top of page

Kur durrsaku hap bar-restorant në Itali





( Një ese mbi historinë e suksesshme të durrsakut në Italinë Veriore)


Kisha kohë pa shkruar për qytetin e vogël Montecchio Maggiore që është aq afër Vicensës. Jo se nuk kisha shkruar, por fillimisht isha magjepsur nga kodra që i rri si kapelë kurorë Montecchios e ku dy kështjellat karshi njera tjetrës janë të Romeos dhe Zhulietës. Atëhere shkrova esenë “Romeo dhe Zhuljeta dhe vajza e valëve” që u botua në gazetat e Tiranës. Gjithsesi këtej nga Montecchio kanë dalë dy shkrimtarë të njohur: Mirko Valerio me romanin “Çmimi i të nesërmes” dhe Michele Santulione me romanin “ Fshati i qetë”, dhe kjo gjë më pëlqente.

Kanë kaluar vite dhe pas tërmetit të fuqishëm në Durrës dhe pandemive të pafund të Covidit 19 e tashmë jemi nën presionin e diellit të fortë që rrezaton dhunshëm nxehtësi që njerëzit e quajnë përsëri vapë.

Ishte e dielë atë mëngjes atu nga ora 9.00 dhe kisha hyrë për një kafe në një bar ku nuk kisha qenë më parë. “ Seven” ishte emri i këtij bari. Nuk e di por menjëherë më hyri në sy një lloj bardhësie në ambientet e shumta të gjithë bar- restorantit.

Pija kafenë e shkurtër dhe sodisja panoramën për karshi barit...gjelbërim e pemë të larta e jeshile edhe në këtë zheg korriku, njerëz që shëtisnin me apo pa qentë e tyre të dashur..

-Mirmëngjes- dëgjova dhe ktheva kokën e para meje qëndronte një djalë i pashëm, i veshur me një bluzë të bardhë ku tonalitetet e tej së bardhës binin në sy, me një palë gjyslikë të zinj të cilat e bënin më tejqyrës shikimin e tij.

-Më falni- mirmëngjes- po ju e pini kafenë këtu?

-Po, po unë jam pronari i bar – restorant “Seven”!

Habia ime shpejt u shua dhe ai filloi të tregojë vetëm një prezantim të thjeshtë:

Unë jam nga Durrësi nga familja Plaku, i biri i Muharrem Plakut, vëllait të regjizorit të njohur Enver Plaku. Mua më quajnë Shpëtim Plaku por shqiptarë dhe italianë më thërrasin “Timi”. Dhe ai nuk ishte djalë i ri po i ka kaluar dyzet e ca vitet.

Kaq mjaftonte se unë pothuaj i njihja të gjithë. I ati në kohën e monizmit ka qenë mjeshtër mekanik me reputacion në Ndërmarjen Tregtare të qytetit. Kishte bërë 13 fëmijë e të gjithë shëndoshë e mirë dhe njeri prej tyre të shpërthente pikërisht në emigrim. Po ja le të kthehem te pronari Tim. Ai më shpjegoi se këtë biznes e kishte bashkë me kunatin e tij, Ben Qerimi dhe kishin mbi tre vjet që punonin pa pushim.

Kishin ardhur si familje në vitin e rrezikshëm 1997 në Itali dhe Timi kishte filluar një punë në një fabrikë, kuptohet pa dokumente derisa i mori ato në vitin 2002. Ishte në Vicenca në këtë qytet me emër e me lëvizje të madhe dhe...natën punonte në një diskotekë. Kjo punë e dytë zbuloi te qenia e Timit një tendencë, një pasion të panjohur më parë, idenë e menazhimit. Ishte ambienti i diskotekës e më vonë i disa diskotekave ku Timi u azhornua dhe krijoi idetë e veta për një punë që mund ta komandonte vetë. Kuptoi ashtu se duhej të vepronte si një element i lëvizshëm në ambientin e lëvizshëm, huazuar nga teoria e nëndetses së Zhyl Vernit. Ai krijoi periskopin e tij dhe veproi deria sa erdhi si pronar i bar-restorant “Seven” këtu në Montecchio Maggiore.

Në këtë qytet ai ka jetuar gati njëzet vjet.

Por intuitivisht ai kishte kapur thelbin e relacionizmit, kësaj teorie europiane që ditët e fundit në Vicenza i kushtuan një event të rëndësishëm kultural dhe shkencor. Të njohësh njerëzit dhe mjediset e të dish si të sillesh e jo vetëm kaq, është thelbi i relacionizmit.

Timi dhe ortaku i tij e kanë kapur bukur këtë thelb. Timi ka parimin e vet të ndërtimit të një psikologjie të menazhimit të bar- restorantit, një parim që kundërshton banalitetin e sloganit aq të përdorur në Shqipëri se “Klienti është mbret”.

Jo! Timi zbaton ndryshe! Ai ofron panoramën e tij të punës, metodat e tij e për kë i pëlqen këto i vlen që t’i shërbesh me vetmohim. Vetëm atëhere!

Timi ofron një personalitet të tijin që brenda tij përmbledh origjinalitetin që shfaqet dhe në menytë e restorantit apo pijet e shumta e krejt origjinale. Ai ofron idetë e tij e deri tani ecën shumë mirë e idetë e tij janë të lidhura me organizimet e eventeve të ndryshme...që lidhen me traditat e zonës jo vetëm të Montecchio Maggiore.

A nuk është jeta e sotme e ndërtuar duke ndjekur ofertat!

Inisitaiva e Timit është një histori suksesi. Tek shkruaja këto radhë mendja menjëherë më shkoi në intervistat e pushtetarëve më të lartë shqiptarë ku permendin orë e cast tog-fjalëshin “Histori suksesi”…në Shqipëri

Në Montecchio Maggiore jetojnë mbi 300 shqiptarë mbas rumunëve dhe serbëve si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Po ka dhe shumë shqiptarë të tjerë që kanë marrë shtetësinë shqiptare.

Bar -restorant “Seven” ka hapësira të ndryshme, jashtë, brenda, në kopësht, në galeri etj. Mjafton që të mësosh se si ky lokal kaloi nëpër dallgët e hapje mbylljeve të pandemisë që në fillimet e saj dhe do të kuptosh se si e mbijetuan Timi e Beni këtë muzikë vajtuese tingujt e së cilës buronin nga lajmet e TV për stuhitë e Covidit, tulatjet e tyre dhe përsëri stuhitë…

Sot aty vinë italianë, shqiptarë e turistë të huaj, ku larmia e gatimeve italiane është në shtim e sipër. Mjafton të shohësh në facebook faqen “seven tb” e do të bindesh për estetikën e shtrimit të tavolinave ku e kuqja shkon aq bukur me të bardhat e mbulesave.

Do të shikosh se si i rrinë gjithë ditën mbi kokë këtij oazi ndryshe mes qytetit të Montecchio Maggiores. Shumë kush ka hapur restorante dhe bare italianë në Shqipëri por të hapësh bar -restorant në Itali është një muzikë tjetër biznesi.

Montecchio Maggiore

Korrik 2022



123 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page