Kur urdhëron “filozofi” i diplomacisë
Gabriel Eskobar!!!
(ose krushku politik i Serbisë)
Dihet që një takëm mileti nga radhët e shqiptarëve, ndokush edhe me titull të lartë shkencor, këta, në të vërtetë, jo shqiptarë, por shqipfolës, të zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj morali kombëtar, të radhitur pranë Ramës, kryetradhtarit të kombit shqiptar dhe kryeservilit e kryeargatit të pështirë të Vuçiçit, si dikur kryekrimineli Enver Hoxha, kryeservil e kryeargat i Miladinit dhe i Dushanit, kërkojnë krijimin e asociacionit serb, pra, kërkojnë copëtimin e Republikës së Kosovës.
Në këtë mes, nuk ka asgjë për t’u habitur, se tradhtinë në radhët e veta, shqiptarët e kanë të trashëguar gjenetikisht, që nga lashtësia pellazgoiliriane, tradhti që solli si pasojë rrudhosjen tragjike të trojeve tona etnike. Pra, rreziku i shqiptarëve nga shqiptarët është i qartë. Por halli është se si t’ia bëjmë këtij “filozofit” të diplomacisë, me emrin Gabriel Eskobar, këtij mikut të ngushtë, këtij krushkut politik të Serbisë, i cili sfidon hapur shtetin e Kosovës, Gjykatën e tij Kushtetuese dhe fyen rëndë mbarë popullin shqiptar të Republikës së Kosovës, të cilit ende nuk i janë shëruar plagët e rënda që i shkaktoi bisha fashiste serbe, pjellë e egërsisë së stërgjyshërve të saj mongolë të kohës së Çingis Khanit? Pikërisht ky mik zemre i serboegërsisë, pa pikë turpi, këtu e ca ditë të shkuara, në një intervistë për Aleancën Atlantike, paska deklaruar se krijimi i asociacionit serb na qenka “obligim ligjor i detyrueshëm i Kosovës, Serbisë dhe BE-së, dhe i SHBA-së, pasi që ne e mbështesim dialogun. Duhet dhe do të zbatohet. Qeveria në Kosovë duhet ta shohë si një mundësi. Ka shembuj në Evropë dhe nëse shikoni ka një mënyrë për ta bërë këtë dhe është një mundësi për të dy vendet. Popullsia prej 70,000 serbësh në veri është sfidë, ata janë në qendër të tensioneve dhe konflikteve dhe duhet të shikojmë modele që do t’u funksionojnë atyre, duhet t’u sigurohet mbrojtja e institucioneve në Kosovë, por edhe të lejohen të marrin pjesë në politikë. Nëse nuk e zgjidhim këtë çështje, do të jemi vazhdimisht në një cikël tensionesh dhe dhune” (Citohet sipas: “Eskobar: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet dhe do të krijohet”. Faqja e internetit “Bota Sot”. 01 dhjetor 2022).
Kur e lexova këtë xhevahir-deklaratë të këtij “filozofi” diplomatik, më erdhën menjëherë ndër mend dy vargje të një kënge të’ hershme labe:
O filozofi me famë,
Ku paske mësuar ti?
Miku i ngushtë i Serbisë, “filozofi” i diplomacisë Eskobar, në deklaratën e vet, paturpësisht, ka mashtruar në mënyrë të dyfishtë:
Së pari, mashtron kur e shton shumëfish numrin e serbëve në Veriun e Mitrovicës, duke e ngritur deri në 70 mijë. Eskobari qenka i bindur se serbët atje “nuk u trajtuakan mirë” nga qeveria Kurti. Pra, Eskobari kërkuaka “respektimin e normave të drejtësisë” për serbët. Po si shpjegohet që Eskobari nuk i kërkon shtetit të Republikës së Kosovës të rithejë atje 15 700 shqiptarët rrënjës, që agjenti i regjur i Serbisë, Hashim Thaçi, i shpërnguli me dhunë nga shtëpitë e tyre më 02 shkurt 2000, në bashkëpunim të ngushtë me një emisar francez dhe me mbështetjen e fuqishme të paramilitarëve serbë, të ardhur nga Kroacia dhe të vendosur në Veriun e Mitrovicës, të cilët Franjo Tuxhmani, si kryezot i vendit të vet, i pati dëbuar nga Krajna me dajak?
Së dyti, Eskobari mashtron kur deklaron se paska shembuj në Evropë, sipas të cilëve u dashka krijuar një biçim asociacioni serb. Për “ekzistencën” e atyre “asociacioneve” në Evropë, nuk mund t’i besohet mashtruesit Eskobar, mikut të Serbisë. Për mosekzistencën e tyre i duhet besuar hulumtuesit dhe studiuesit të talentuar, intelektualit të njohur të atdheut tonë, Profesorit Saimir Lolja, i cili deklaron publikisht në internet se “nuk ka asociacione në Finlandën e Ahtisarit, në Itali, Rusi, Gjermani, Suedi, Rumani, Hungari, Greqi, Norvegji, Poloni, vendet balltike, Francë, Spanjë, Indi, ....”.
Pra, “kopilin” asociacion serb, “filozofi” Eskobar kërkon ta krijojë, duke iu drejtuar shtetit të Republikës së Kosovës me një ton urdhërues:
“Duhet dhe do të zbatohet”!!!
Kësaj i thonë: “Te dhëndri hanë e pinë, te nusja gjë nuk dinë”.
Gjasat janë se “filozofi” Eskobar duhet të jetë rekrutuar me kohë në radhët e sorosistëve, për vënien në jetë të strategjisë së djallëzuar afatgjatë për ftohjen e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bindja ime është se ka kohë që është përpunuar një strategji e tillë e djallëzuar për ftohjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Në këtë aspekt, me siguri që është bërë dhe vazhdon të bëhet një investim shumë i fuqishëm nga ana e armiqve tradicionalë të kombit shqiptar - serbëve dhe rusëve. Nuk mund të jetë pa pasoja miqësia aq e ngushtë e Ramës me Vuçiçin. Nuk mund të mbetej pa pasoja rreshtimi pranë Ramës i ambasadores sorosiste Juri Kim, e cila, në Tiranë, duke marrë në dorë me arrogancë frenat e të zotit të shtëpisë, demokratët i pati kërcënuar me shprehjen “do të hani bar”.
Në të njëjtën kohë, është punuar dhe vazhdon të punohet edhe nga ana e palës amerikane për ftohjen e marrëdhënieve me popullin shqiptar. Me shpalljen paradoksale “non grata” të Profesor Sali Berishës, jo pak shqiptarëve, banorë të trojeve tona etnike, si edhe shumë shqiptarëve të Diasporës, u lindi dyshimi se Blinkeni, me skuadrën e tij në Departamentin e Shtetit, janë tërësisht nën ndikimin e Sorosit, mikut të ngushtë të Ramës dhe armikut të kombit shqiptar. Se ndryshe s’ka se si shpjegohet që “filozofi” Gabriel Eskobar, ky “veqil” në shtëpinë e botës, t’i drejtohet publikisht shtetit të Kosovës me urdhrin që u citua më lart.
Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes zotërinë Rob Kore, autorin e Esesë me titull “Kush e qëlloi në të vërtetë Berishën?”, të botuar në numrin e djeshëm të Portalit “Fjala e Lirë”. Eseja e tij është e nivelit të një Pamfleti. Mbrojtja që i bën Profesor Berisha Republikës së Kosovës dhe demaskimi nga ana e tij i “Ballkanit të Hapur” dhe i treshes armiqësore të kombit shqiptar Vuçiç-Rama-Thaçi, një treshe e mallkuar kjo që kërkon copëtimin e Republikës së Kosovës, patën ngjallur urrejtjen e saj patologjike, prapa së cilës qëndron Sorosi, miku i Blinkenit, autorit të shpalljes paradoksale “non grata”. Dhe “filozofi” Eskobar është plotësisht në rolin e vet, si një ushtar i bindur i Blinkenit, i cili, nga ana e tij, si kapter besnik i Sorosit, mundohet të çojë në vend tekat sorosiste në qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës.
Feniks, Arizona. 13 dhjetor 2022
Shumë të ngatërruara janë disa sjellje por kur ato i nxjerr në shesh analiza e intelektualëve të brumosur me atdhetarizëm "bio", bëhen të thjeshta, të kuptueshme. E shtova fjalën bio, se përditë dëgjojmë nga politikanët dhe shtetarët të betohen për Atdheun, Flamurin dhe popullin, por në praktikë veprohet krejt në të kundërtën. E lexova me vëmëndje shkrimin tuaj, profesor i nderuar dhe më shkoi mendja se veç sa kërkohet për serbët "bujtës" në Kosovë, ka kërkesa të tilla edhe nga fqinji jugor, që disa komuna, të cilat ne me "bamirësi" i kemi "pagëzuar" minoritare, duan të jenë të asocuara. Kjo si fillim se pastaj hidhet hapi tjetër që të shtyhet, pak më tej, kufiri. Helbete jemi vend demokrat dhe k…