Kur shembulli i Stephen Morris ngacmon memorjen
Fatmir Terziu
Kur erdha në fillim në Mbretëri të Bashkuar m'u duk se isha në vitet tetëdhjetë kur nënat, gjyshet dhe të gjithë pothuajse anëtarët e familjes dilnim në qytet dhe spërkatnim me ujë rrugën përpara shtëpisë dhe e fshinim atë thuajse të gjitha mëngjeseve. Ne të gjithë mblidhnim mbeturinat dhe plehrat me kujdesin më të madh për të mbajtur pastërtinë e ambientit. Pse e them këtë, pasi të njëjtën gjë shikoja në disa lagje të Mexborough në South Yorkshire, kur burra e gra dilnin dhe përkujdeseshin njësoj për pamjen dhe hapësirën para dhe pas shtëpive të tyre. edhe një fotografi e vitit 1938, të cilën e shoh disa herë në rrejetet sociale, me tematikën „Një zonjë pastron pragun e saj“ (Viti: 1938) e realizuar në Wake Street, pak larg Lambeth Walk më flet për këtë qasje dhe ngjashmëri. Në këtë fotografi disa nga të zotët e shtëpisë lajnë jo vetëm pragjet e hyrjes, por edhe një pjesë të madhe të trotuarit. Në shënimin e saj thuhet se „Është një zakon i rregullt i Vendit të Veriut, por mes tymit dhe papastërtive të Londrës duket një akt çuditërisht fisnik.“ Materiali është marrë nga artikulli "Jeta në shëtitjen e Lambeth". (Burimi: Picture Post. 31 dhjetor 1938).
Me këtë mendim udhëhoqa memorjen time derisa përpara disa ditësh përpara spitalit Charing Cross në Hammersmith pashë një burrë të moshuar që të mblidhte të gjitha hedhurinat dhe mbeturinat nga kalimtarët e shkujdesur në një qese të zezë. Kjo ndodh në rrugën kryesore, ndanë trotuarit që ndan kopsht i ri me pemë e lule nga Spitali Charing Cross, që është një spital akut i përgjithshëm i mësimdhënies i vendosur në Hammersmith, Londër, Mbretëria e Bashkuar. Spitali aktual u hap në vitin 1973, megjithëse fillimisht u krijua në 1818, afërsisht pesë milje në lindje, në Londrën qendrore.
U ndala dhe bëra më tej një bisedë me të. Me lejen e tij realizova edhe këtë fotografi. Ai më tha se quhej Stephen Morris. Nuk e pyeta për moshën, pasi në vetë pamjen e parë e ndjeva se tashmë ishte në pensionim. Në fakt kjo pamje e fiksuar më kishte bërë përshtypje disa herë. Më tej duke biseduar me z Morris mësoj se „Pacientët në spitalin Charing Cross prej vitit 2018 po përfitojnë nga një kopsht i ri i projektuar posaçërisht dhe që është i hapur në 200 vjetorin e spitalit.“ Ai më shpjegon se kopshti i financuar nga Imperial Health Charity, është krijuar për pacientët me demencë, si dhe ata që shërohen nga një goditje në tru, ose që vuajnë nga një sëmundje tjetër neurologjike.“ Kështu duke biseduar me këtë njeri të sinqertë e mjaft aktiv mësoj se përdorimi i kopshteve spitalore është treguar se përmirëson shëndetin mendor dhe mirëqenien e pacientëve, kështu që me kopshtin në spitalin Charing Cross është transformuar përvoja e spitalit për pacientët tanë.“
Ai më pyeti pse u ndala dhe nga jam. I shpjegova me pak fjalë dhe i tregova që në fillim se jam nga Shqipëria që jetoj dhe punoj në Mbretëri të Bashkuar prej disa vitesh. I them emrin dhe ai më thotë se diku të kam lexuar. Më tej nuk e zgjat dhe më thotë se kohët e fundit ka lexuar një libër nga Lea Ypi. I flas shkurtimisht për të dhe me këtë rast me lejen e tij fiksojmë dhe një fotografi të rastit. Z Morris natyrshëm me shkopin e mbledhjes së mbeturinave në dorë dhe me qesen dhe unë me çantën time plotë me libra e programe të punës sime të përditshme, pa harruar dhe laptopin e peshën e tij në këtë ditë me diell, që në Londër kap 30 gradë celcius. Sidoqoftë biseda jonë mbetet e thjeshtë në këtë pikë, por me një shkundje të memrojes ime që më bën të kërkoj akoma më tej në këtë tematikë.
Diku gjej atë që më intereson… Gjej pikërisht atë lidhje që gratë nikoqire dhe pastërtore në Shqipëri e bënin thuajse gjithnjë duke gëlqerosur shtëpitë dhe mbajtur pastër rrugët dhe hapësirat e tyre. Një risi e ngjashme vjen nga ky burim… Familja ime dikur jetonte në një rrugë me shtëpi me tarraca në veri të Anglisë, dhe nëna ime ishte shumë krenare. Ajo pastronte rregullisht edhe gurët që aksidentalisht ngacmonin pragun e hyrjes. Pos kësaj ajo vendoste një pllakë guri gëlqeror me madhësi sapuni dhe qëllimi i saj kryesor ishte të linte një vijë të pastër të bardhë në skajin e përparmë të shkallës. Shtëpitë në të dy anët e rrugës mund të dukeshin modeste nga jashtë, por nga brenda ishin si "pallate të vogla". Ishte një pamje mjaft e bukur të shikoje rrugës dhe të shihje të gjitha pragjet e hyrjes me skajet e tyre të bardha; secila duke treguar se banorët kujdeseshin shumë për "mbajtjen e pamjes".
Fakte dhe ngjashmëri të tilla ka mjaft. Edhe ajo që më lidhi me këtë arsye kërkimi, me faktin e z Morris natyrshëm është një shkas. Stephen Morris ka punuar një kohë të gjatë si shkëncëtar i kompjuterit ën City University në Londër. Dhe këtë përkushtim vullnetar tashmë e ka një detyrim ëprditësie që vjen nga koha kur ai e ndjente pastërtinë e shtëpive që pastroheshin nga të moshuarit dhe mjediset që shkëlqenin gjithnjë nga pastërtia. Tashmë ai vullnetarizmin e ka më shumë se një angazhim dhe ndjehet mirë.
ENGLISH
When Stephen Morris' example jogs the memory
Fatmir Terziu
When I first came to the UK it felt like I was in the 1980s when our mothers, grandmothers and pretty much everyone in the family went out into town and watered the road in front of the house and swept it almost every morning. We all collected garbage and garbage with the utmost care to keep the environment clean. Why I say this is because I used to see the same thing in some parts of Mexborough in South Yorkshire, when men and women would go out and take care of the appearance and space in front and behind their houses alike. Also, a photograph from 1938, which I see several times on social networks, with the theme "A lady cleans her doorstep" (Year: 1938) taken on Wake Street, just off Lambeth Walk tells me about this approach and similarity. In this photo, some of the homeowners wash not only the front steps, but also a large part of the sidewalk. Her note states that "It is a regular North Country custom, but amidst the smoke and filth of London it seems a strangely noble act." The material is taken from the article "Life on Lambeth Walk". (Source: Picture Post. 31 December 1938).
With this thought I guided my memory until a few days ago in front of Charing Cross Hospital in Hammersmith I saw an old man collecting all the rubbish and throwing from careless passers-by in a black bag. This takes place on the main road, dividing the sidewalks that separate the new garden with trees and flowers from Charing Cross Hospital, which is an acute general teaching hospital located in Hammersmith, London, United Kingdom. The current hospital opened in 1973, although it was originally established in 1818, approximately five miles to the east, in central London.
I stopped and had a further conversation with him. With his permission, I also took this photo. He told me his name was Stephen Morris. I didn't ask him about his age, because at first glance I felt that he was already retired. In fact, this fixed look had impressed me several times. Further talking to Mr. Morris I learn that "Patients at Charing Cross Hospital have been benefiting from a new specially designed garden since 2018 which is open for the hospital's 200th anniversary." He explains that the garden funded by Imperial Health Charity, was created for patients with dementia, as well as those recovering from a stroke, or suffering from another neurological disease. improves patients' mental health and well-being, so the garden at Charing Cross Hospital has transformed the hospital experience for our patients."
He asked me why I stopped and where I am from. I explained in a few words and told him from the beginning that I am from Albania who have been living and working in the United Kingdom for several years. I told him my name and he told me that he read about me somewhere. He doesn't take it any further and told me that he has recently read a book by Lea Ypi. I talk to him briefly about her book and on this occasion, with his permission, we fix a photo of the occasion. Mr Morris naturally with his litter stick and bag in hand and me with my bag full of books and programs for my daily work, not forgetting my laptop and its weight on this sunny 30-degree Celsius day in London however, our conversation remains simple at this point, but with a shake of my memory that makes me search even further on this topic.
Somewhere I find what I'm interested in... I find exactly that connection that hostesses and cleaners in Albania almost always made by whitewashing their houses and keeping their streets and spaces clean. A similar innovation comes from this source… My family used to live on a terraced street in the north of England, and my mother was very proud. She also regularly cleaned the stones that accidentally disturbed the entrance threshold. In addition, she placed a slab of limestone the size of a soapstone, and her main goal was to leave a clean white line at the front edge of the step. The houses on both sides of the street might look modest from the outside, but from the inside they were like "little palaces". It was quite a sight to look down the road and see all the gateways with their white edges; each showing that residents cared a great deal about "keeping up appearances."
There are many such facts and similarities. Even what connected me with this reason for the search, with the fact of Mr. Morris is naturally a trigger. Stephen Morris has worked for a long time as a computer scientist at City University in London. And this voluntary dedication already has an obligation of cleanliness that comes from the time when he felt the cleanliness of the houses that were cleaned by the elderly and the environments that always shone with cleanliness. Now he has volunteering as more than a commitment and he feels good.
Edmond Llaçi
Bukur, tepër njerëzore.
Robert Martiko
E lexova Fatmir dhe më pëlqeu shumë sepse kultura britanike u tregua e gjithanshme.