top of page

Kujtimi i fabrikës së çimentos


Kujtimi i fabrikës së çimentos

Djali i inxhinjerit të dëgjuar ishte kthyer nga Zvicra, ku punonte prej vitesh dhe po shihte nga dritarja e makinës, në hyrje të Shkodrës, fabrikën e çimentos dhe nënqeshte...

I kujtohej se shumë vite më parë, i jati i kishte treguar: „Isha ndalur aty, në hyrje të Shkodrës, bashkë me një njeri që kishte pasuri dhe po mendonte se çfarë mund të bënte diçka të mirë. Ishin vitet 30-të. Më në fund, pasi njeriu që kishte pasuri, nuk po dinte ç’të thoshte, aty për aty si inxhinjer më erdhi mendimi dhe ju drejtova: “Zotëri, këtu mund të investoni për të bërë një fabrikë çimento. Eshte vend shumë i volitshëm, mali është pranë dhe investimi do të jetë tepër i frytshëm. Mbi të gjitha dhe rrugët e kalimit mund të rregullohen kollaj”. Zotëria kishte kthyer sytë nga mali dhe pa u menduar shumë kishte thënë: “Dakord jam me mendimin tënd, po kur të mbarohet mali çfarë do të bëjmë?”

Djali i inxhinjerit kur kujton këto fjalë, pas dhjetra dekadash nënqesh, pasi mali është përsëri aty ku ka qënë. Vetëm në rrëzë të tij, mali është gërryer disi dhe duhen shekuj që ai të soset. Zotëria që bëri investimin tashmë është larguar nga kjo jetë dhe janë trashëgimtarët e tij që drejtojnë fabrikën.

#Alfred #Papuçiu

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page