top of page

Kur “Skllavia Izaura” pushtoi botën




“Skllavia Izaura” (La Escrava Isaura)

Kur “Skllavia Izaura” pushtoi botën

Fatmir Terziu


Kur seriali televiziv “Skllavia Izaura” (La Escrava Isaura) u eksportua nga “Globo” në Kinë, askush nuk e kishte menduar se telenovelat braziliane do të kishin shancin të tërhiqnin edhe shqiptarët pranë ekranit. Ishte një dhuratë kineze e atyre viteve për Televizionin Shqiptar, që shënoi këtë serial të jetë një nga më të ndjekurit në vitet `80. I realizuar në vitin 1976, bashkë me novelën tjetër “Ditët e Vallzimit” që udhëtoi drejt Kinës, u bë kështu një celës magjik suksesi.

Kështu seriali televiziv “Skllavia Izaura” në muajin Gusht të vitit 1985 u zgjodh nga polakët si programi më i mirë televiziv për dekadën e fundit. Filmi televiziv brazilian kishte kapërcyer jo vetëm kufinjtë tokësorë, por edhe ato të parashikimit. Ishte në fakt një nga kompanitë filmkrijuese braziliane, “Globo” që kishte hyrë në arenën globale të tregut viziv. Shtete si Kina, Polonia, Britania e Madhe, shtetet skandinave, Angola, Portugalia, Spanja, Italia, Kuba, Japonia, Hollanda, e mjaft të tjerë shtete ishin dehur nga novelat televizive spanjolle. Madje në vitin 1987 edhe ish Bashkimi Sovjetik vuri veten në listën e madhe të blerësve të këtyre serialëve tërheqës.


Historia që emocionoi botën edhe teleshikuesit shqiptarë, “Skllavia Izaura” për një publik të hershëm, mund të konsiderohet “një nostalgji e padiskutueshme” një “soap opera” me suksesin më të madh në të gjitha vendet ku është shfaqur. Ajo flet për Brazilin e shekullit të 19 e gjithë jeta, vuajtjet, dashuria dhe dëshira e madhe e skllaves më të bukur në botë, Izaura për të qenë e lirë. Telenovela “Skllavja Izaura” bazohet në romanin e Bernardo Guimaraes, ndërkohë që kryerolin e luajti aktorja Lucelia Santos, Leonsioja nga Rubens de Falco, ndërsa Malvina nga Norma Blum.

Kur Lucelia Santos bëri turin e saj në ish Cekosllovaki, këngë të telenovelës dëgjoheshin nëpër radio anembanë vendit. Kjo aktore u bë e adhuruara kryesore e udhëheqësit kuban, Fidel Kastro, madje vetë ai e priti në një takim special, duke e shprehur hapur adhurimin e tij për “Izaurën”. Aktorja ishte një e ftuar nderi në Havana në Kongresin e vitit 1985.

Në Portugali kjo novelë, së bashku me novelën tjetër “Gabriela” shpinte tërë vendin në vendqëndrim aty rreth orës 8 e 30 minuta të darkës. Gjatë kësaj ore mbahet mend anullimi i një sesioni parlamentar, pasi u lanë deputetët të ndiqnin ekranin me magjinë braziliane. 70 përqind e telefonave u bllokuan në atë orar. Në vitin 1981 Berluskoni (me kanalin televiziv “Canale Cinque”) në atë kohë kërkoi të rikthente qetësinë nëpër rrugët italiane. Dhe aty nga viti 1986 rreth 1500 orë televizive ishin mbushur me këto soap opera.


134 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page