top of page

Kujtim Lisi...


Një kujtesë për Kujtim Lisin dhe të Tjerët mjeshtra të Cirkut të Elbasanit


Prof Dr Fatmir Terziu


Në vitin 1968, Elbasani tentoi dhe krijoi hapin e tij të parë për një cirk lokal. Në këtë vit Kujtim Lisi së bashku me Agim Canin tentuan të provonin guximin dhe talentin. Më pas ata u bënë bashkë në palestrën e shkollës „Qemal Stafa“, ku kishin ndihmën e Profesor Kadri Gurmanit. Kujtim Lisi ishte në një moshë të brishtë, ende pa i mbushur të katërbëdhjetat kur solli në vëmendje një nga numrat më të paarritshëm të asaj kohe, të cilin e kishte realizuar vetëm një person i asaj kohe në Xhamajkë. Ushtrimi i vështirë ishte demonstrimi i shpatave në majë të thikës me tabaka me dymbëdhjetë gota. Kështu Kujtim Lisi, artisti elbasanas ishte i pari që e realizoi këtë ushtrim dhe gjeti një vëmendje të gjerë të kohës. Kështu vazhdoi ai të angazhohej dhe të bënte përherë artistin e vlerave në ushtrimin e ekuilibrit në cilndër me tre veta, në piramidën vertikale e deri tek arti i kllounit etj.

Më pas në vitin 1985 emra të shumtë iu bashkuan Mjeshtrit të Madh, Vehap Xhindolli, që krijoi kështu zyrtarisht Cirkun e Elbasanit. Kujtim Lisi ishte mes akrobatëve dhe akrobateve që më vonë do të bënin emër të madh. Ai ishte në një rrjesht me akrobaten mjeshtre Fitnete Terziu (Cingu), që u dallua më pas në rang Kombëtar dhe në Durrës e Tiranë, me Enerjeta Zaimin, Sokrat Tarellin, ishin në krah me të Sokrat Buzo, Fatmira Musabelliu, Llambi Verushi, Skënder Shëngjini, Ilir Neziri dhe të tjerë.

Cirku i Elbasanit me vullnetin, talentin dhe mjeshtërinëe Vehap Xhindollit pati mjaft sukses. Ai e shtoi vlerën dhe suksesin me shfaqjet dhe demonstrimet në rrethe. Dhe gjithnjë me ushtrimin tipik i shpatave në majë të thikës me tabaka me dymbëdhjetë gota Kujtim Lisi që e mbante me dhëmbë fitonte duartrokitjet më të mëdha. Kujtim Lisi u dallua dhe u duartrokit në zbritjen me duar nëpër shkallë, cilindër me ushtrime ekuilibri, piramida me Vehapin, ndërsa Fitnete Terziu dhe Enerjeta Zaimi ishin absolutisht fine me ushtrime Freksibiliteti.

E kështu Cirku i Elbasanit sikurse një cirk më vete kishte akrobatë, mjeshtra në litarë të ngushtë, xhonglerë dhe klloun për të plotësuar pauzat midis demonstrimeve të ndryshme. Shfaqjet u zhvilluan në mënyrë të konsiderueshme gjatë disa viteve, me rishfaqjen e betejave teatrale në shkallë të gjerë duke u bërë një tipar domethënës. Formati tradicional, në të cilin drejtuesi i ziles prezanton një shumëllojshmëri aktesh koreografike të vendosura në muzikë, u zhvillua ngjashëm me atë që zhvillohej në botë në pjesën e fundit të shekullit të 19-të dhe që mbeti formati dominues deri në vitet 1970.

Me krijimin e këtij Cirku në Elbasan lindi dhe ajo që ishte e vërtetuar së pari rreth shekullit të 14-të, nga fjala circus që rrjedh nga latinishtja circus, dhe që është romanizimi i greqishtes κίρκος (kirkos), në vetvete një metatezë e greqishtes homerike κρίκος (krikos), që do të thotë "rreth" ose "unazë". Në librin De Spectaculis, shkrimtari i hershëm i krishterë Tertullian pohoi se lojërat e para të cirkut u organizuan nga perëndesha Circe për nder të babait të saj Helios, perëndisë së diellit.

Por faktikisht origjina e cirkut shkon në Romën e Lashtë. Në Romën e Lashtë, cirku ishte një ndërtesë për ekspozimin e garave me kuaj dhe karroca, shfaqje të kuajve, beteja të organizuara, luftime gladiatorësh dhe luftime mes kafshëve të stërvitura. Disa historianë cirku, si George Speaight, kanë deklaruar se „këto shfaqje mund të kenë ndodhur në arenat e mëdha që romakët i quanin "cirk", por është gabim të barazosh këto vende, ose argëtimet e paraqitura atje, me cirkun modern. Të tjerë kanë argumentuar se prejardhja e cirkut kthehet në cirqet romake dhe një kronologji e argëtimit të lidhur me cirkun mund të gjurmohet në kohët romake, e vazhduar nga Hipodromi i Kostandinopojës që funksionoi deri në shekullin e 13-të, gjatë mesjetës.

Cirku i parë në qytetin e Romës ishte Circus Maximus, në luginën midis kodrave Palatine dhe Aventine. Për ca kohë pas rënies së Romës, ndërtesat e mëdha të cirkut dolën jashtë përdorimit si qendra argëtimi masiv. Në vend të kësaj, interpretues shëtitës, trajnerë kafshësh dhe shoëmen udhëtuan mes qyteteve në të gjithë Evropën, duke performuar në panaire lokale.

Bota kishte mjaft kohë zhvillimesh të tilla dhe kohërat flisnin ndryshe. Por, Cirku i Elbasanit u zhvillua si në kushtet e cirkut më të hershëm modernë në botë, që u krye në struktura të hapura me vende të kufizuara e të mbuluara. Nuk kishte një çadër specifike. Cirku i Elbasanit ashtu sikurse dhe tradita brenda lëvizjes kishte tendencë të favorizojë një qasje teatrale, duke kombinuar aktet e cirkut të drejtuar nga personazhet me muzikën origjinale në një shumëllojshmëri të gjerë stilesh për të përcjellë tema, ose histori komplekse. Cirku i Elbasanit në kushte e veta të kohës, tentoi të zhvillojë variacione të ngjashme me traditën e cirkut duke thithur aftësi, teknika dhe ndikime të reja stilistike nga artet e tjera të shfaqjes.

Ndërsa dihet tashmë se një cirk është një shoqëri interpretuesish që organizojnë shfaqje të ndryshme argëtuese që mund të përfshijnë kllounët, akrobatët, kafshët e stërvitura, aktet e trapezit, muzikantët, kërcimtarët, kërcyesit, këmbësorët në litar, xhonglerët, magjistarët, ventrilokuistët dhe uniçiklistët, si dhe manipulime të tjera me objekte dhe artistë të orientuar drejt marifeteve, ajo që ndodhte në Elbasan ishte një risi krejt e ndjeshme, dhe thuajse e tëra me forcat e talentin e disa individëve të talentuar. Kështu si kudo edhe në Elbasan, termi cirk përshkruan edhe shfaqjen që ka ndjekur formate të ndryshme gjatë historisë së tij moderne 250-vjeçare.

Megjithëse nuk kishte kushte të mira stërvitjeje në Elbasan, është për të thkesuar se ato stërviteshin tek Sharapeli në NISh-Vaj. Dhe në ato kushte Cirku i Elbasanit dha shfaqje në Plazh Durrës, Shijak, Manzë, Korçë e Pogradec, padyshim dhe në Elbasan. E në të gjitha pak ishte interesi i shtetit të asaj kohe. I vetmi që u interesua ishte „Mjeshtri i Madh“ Profesor, Hysen Domi. Ishin dhe disa ndihma nga Talat Agolli, që në fakt ishte miku i Vehap Xhindollit, dhe këtë e bënin vetëm miqësisht. Kujtim Lisi edhe sot në jetën e tij familjare në SHBA, njërin sy e ka tek kjo mjeshtëri, pasi gjthnjë gjen forma dhe mënyra të ndihmojë dhe të frymëzojë brezat.



221 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page