IDRIZI
Kujtimit të IDRIZ SINANIT
(një skicë për një njeri të ndershëm)
Nga Përparim Hysi
Aty.mesviteve '50-të të shekullit të kaluar,IDRIZ SINANI,nga TROPOJA,u vendos familjrisht në fshatin PETOVË të FIERIT. Unë kam lindur dhe,pothuajse,gjysmën e jetës (tani jam 82-vjeç) e kam kaluar në PETOVË.Deri 16-vjeç kemi banuar familjarisht atje dhe, mandej, për 25-vjet kam qenë mësues në PETOVË. Aty e kam njohur IDRIZ SINANIN dhe,natryshëm,edhe familjen e tij. Ishte malësor dhe,sado që jetoi mbi 50-vjet, në këtë komunitet myzeqarësh,në punë e në jetë manifestoi tiparet e një malësori:i drejtë dhe i ndershëm. Qe komunist,por kurrë nuk e bëri trupin "urë" ku mbi të të shkelnin njerëz me pozitë në kooperativë apo dhe të dërguar nga rrethi.
Ka kohë që ka ndërruar jetë,por kurrë nuk është vonë për të kujtuar një njeri të ndershëm. Kjo kujtesë bëhet paksa si e veçantë,se jo vetëm ka humbur ndershmëria,por dhe drejtësia.
*
Kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk i kam parë ose pa i dëgjuar me veshët e mi. Nëse po shkruaj këtë skicë përkujtimore për IDRIZ SINANIN, se ndershmërinë dhe përkushtimin për të mbrojtur të drejtën e kam parë dhe nuk kam se si e harroj. Ne,mësuesët,shpesh hanim drekë në mensën e kooperativës. Sado që për mësuesët ishte përcaktuar gjella e zakonshme:fasule,ne i nënshtroheshim këtij"ligji të brendshëm". Në fakt,qe si padrejtësi.se për trraktoristët shërbehej mish dhe,jashtë çdo dyshimi,mish shërbehej dhe për kuarot e kooperativës,:si kryetari,përgjegjësi i sektorit apo sekretari i byros.
Po hanin traktoristët,me bërzolla dhe bashkë me ta dhe përgjegjësi i sektorit. Natyrshëm, kuzhinierja e kish lëshuar dorën andej nga përgjegjësi dhe një traktorist rebel, bërtiti:
-Kuzhiniere, në do t'i bësh nder përgjegjësit,merre për drekë në shtëpi,por këtu racionet bëj njëlloj,se njëlloj paguajmë. Në këtë moment hyri IDRIZ SINANI (u ndodh rastësisht aty) dhe,kur pa pjatën plot të përgjegjësit,shfryu:-Përgjegjës (po qe hileqar,tërë jetës veç ankohej),mos ta ndiej zanin me u ankue se je keq me stomakun. Me gjithë atë bërzollë je tuj u mbyt krejt!!!
Fytyra e"hileqarit" mend u ndez nga "dy sulme"njëherësh,dinak siç qe,i thotë kuzhinieres:-Më bën dëm kjo bërzolla,por më bjerë ndonjë gjë tjetër.
-Epo mirë,- fola unë,-tani e marr unë këtë bërzollën.
-Jo.Jo,- bërtiti kuzhinierja, se e ruaj për dikë tjetër.
Po ku të linte IDRZI? Këtë o e ha,Papi(kështu më thërresin ata që më njohin),o po shtrohem dhe e ha veta.
Deshi s'deshi,kuzhinierja u dorëzua. Bërzollën e përgjegjësit e hëngra unë.
*
Por kjo histori nuk mbaron me kaq. Përgjegjësi i"sëmurë(ia la Idrizi bërzollën në grykë),nuk mund ta përtypte atë ankesën e atij traktoristit dhe,ngaqë e kish dorën e gjatë e të rëndë,ndërhyri tek drejtori i S.M.T. dhe i hoqi traktorin. U ankua traktoristi i pafaj,po kush e dëgjonte? Atëherë kërkoi ndihmën e IDRIZ SINANIT. Ky i doli krah,shkoi me të në komitet të partisë së rrethit dhe jo vetëm kaq,po ua përplasi:-Kam qenë dëshmitar dhe dëshmoi,po qe nevoja me ankuesin do vete deri në Komitet Qendror. U thyen nga këmbëngulja e këtij malësori të ndershëm dhe traktoristit ia kthen traktorin.
*
IDRIZ SINANI kish qenë në qytet dhe,kur po kthehej në fshat,bashkë me të shoqen DUSHEN,u takua me mua.Zbrita nga biçikleta (qe një 10-vjeç më i mah se unë) dhe me politesë,e pyeta:-Hë,Bacë,si ia kalove nga qyteti?
-Lane mos e luej,- ma priti me të folmen e tij. Dhe një mik që e pata,e hupa!!! Po përse,BACË?- pyeta.
Ishim ndenjë tek veranda e mikut(i ka shtëpitë e veta),kur "trrak" ia thyen xhamin e penxheres.
-Ou,burrë,a ndjeve që ta thyen xhamin.Çohu e ta kapim"hajnin"!
-Jo,- më tha,- asht çuni i jem,m'i kërkoi do lekë për kinema e nuk ia dhashë...
-Çohu,-i thashë Dushes, dhe ika.
Çfarë po e due atë mik që nuk asht i zoti me edukue fëmijët e vet?...
*
IDRIZ SINANI ka ndërruar jetë,por e kujtoj me këtë shkrim për ndershëmërinë e tij dhe,sidomos.si një prind që edukoi fëmijët.Ata,me sa më kujtohen qenë 6 apo 7 dhe kurrë nuk sollën ndonjë shqetësim në shkollë.
Tiranë,20 nëntor 2024
Comments