadare, por letërsisë Botërore. Ky çmim solli një krisje në ‘traditën’ e çmim-dhënieve, por theu edhe një mit, një mit-debat ku Vepra është më shumë se sa ‘nga je dhe kush je’. Joy Store pas marjes së çmimit nga Kadare shpjegoi: “synimi i çmimit ndërkombëtar Man Booker Prize, ashtu si e kuptoj unë, është jo të ‘mirëseurdhërojë’ vetëm Amerikanët, por të zgjerojë mendimin e kulturave të tjera dhe rrugëve të tjera të shikimit të botës nëpërmjet literaturës”. Zana Lita duke shtuar në komentin e saj komunikoi duke shtuar vlerat e Veprës së shkrimtarit, që sipas saj ‘shpëtimi i një vepre nga kthetrat e sulmit totalitar, do të sillte një shans më shumë që Vepra të parathoshte sot hapur vlerat e saj”. Por ajo që shihet në komente të tjera është tashmë një stacion për filozofinë dhe mendimin e Veprës së Kadaresë. Këtu është një tendencë e vogël dhe ekzakte e agjencive inteligjente dhe departamenteve të marrëdhënieve ndërkombëtare në Botë që të vënë në interes veprat dhe të pasqyrojnë vlerat duke larguar inatet dhe xhelozitë personale. Në kohën që Vepra e Kadaresë, duartrokitej në Skoci, Angli, Francë, Europë dhe në Botë, pas marrjes së çmimit dhe dhjetra vlerësimeve të tjera më pas, në zyrat e tilla shqiptare asgjëja ishte më kryesore sesa një tryezë të paktën me ‘koktejl’ dhe jo me libra dhe një urim publik, që do të ndryshonte ndoshta edhe në të mirë të Kulturës Kombëtare Shqiptare, që i mungon komunikimi dhe respekti për Veprën dhe Krijimtarinë. Popullorja që ndoshta shkon në këtë rast, ‘kur s’të do i yti, s’ka c’pret nga i huaji’, duhet ndoshta kuptuar ‘i huaji s’do të dijë se kush je, port ë vlerëson veprën tënde, për të huajin vepra është më shumë se qënia jote…”.

Por larg asaj që të bie në sy në këtë stacion të Veprës së Kadaresë, është përkthimi i cili edhe pse është nga profesionalistë perëndimorë, prapë në gjuhën e Joy Storie është një problem dhe një ‘ndryshe’. “Unë mendoj jo,”- thotë ain ë komentin e vet. “Përkthimi, kryesisht i literaturës është djallëzisht problematik, kështu që nuk është surprizë, por një fakt që shumë vepra të përkthyera dhe shumë të papërkthyera mbeten të papëlqyera në Perëndimin, ku përditë qindra vepra dalin në dritë përditë”, shton ai. Shqipëria është dyherë problematike në këtë drejtim. Të paktën kështu shprehen rreth tridhjetë e pesë përqind e komentuesve për këtë problem. Ata e shohin problem se e shkuara është ende një prag dhe gjuha një prag tjetër. Ata mendojnë se “letërsia shqiptare, kryesisht ajo e shkruar në vite, është e ngarkuar me turqizma dhe krahinarizma të shumta, madje ka edhe ndikime të fjalëve slave-ruse, që janë mbartur si shkak i këmbimeve dhe ndikimeve kulturore”. Nga ana tjetër ligjësitë komuniste, ato të Maoizmit dhe të Stalinizmit janë të komplikuara sepse në vepra janë strukur hije të dukshme e të padukshme letrare e figurative që janë thikë me dy presa për Kulturën Perëndimore, dhe këtu një përkthim përshtatës i lë veprat në një kosh plehrash, i harron dhe i ‘poshtërron’. Në rrethin ‘feudo-komunist’ të gjak-ushqimit kulturor një e shkruar që lavazhoi për të shpëtuar ka për detyrë sot të gjej edhe lavazhin tjetër të nevojshëm me qëllim që të pëlqehet në mesin e lexuesve Perëndimor. Si kudo tjetër edhe këtu janë disa anë të debatit që mund të konsiderohet. Nuk është një simplicitet, nuk është një çështje e thjeshtë e Komunizmit që të thuhet: “një version i keq gjithandej”, apo duhej “të ishte më mirë”. Kjo duket qartë në Veprën e Kadaresë që krijoi çdo gjë për të krijuar urimin e madh Perëndimor për vazhdimin e veprës së tij, shkrimin e saj edhe në Francë…

Londër 18 Mars 2008


52 views1 comment

1 Comment


FARUK MYRTAJ: Emerkure, 19 Mars 2008 komenton:

Pa asnje medyshje: vepra e le pas debatin. Edhe kur nuk eshte teresisht veper (per shkak te rrethanave), edhe kur te gjallet (deshmitaret e rrethanave) nuk arrijne dot te shfaqen lexues e gjykues aq "te ftohte" per te pranuar vepren, pa asnje perqasje midis jetes se autorit dhe jeteve te tyre. Ne kete rast, autori i mençur mund te ndjente e toleronte edhe ndonje tepri prej atyre qe "mezi ekzistonin kur letersia e tij lulezonte". Me duhet te jem i kthjellet: eshte fjala per ata qe e lexonin dhe e donin shkrimtarin prej brenda hekurave; eshte fjala per ata qe u privuan nga te drejta elementare njerezore, ata qe ndeshkoheshin me burg per…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page