top of page

KUR GUMZHININ SHOFERAT HIMARJOT!


Arqile V. Gjata

Duke folur nga një largësi e jetës e shumë viteve, kuptova se po flisja për një ndodhi të shkëputur nga kalendari i jetës time ...

Sot ajo lëngëzon pikë-pikë dhe kam dëshirë ta mbledh duke e kujtuar...

Ishte vjeshtë e dytë, 14 a 15 Tetori i vitit 1958 . Në orën shtatë të mëngjesit duke mbajtur në dorë fletën e punës trokita në zyrën e përgjegjësit të ofiçinës

‘’ N. SH.N P.Rrexhepi ‘’ !

Shefi, burë i shkurtër dhe tepër zeshkan më bëri përshtypje që në çastet e para . Ai fliste në mënyrë alegorike me gjeste dhe lëvizje, se sa me fjalë. Me sa përjetova në ditët dhe vitet e më pastajme, ai ishte mjeshtër i rrallë ( ndoshta i lindur ) në kombinimin e shprehjeve të mimikës, duke e trupëzuar mendimin me lëvizjet dhe gjestet e trupit . Ai dinte ta qeveriste shumë mirë punën pasi ishte dhe një specialist i aftë.

Të gjithë e thërrisnin Usta Bajrami ( Doku ). Ai nuk ecte si gjithë të tjerët, por shpejtonte sikur e ndiqte njeri nga pas. E ndoqa me hap të shpejtë deri të dera e një dhome, ku mbi të shkruhej: Reparti Elektrik ...

- Usta Thomai, eja pak këtu.! Ky djalë, sot e tutje do jetë ndihmësi yt!

- Me krahë të lehta djalë dhe vuri veshin punës...!

- Më urojë usta Bajrami dhe u largua sa hap e mbyll sytë . U gjenda para një buri të gjatë, shumë të gjatë. Në kokë mbante një beretë ngjyrë blu të errët, të cilën nuk e hoqi gjithë jetën . Fytyrëkuq, me pamje të qeshur, që ja zbukuronin sytë e vegjël, që linte të ndjeje se ishte njeri babaxhan dhe energjik.

Trupi i përkulej përpara, si i vendosur mbi një bazament të fortë mbi dy këmbët e gjata ...

- Si të quajnë? –Ardian

- Unë jam usta Thomai . Bëre mirë që erdhe, se dhe unë u lodha dhe nuk i përballoj të gjitha punët i vetëm ! Vish rrobat e punës dhe shko atje....tek parku i makinave ku është ai ‘’Zisi ‘’ ( tipi i automjetit ) , hape kofonon e krahut të majtë, mbi parafango është një dinamo e çmontuar, sille këtu ta riparojmë...!!

U nisa për ku më urdhëroi usta Thomai...

- E ndjeva veten shumë ngushtë . Po, ku dija unë kujt i thoshnin kofono të makinës?! I vija makinës rreth e qark, por nuk kuptoja asgjë. Kaluan shumë minuta...

Fytyra më ishte ndezur nga shqetësimi dhe padija .Usta Thomai më shikonte nga larg!

...Me hapin e tij të gjatë, që kishe dëshirë ta sodisje atë qenie njerëzore, mu afrua duke më thënë :

- Djalë i mirë...tjetër herë do më pyesësh për gjithçka që nuk e di!!

- Dhe filloj të më tregonte me hollësi e qetë,qetë se kush ishin disa pjesë të makinës si : dinamoja, motorinua, distributori, releja e karikimit, borijet e tjera . Kështu e njoha Thoma Papan, ustain tim të parë .Gjithë jetën nuk iu ndamë njeri –tjetrit, deri sa Ai ( Thoma Papa ) mbylli sytë....

Thomai ishte nga krahina e Himarës, nga ajo trevë, që ka mbartur në shekuj një histori kapedanësh...

Të shtatë fshatrat e Himarës, dikur përbënin një Vilajet me 52 fshatra të tjerë . Ato shtriheshin përgjatë detit Jon, ku këndohej dhe këndohet mal më mal kënga himarjote dhe ajo labe . Ai Vilajet ishte personifikim i krenarisë, trimërisë, të papërkulur dhe mikpritës. Ata vazhdimisht kanë qenë njerëz me karakter të fortë, me kokën lartë deri në Majë të Çikës.

Në këto tregime, nëpërmjet shirave të kujtesës më shfaqen imazhet dhe dëshira për të shkruar dhe kujtuar ata shoferë trima, të mençur e punëtorë, ata djem e burra, që të ‘’ lidhur ‘’ rreth timonit bënë epokë ....

Ata lanë një histori të ngjeshur me emra, që me punën e pa lodhur dhe heroizmin e heshtur kultivuan vlera shpirtërore... Ata rendnin brenda jetës së tyre për të qenë të lirë, të panënshtruar, të bukur dhe të pasur, ashtu si dhe të parët e tyre .

Ata e kishin në çdo kohë fshatin, shtëpinë, të afërmit dhe të dashurit brenda syrit dhe optikës së kohës me, vështrim plotë ëndrra, duke pasur si model fisnikërinë .

Këto kujtime të kaluara m’i zgjoj Agroni, bashkëqytetari dhe moshatari im këtu në qytetin e lashtësisë...

- Arqile....! Dëshiroj të më përciellësh, me fjalë të thjeshta e të mira, nëpërmjet tregimit, një himn përshëndetës për ata shoferë që gumëzhinin si bletët punëtore rrugëve të Atdheut . Ato qenie njerëzore ishin një mrekulli . Ata ishin gjithkund ku jeta lëvizte, në gëzime dhe fatkeqësi familjare .

- Këto ishin mendimet e Agron Xhahos, një miku im nga qyteti i Vlorës atë mbrëmje në lokalin e Ksenofonit .

- Por çuditërisht Agron ! Për asnjë nga ata shoferë himarjotë nuk ka ndonjë lapidar, a pllakë përkujtimore...

Por ka toponime, gojëdhëna, historia dhe mbresa .Si për shembull : Pesë kthesat e Fajeos i përshkonte Klubi i shoferave, GAZI i Kosta Gjikopullit, IFA e Spiro Vretos, Posta Vlorë-Sarandë e Andrea Laluçit . Autobuzi i Llaqi Dunit e Petro Panajotit, Skoda e majorit ( Petro Treko) e të tjerë . Bisedën tonë po e dëgjonin dhe disa bashkatdhetarë .Njeri prej tyre nga kureshtja mori kurajon dhe kërkojë leje të ulej të dëgjonte nga afër çka ne fjaloseshim .

- Unë jam nga fshati Kudhës i Himarës dhe kam punuar shumë vite agronom në fshatrat e bregdetit, më quajnë Telemak . Në mbështetje të mendimeve tuaja dua t’ju them se, interesant dhe shumë i veçantë është fakti , që një fshat me 500 shtëpi kishte dhe 500 djem e burra shoferë aktiv rrugëve të Shqipërisë, të zotë dhe të talentuar . Kjo veçori e rrallë duhet parë dhe si objekt studimi dhe vlerash .

- Kam bindjen, se nuk mund të gjesh krahinë, apo fshat në Ballkan, që të ketë kaq shumë shoferë të pasionuar deri në flijim, si shoferët e bregut.

Të qenit 500 shoferë në një fshat me 500 qind shtëpi, ndoshta mund të përbëjë një mit, i cili tani në ditët tona dhe më pastaj, duhet të merret si një tregim, gojëdhenë, a legjendë për studim . Këta shoferë i gjeje në të gjitha rrugët e Atdheut.

Netëve në udhëtim ata i mbante zgjuar hëna me trokitjet e pemëve që fëshfërinin nëpër xhamat e makinave të tyre . Ata ishin bijtë e himarjotëve, që me mençuri, zotësi dhe me punën e tyre të ndershme mbanin në këmbë Tre Shtëpi...

Një shtëpi në Vlorë, një shtëpi në fshat dhe vetë automjeti i tyre ishte shtëpia e tretë . Për shoferët himarjotë ajo shtëpi ( automjeti ) ishte gjithçka . Ishte jeta dhe buka, trimëria dhe nderi, ishte dhimbja dhe lumturia e tyre familjare . - Po, është më se e vërtetë, që ata e dashuronin automjetin e tyre në përjetësi . Ky është një realitet i treguar dhe nga shumë njerëz të tjerë . Kamë dëgjuar nga një i moshuar se, ata djem dhe burra shoferë të bregut ishin magjik dhe sikur udhëtonin 65 rrugëve me automjetet e tyre si me flatra dhe për sot ata përbëjnë një ikonë historike të viteve 1950-1970, - na thotë Telemaku .

* * *

Mundohem të ri skicoj me mendje dhe të ri shoh të gjithë shoferët himarjotë.

- Të tërë bashkë ishin kapedanë dhe specialistë të lindur e të mëkuar me vështirësitë e jetës . Shumë prej tyre i kam njohur nga afër, pasi më ka lidhur puna ( si elektro-auto ) U kam shërbyer dhe më kanë mësuar, i kam respektuar dhe më kanë nderuar.

Jam befasuar nga mençuria e tyre dhe përvetësova nga ata korektesën, sinqeritetin dhe burrërinë . Shumë prej tyre nuk jetojnë më, mbasi kanë kaluar 30-40 vjet ...

Këta djem e burra ishin të përfshirë në të gjitha kurthet e rreziqeve duke soditur bukurinë e pejsazheve të maleve dhe detit. Ata kishin ndjesinë të kumtonin magjinë e dashurisë për jetën, familjen . Ata nuk i mposhti dot vdekja....

Nuk më shlyhet nga kujtesa Kosta Gjikopulli, që e treti shpirtin për automjetin (GAS-Molotov ).që e dorëzoi për së gjalli...

Brez, pas brezi do kalojë si një legjendë heroizmi i Jani Konomi te Kalaja e Ujit të Ftohtë në Vlorë . Me shumë respekt kujtojmë shoferin veteran të bregut Andrea Laluci . Është e çuditshme dhe e pa studiuar jeta e Spiro Vretos .

Ai është një nga gjashtë e internuar në kampin nazist të çfarrosjes, ku falë aftësive intelektuale dhe gjuhës gjermane që dinte, mundi të shpëtojë.

I madh e i vogël e sjell vazhdimisht në kujtesë Marko Goron, që për shumë vite furnizoi me miell fshatrat e bregdetit të Himarës . Po kështu, Koço Koka e Dhimo Guma si dhe i urti Llambro Gjomemo, apo i ndjeri Memo Dhimojani që ra në të zbritur të Himarës.

Të pa harruar mbeten Pilo Neçaj me të tri vëllezërit dhe Vasil Bica .

***

Në vitet e ushtrisë, më 1962 në Batalionin e Transportit në Laprakë të Tiranës kam njohur një djalë Himarjot, vetëm emrin i mbaj mend, e quanin Spiro....

Spirua ishte i shkurtër në trup, leshtor me mustaqe . Ishte specialist i jashtëzakonshëm, fjalë pakë dhe shumë punëtor . Pasi kishte mbaruar politeknikumin ‘’ 7 Nëntori’’ në Tiranë e kishin marr ushtar.

Për komandantin e repartit ngriti nga hiçi një GAZ-67 aq të bukur, komod, funksional dhe teknikisht i prodhuar në rrugë artizanale nga mendja dhe duart e tij . Para disa kohësh mësova se ishte ndarë nga jeta ky kapedan nga fshatrat e bregut . Ata djem e burra himarjotë kishin dhe lobin, dëshirat dhe teket e tyre . Për shembull : Llaqi Duni ishte personifikim i tifozit të ‘’ çmendur ‘’të skuadrës së futbollit ‘’Partizani ‘’ . Petro Treko ( Majori, me këtë emër njihej) një dashamirës i thekur i pijes, por shumë korektë, i qetë, që gjithë jetën e tij nuk i shkeli rregullat teknike dhe të qarkullimit. Ata dhe kur pinin raki, verë apo birë u dukej sikur pinin qumësht nga jeta e tyre.

Shoferët e autobuzave dalloheshin nga karakteristika të veçanta që ata kishin : Petro Panajoti veçohej si një shofer i qeshur, i kulturuar, që i pëlqente të kishte tamburot e rrotave me kapakë të nikeluara dhe makinën me shumë stopa ndriçimi .Spiro Vreto ecte shumë shpejtë, por nuk merrte në kabinën e shoferit asnjë njeri, kushdo që të ishte . Sokrat Kapinua nuk lejonte të pihej duhan dhe të bisedohej me zë të lartë.

Dhimo Marashi ishte shofer i ‘’ sëmur ‘’ për të pasur borije sa më shumë dhe me timbër të veçantë . Me pakë fjalë, ata i ngjanin një qielli me shumë sy. Shoferët himarjotë ishin njerëz të lindur për t’u bërë ballë rrugëve shumë të vështira, të rrezikshme dhe të pa shtruara, siç ishte rruga Llogara- Himarë- Sarandë . Ajo për dekada ka qenë rrugë me kalldrëm e ndërtuar nga ushtria italiane, me rrobër austriake para luftës së parë botërore.

Zotësia, guximi, pjekuria dhe aftësia profesionale ishin ato tipare dhe virtyte që bënin të mundur kalimin e rrugëve në mot me erëra, ngrica, shira e mjegull .Kthesat nga fshati Dukat i vjetër, Llogara, Palasë, Himarë dhe deri në Sarandë, ishin për djemtë e bregut sprova e përditshme për jetën . Ishte sfida e shpirtit 68 ngadhënjyes, tradicional të shoferëve himarjotë.

Skodat buçisnin dhe të ngrefosura çanin ngricat nëpër kthesat e Llogarait .

Nëpër rrugët me brymë, ata hidhnin vështrimin larg dhe nuk mahniteshin duke soditur natyrën . Ata e përfytyronin veten si qenie meteorike, që herë me shpejtësi dhe herë duke shkarë, zbrisnin për të mbledhur ndër gëmusha anës rrugës manushaqet e para për të dashurat e tyre...

Përfytyroni një shofer të udhëtoj me një ‘’ Skodë’’ me rimorkio natën nëpër kthesat e Fajeos, ku era e çmendur me sqotë dëbore të tmerron....

Ato makina e kishin sistemin e drejtimit në mënyrë mekanike dhe frenimin me ajër . Automjetet tip ‘’Skoda’’, kush i ka provuar, kërkonin jo vetëm krah, por dhe sy të mprehtë, gjakftohtësi dhe guxim. Ato Bletë punëtore gumëzhinin me shpirt dhe kurajo për jetën, për familjen, që të jetonin të shëndetshme të Tri Shtëpitë e tyre.

Sot është e pa besueshme dhe e habitshme, se si ata shoferë i mirëmbanin, i riparonin automjetet e tyre .Me ato ‘’Shtëpi ‘’ ata krenoheshin, me dashuri prindërore jetonin 10-15 orë në ditë dhe me ato kalonin 20-25 vjet të jetës së tyre burrërore ...

Kur kujtoj ato vite mendja më shkon tek mblidheshim vonë në mbrëmje te reparti ku punoja, ose te klubi ndanë rrugës . Ato pak ‘’ fitime’’, për shumicën e tyre harxhohej për të qerasur miqësisht njeri tjetrin dhe 69 mekanikët . Rakia, bira, kënga himarjote dhe ajo labe ishin çastet e ripërtëritjes së shpirtit .

Orët e para të mëngjesit do i gjente në udhëtim me ‘’Skodën ‘’e tyre të dashur, ose duke riparuar automjetet nga defektet e një dite më parë . Këta shoferë udhëtonin nëpër ajër, duke shijuar dhe lodhjen dhe gëzimet dhe bukuritë e natyrës,me brezaret e agrumeve dhe në qafëmale ku përshëndeteshin me lepuj e kunadhe, sorkadhe dhe zogj shtegtarë... .

Për shoferët u shkruan dhe u kënduan dhe këngë!

.....Katër rrota dhe një zemër

dhe s’haroje veç një emër,

që të priste me gëzim...

Nëpër male nëpër fusha

Skoda ime fluturon .

hajde t’ja shkelim edhe pakë

Skoda ime ju do fortë!

Dua ti kujtoj me dashuri, respekt dhe krenari ato Bletë punëtore, ata djem dhe burra himarjotë, ata shoferë fisnik, të mençur, të thjeshtë që ngopeshin me këngët e tyre, ata bën epokë për gjatë 30- 40 vjet .....

Ata ishin bijtë e trevës së Himarës, të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, që jetuan në kohë kur rrugët kishin ‘’frikë ‘’ prej shoferëve, ose më mirë me thënë se, ato kishin respekt dhe i adhuronin ata djem e burra . Ato rrugë nuk e donin gjumin, pasi gjumi i shqetësonte shoferët dhe nuk ngopeshin dot me ajër. Në bebëzat e syve të tyre fiksoheshin portretet e prindërve, fëmijëve, të grave dhe e vajzës së valëve...që i mbanin në gji.

Ata nuk shteruan asnjëherë, ishin shumë:

Ata ishin: Andrea Laluci, Andrea Konomi, Marko Goro, Koço Kokaj, Jani Konomi, Thoma Papaj, Dhimo Guma, Memo Dhimojani, Kosta Gjikopulli, Petro Treko(Majori),Petro Panajoti, Llaqi Duni, Filip Duni, Spiro Vreto, Pilo Leka, Stefan Leka, Thoma Leka, Dhimo Marashi, Llambro Gjomemo, Filip Panajoti, Vasil Bici, Vangjel Billa, Vasil Pjero, Milto Kashta, Thoma Kapino, Sokrat Kapino, Pilo Neço e shumë e shumë të tjerë që unë nuk ua mbaj mend emrin...

PREGATITUR NGA KUJTIMET E MIJA PËR GJATË JETËS!

ARQILE V GJATA

244 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page