top of page

KUR KËNDOJA KËNGËN “SHQIPËRIA PËRSHËNDET”


Alida Hisku

KUR KËNDOJA KËNGËN “SHQIPËRIA PËRSHËNDET”

Nga RIZA LAHI

nga arkiva 30 May 2009

Me llavën e florinjtë të këngës shqiptare, Alida Hiskun

Në moshën e jashtëpërfytyrueshme për festivalet e sotme, vetëm dymbëdhjetë vjece, ka kënduar para publikut në festivalin kombëtar në RTV dhe ka vazhduar të kumbojë papushim, me zërin “pushkë”, sa fëmijnor aq edhe femëror, duke korrur lavdi papushim. Derisa …dihet se cfar ngjet zakonisht kur shkëlqen shumë…

Për fat të keq , për të mos thënë që të gjitha, shumica e këngëvë të festivaleve tona, e jetojnë rininë, pleqërinë dhe fundin e tyre brënda pak ditëve. Kurse ka këngë të tjera që rrojnë e shkëlqejnë papushim. Sic janë mjaft këngë të Alidës sonë që banon në Gjermani , që vazhdon të shkëlqejë dhe atje, që nëpër Tiranë dhe Berat, ku ka qënë deri tani këta e duan dhe e përshëndesin ngado dhe që, deri tani, nuk e ka takuar asnjëri nga përfaqësuesit zyrtarë të kulturës kombëtare.

Alida, bashkë me një këngëtare që ajo e vlerëson shumë, Alma Hyska ( Civeja), që rron në Gjermani duke kënduar këngët e saja – për fat në gjuhë të huaja , kanë ardhur jo vetëm për të parë Atdheun, por edhe për të dhënë një koncert në Berat, I shpallur tanimë në protektoratine UNESCOs. Padyshim që Bashkia e “Qytetit te Njëmbinjë dritareve” duhet t’I ketë ndihmuar artistet që po korin lavdi në publikun gjerman. Por n e, këtë ndihmë të supozuar sigurisht, nuk e kemi konfirmuar…

Riza Lahi – “Ora po troket / Ja, vjen viti I ri / Trimi im në këtë mbrëmje/ Kup’n e qiellit ngrë dolli….Shqipëria përshëndetë/ Lart në detyrë sokolin tim në qiell/ Dhe kur zbret ai në tokën nanë / Një copë qiell ai mua më sjell”

Alida Hisku – Oh, nuk e paskeni harruar? ( Qeshë) E di, ore, si nuk e di, që nuk e ka harruar askush as Alidën e as këngët e saja. Po, këtë këngën e pilotëve unë e kam dashuruar shumë. E dua dhe tani.

A nuk vjen të na e këndosh këtë këngë mes pilotëve? Ja, këta ditë sat ë jeshë në atdhe.Nestor Dhaskali, pilot në pension, ka shkruar një libër me tregime nga jeta e pilotëve. Do ta jetë një sallë përplot me njerëz të ajrit.

Vi, o si nuk vi. Do ta këndojmë pa orkestër vec, se nuk kemi ku e gjejmë sot për nesër

Do më thuash të drejtën. Hë, kishe rënë në dashuri me ndonjë pilot, pa e ke kënduar aq bukur e aq me shpirt, sa fitove edhe cmim në festival?

Ehë. Kisha rënë në dashuri, si jo? Vecse…Jo në atë kuptimin që më pyete ti, por ndrysh. Unë isha në atë kohë vetëm 13 vjece, adoleshente krejt.Unë kisha rënë në dashuri me jetën e pilotëve dhe me figurën e pilotit. Unë jam tiranase, ti e di. Shtëpinë e kisha mu rrëzë fushes së aviacionit dhe, kushedi se sa herë I kundroja aeroplanët se si uleshine ngriheshin. Herë nga dritarja e shtëpisë, e herë, ulur në lëndinë, me shoqet e e fëmijërisë dhe të adoleshencës sime.

Pse, mendon ti se që të gjithë që I kanë patur a I kanë shtëpijat pranë fushave të aeroplanëve, bien ne dashuri me fluturonjësit?

Desha të shtoj se, natyra ime ka dicka të përbashkët me pilotët. Një pilot duke fluturuar në qiellin e atdheut ngado të dojë, I lirë, liberta, si t’i thotë shpirti, është njësoj sikurse Alida. Unë, sikurse piloti, që e bën gjithëcka para syve të njerëzve që e vështrojnë në tokë, qënga ngritjet e vërtikëshme e deri te karuselët e ajrit, edhe unë I kam gjëllët pa kapak. I dua njerëzait me shpirt, I dua të gjithë, dua ti shikoj të qeshur edhe ata, sic e kam natyrën unë…Piloti ka privilegjin të shikojë ngado vëndin e tij, popullin e tij, si një zog I lirë dhe I plotpushtetëshëm në atë copë qiell që I përket atij, ashtu edhe një artist nuk mundet të rrojë pa duartrokitjet, pa parë sy njerëz\ish që të vezullojnë . Pilotët nuk kanë as pushtet karrigeje e as pushtet parashë, sikurse këngëtarët e artistët e tjerë. Që të dy këta kategori njerëzish e dallojnë më shpejt, më menjëherëshëm dashurinë njerëzore për ta, se sa pushtetarët e karriges apo të parasë.

Si ndodhi që ta patën besuar ty atë këngë?Këngën më të bukur që është kënduar ndonjë herë për pilotët shqiptarë?

Atë këngë? Që…që nuk e transmeton më askush ?

Por që e dijnë e e këndojnë të gjithë. Ja, unë, psh, qënga shtëpia, duke ardhur për te ti me bicikletën time e duke ecur me të shpejtë, këndoja me vete tërë rrugën këtë këngën tënde. Dhe po thoja, se, kjo, pikërisht kjo, të ishte tema e intervistës sonë.

Më thërriti Ferdinat Deda dhe më tha që Alida, a po ma këndon ti këngën time se nuk po ma marrin këto të tjerat…

Pse moj, kaq mirë të njihte I madhi Ferdiant Deda?

Si, more? Po unë kisha konkuruar me këngën e tij kur isha dymbëdhjetë vjece; që atëherë më ka pas besuar ai. Ferdi…Ta hidhje ja, këtë kanoce kokakole në cimento, ai, e përsëriste zhurmën e saj në piano tekstualisht. Ka qënë një gjeni I vërtetë Ferdinant Deda.. Pra, unë e mora këngën duke fluturuar. Për më tepër se kishte atë tekst aq të bukur. Më duket se e ka pas shkruar një poet aviator, Bashkim Kozeli. E mora me qejf të madh. Ishte një tekst që më tërhoqi më shpjet sesa muzika, ndrysh nga që të gjithë rastet e tjerë të mëvonëshëm.

Kishe ndonjë problem për ta përgatitur?

Po…Duhej gjetur edhe një këngëtaR tjetër që ta dublonte. As Vacja, as Ema, nuk e morën. Më së fundi kënga iu besua edhe Petrit Dobianin, nga Durrësi, që e këndoi edhe ai shumë mirë. Unë në atë festival kisha edhe dy këngë të tjera, kështu këndonim nga dy - tre, por kjo ishte parësorja për mua. Desh kam fluturuar nga gëzimi kur më dhanë cmim. Më silleshe ndër mëndje dëshira e zjarrtë për të fluturuar në aeroplan me pilotët e vëndit tim, që I vështroja , e vogël, ulur në bar, sesi ngriheshin në ajër, se si thërrisnin me të shpejtë . Tani pilotët do të kishin një këngë dhe nga Alida, që kaq shumë I kishte adhuruar

Të ka ndodhur ndonjëherë tjetër kësi suprize?

Ehë. Më ka ndodhur një herë tjetër. Po, mos e shkruaj, ë? Hë, të keqen motra, Xake. Hiqe lapsin!

Ja, moj e hoqa.

Më thotë Enver Shëngjergji, “Moj tiranse, ma merr moj ti këngën, se nuk ma merr askush. Thonë, e, more Enver, punë fshati dhe ti. Hë, Lidush!”. E mora. Ishte kënga “Anës e pas anës, o…Lumit të fshatit tim…”. Kur përfundoi dhe nata finale, u cvesha, hoqa grimin, dhe dola të shkoja te mami me të shpejtë. Kur, më thërret njëri që më qe vënë pas me bicikletë. Shpejt, Lida, se të kërkon professor Ferdinanti. Ke marrë cmimin e parë. …Puuu, si kam renduur. Jam llangosur shpejteshpejt, te grimi medemek, dhe…hihihiiii, kam haruar të vesh corapin tjetër, kam dalë me një corap për të kënduar edhe një herë këngën fituese.

Lidush. Me sa kam dëgjuar, ti ke krijuar tanimë një grup këngëtaresh në Gjermani. Dicka , të lutem rreth këtij kompleksi.

E kemi quajtur “Melodi Rain”. Jemi katër këngëtare; dhe instrimentiste në të njëjtën kohë. Dhe këndojmë këngë nga të pesë kontinentet. . E di se kush e kush jemi? Alida, una, pra, Brenda Vidal, nga Brazili, Si Qing – kineze dhe Anxhela Frontera , Portugaleze.Unë përfaqësoj këngë të ballkanit dhe europiane si shqiptare, greke,italiane dhe gjermane

Po sërbe, këndon?

Hëkhë!

Alida, edhe herën tjetër kur jemi takuar të shoqëronte kjo zonja. Edhe sot. Kush është kjo?

Është mikesha ime Elida Hasani. Tanimë është nënë më fëmijë, por kur ka qënë e vogël, fare e vogël, unë e kam pas marrë në shtëpinë e fëmijës dhe e kam bërë motër. E dua shumë dhe ajo ka festë sa herë që vi në atdhe .

Të dhimbset ndopak tani që Shqipëria nuk ka më aeroplanë e pilotë luftarakë, të cilëve u ke kënduar këtë këngë të mahnitëshme të Ferdinant Dedës?

Si jo? Por shpresoj që Shqipëria do të ketë prap pilotët dhe aerolplanët e saj luftarakë. Gjithsesi, besoj që, për këtë lavdi të vëndit tonë, sic ka qënë shkolla shqiptare e aviacionit, shkrimtarët duhet të shkruajnë, ta përjetësojnë artistikisht dhe me dokumenta. Se është një specie që qënka zhdukur dhe që duhet të lindë sërish.


20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page