top of page

Kur të ndryshojë do të shohim ndryshimin në njerëzim


Prof Dr Fatmir Terziu

Abuzimi është tepër i gabuar; shkatërimtari më i madh i shoqërisë


Kur të ndryshojë do të shohim ndryshimin në njerëzim


Dr Fatmir Terziu

·

Dhe me këtë rast më vjen pështirë teksa dëgjoj për abuzime. Askush në këtë univers nuk ka të drejtë të abuzojë me dikë ose diçka tjetër. Abuzimi është tepër i gabuar. Jo vetëm që i ka çuar njerëzit në depresion, por gjithashtu i ka çuar ata në vetëvrasje. Abuzimi është një temë shumë e ndjeshme për të shkruar.

·

Ne dëgjojmë për njerëzit që abuzohen dhe gjysma e njerëzve e injorojnë atë. Por, jo unë, jo Ti, jo Ju miqtë e mi të Fjala e Lirë, jo Ju lexues të nderuar të Albanian Post. E konsideroj seriozisht sepse nuk duhet të ndodhë. Ai, pra abuzimi, jo vetëm që shkatërron viktimat e abuzimit, por shkatërron edhe miqtë dhe familjen e viktimës. Nuk është në asnjë mënyrë, e drejtë të abuzosh. Me situatën e abuzimit unë mendoj se duhet të heqim dorë njëherë e përgjithmonë. Kur të vijë ajo ditë, ne do ta shohim ndryshimin.

·



Abuzimi është problem mjaft serioz dhe nuk duhet të merret si i mirëqenë. Nëse abuzimi nuk e ka vrarë viktimën e tij, është në rrugën e duhur, për ta bërë këtë. Ka vrarë kaq shumë njerëz. Abuzimi i ka çuar të mbijetuarit në një depresion të paimagjinueshëm. Mezi ka mbijetuar dikush nga abuzimi. Depresioni përkeqësohet pas një kohe. Njerëzit nuk mund të durojnë depresionin intensiv, por për kaq gjatë në jetën e tyre ai është armiku më i madh, elementi më i dëmshëm i një jete normale. Të abuzuarit, nuk i besojnë askujt pasi abuzohen, kështu që mbajnë ndjenjat e tyre të mbyllura, thuajse në një botë jo ekzistente. Lufta është aq e vështirë në këtë situatë, aq sa ata kryejnë vetëvrasje për tu larguar nga kjo botë e shthurrur për ta. Kjo zvogëlon popullsinë tonë edhe më shumë, dhe kjo po ndodh akoma edhe sot. Kjo nuk është e drejtë.

·

       Abuzuesit gjejnë gjithçka në rregull dhe të drejtë në botën e tyre, por në botën reale nuk është kështu. Nuk është e drejtë të abuzoni me askënd ose ndonjë gjë në këtë univers. Po, gjërat mund të shkojnë “mirë” për dhunuesin, duke gjetur një shoqëri të heshtuar, dinake e të fjetur, por jo për abuzimet. Abuzuesi gjithashtu nuk ka të drejtë abuzimi, në një shoqëri moderne, as në ndonjë tjetër, por ja që abuzuesi sikur e ka marë në dorë këtë të drejtë të tij, këtë pisllëk që na ndyn të gjithëve, deri në mosbesim. Pse heshtim? Askush nuk u dha atyre të drejtën të abuzojnë me njerëzit. Kur ata lëndojnë një, ata lëndojnë disa. Njerëzit përpiqen të ndihmojnë të abuzuarit, por ata nuk i dëgjojnë. Abuzimi po shkatërron këtë botë.

·

           Abuzimi shkatërron kaq shumë gjëra. Ka shkatërruar shumë njerëz. Çdo ditë. Çdo vit. Të paktën dhjetra njerëz vuajnë nga abuzimi. Kjo është aq çnjerëzore. Nuk është ndalur. Bota duhet të ndryshojë. Abuzimi duhet të ndalet. Ka çuar njerëzit në dhembje. Njerëzit kanë vdekur për shkak të abuzimit. Pra, duke pasur parasysh këtë, abuzimi duhet të ndalet mes nesh. Ajo në të cilën besoj është një shoqëri pa abuzime. Kur të ndryshojë do të shohim ndryshimin në njerëzim.


25 views3 comments

3 Comments


Perparim Hysi Të përqafoj,T I T A N!

Like

Niko Seferi E lexova i dashur Prof.Fatmir Terziu shkrimin tuaj,më pëlqeu shumë! Dhe mendoj se abuzime do të ketë për herë në shoqërinë njerëzore,nga njerëz pa shpirt,madje keqdashës! E vetmja rrugë e minimizimit të rasteve abuzive është ndëshkimi i rreptë i këtyre nga drejtësia! Drejtësia që presim të vij në vendin tonë! Mbremje të bukur!

Like

Ildije Xhemali Urojmë qe te ndryshojme shpejt si shoqëri që brezat e ardhshëm ta jetojnë plotësisht jetën

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page