top of page

Kujtim Boriçi: Për gjermanin Markgraf dhe Vahid Steblevën pas 80 vjetësh...



(Arkiva tek Fjala e Lirë, Londër, e mërkurë, 22 Prill 2009 22:42:00 GMT)

 

Në një nga shërbimet e mia në  një nga fshatrat e  rrethit të Gramshit, vite më parë, mësova se shkolla e këtij fshati, mbante emrin “Vait Stebleva”. Më thanë se kjo shkollë ka mar këtë emër para disa dekadash, në nderim të një prej mësuesve të parë të saj, shkencëtarit nga Dibra, Vahit Kurmaku, ose siç thirrej ndryshe Vahid Stebleva. Interesimi im për të mësuar diçka më tej rreth emrit e veprës së Kurmakut, gjeti gatishmërinë e një prej mësuesve të shkollës , që mesa kuptova, ishte ndër më të moshuarit në atë trupë të vogël pedagogjike. Më  tha se Vahidi ishte nga Stebleva e  Dibrës, se kishte qënë një poliglot, njeri me njohuri të thella në shumë fusha, një njeri që kishte dhënë shumë për arsimin e  kulturën jo vetëm në vendlindje, në Dibër, por deri dhe në Elbasan. Por sipas tij, gjë  të cilën  ja konfirmova se dhe unë kisha të njëjtin mendim , kjo figurë është lënë në harresë për dekada.. “Ka patur dhe një historik të jetëshkrimit e veprës së tij të afishuar nëpër stenda, por u hoqën e nuk  dihet se ku kishin përfunduar”- shtoi mësuesi gramshiot. I thash mësuesit se pikërisht se pse ishte nga Stebleva, unë doja që të mësoja diçka më shumë edhe në këtë shkollë të largët që mbanë emrin e tij, pasi qëmtimeve në bibliotekën Kombëtare, grumbullimin e disa  dëshmive të të moshuarve , arshivës së arsimit në Dibër etj, ku Kurmaku vlerësohet  si një njeri me dije të gjëra në fushat e  historisë, biologjisë, linguistikës, botanikës, kulturës në përgjithësi, doja që ti bashkëngjisja dhe dëshmi të tjera.Por megjithë gatishmërinë e mësuesit, pak munda që të shtoj në shënimet e mbledhura rreth jetës e veprës së prof. Kurmakut në fshatin e largët të Gramshit..

.. Dija se profesori Vahid Kurmaku, kishte një nip të tijin që i trashëgonte emrin dhe mbiemrin(Vahid Kurmaku, i riu), një inxhinier gjeolog i talentuar, por që nuk e njihja  e nuk isha takuar ndonjëherë me ‘të. Kështuqë, kërkova takim, me shpresën se ky do të ishte personi që do të pasuronte arshivën time rreth jetës dhe veprës së profesor Kurmakut. Vahidi(i riu), që në vitet e vështira të tranzicionit të gjatë, megjithëse specialist i talentuar në fushën e gjeologjisë, intelektual me formim të gjithanëshëm dhe në fusha të tjera, si shumë koelgë të tij, nuk vazhdonte profesionin, por merej me tregti të vogël për mbijetesë,veçmas i obliguar për të bërë sa më shumë për vendlindjen, u tregua i gatëshëm. Por për problemin konkret, sikur ngurronte. Fjalëpakë e me aftësinë për të thënë fjalën në kohën e vendin e duhur, ai la të më kuptonte se nuk i takonte atij të shkruante për gjyshin  e tij, megjithëse kishte disa materiale.. Në të vërtetë, ai kishte të drejtë.. Se edhe në disa botime të publikuara viteve të fundit për zonën e Gollobordës, profesor Kurmaku ose është “harruar”, ose përmendet rrallë vetëm si emër.. Gjithësesi, këmbëngulja ime , bëri që ai të dorëzohet dhe të më japë diçka.. Ja çmë dha Vahid Kurmaku(i riu) për profesorin Vahid Stebleva:

”Ndër patriotët gollobordas që kanë kontribuar në luftën për gjuhën, lirinë e përparimin e vendit është dhe Vahid Kurmaku. Ai lindi në Sterblevë  më 17.06.1885 në një familje me tradita patriotike dhe atdhetare. Në fundin e shekullit XIX, si shumë gollobordas të tjerë, për të siguruar jetesën e  familjes, dhe Sali Kurmaku(I ati i Vahidit) mori rrugën e kurbetit.Ai kishte arritur të siguronte një vënd pune si mjeshtër  e ndërtues në Selanik, ku influenca e elementit shqiptar ishte e ndjeshme, ku kultura orientale ishte asimiluar nga vendasit. Me vete në kurbet, Sali Kurmaku kishte mar edhe të birin, Vahidin. Njëkohësisht, Saliu, duke jetuar e punuar në emigrim, kishte kërkesa për  arsimimin e djalit të tij.Ky është dhe motive që e shtynë Saliun  që të mos i ushqente të birit profesionin e tij, atë të ndërtuesit, por  atë të shkollimit. Në Selanik Vahidi mbaroi shkollën fillore, gjimnazin turk dhe Medresenë.Me mbarimin e studimeve, në moshë fare të re, kthehet në vendlindje. Vahidi mori pjesë së bashku me fshatarët e Steblevës  në luftën kundër shovinistëve  serbë në vitet 1915-1920.Tre herë e dogjën fshatin Steblevë  pushtuesit serbë, por asnjëherë nuk e nënshtruan. Këto beteja si dhe shpirti liridashës i  bashkëfshatarëve të tij, formuan bindjen tek Vahidi  se mënyra më e mirë dhe më efikace për t’i shërbyer  çështjes kombëtare ishte ndricimi i mëndjes së fëmijëve dhe të rinjve të krahinës, nëpërmjet shkollës, arsimimit, gjuhës shqipe.Dëshira e tij e zjarrtë ishte dhënia e mësimit në gjuhën shqipe dhe këtë e realizoi pasi kreu kursin  e shkollës normale në Elbasan në vitin 1921 dhe marien e diplomës së mësuesit në Shkodër. Pr.dr. Fridrih Markgraf, një nga botanistët më të njohur zviceran që ka bërë kërkime e studime në fushën e florës shqiptare, përfshi Steblevën e Llangën në librin e tij : “In Albaniens Bergen”, botuar më 1930 shkruan se Vahidi më tregoi bibliotekën e tij dhe dy dëftesa  që kishte mar në Selanik dhe në Shkodër. Falë intelektit të tij, Vahidi arriti të njihte mirë gjuhët  orientale(arabisht,persisht,osmanisht), gjuhët slave(sërbo-kroatisht,maqedonisht), gjuhët neolatine(italisht), Greqisht, ndërsa profesori  Markgraf në librin e tij thotë se Vahidi dinte dhe gjermanisht. I paisur me arsim e kulturë bashkëkohore , si njohës i disa gjuhëve të huaja si dhe nga dëshira atdhetare, Vahid Kurmaku do të jepte ndihmesën e tij  për 25 vjet në disa fusha , si në atë të historisë, arkeologjisë,folklorit,linguistikës, të botanikës, të luftëtarit  në mbrojtje të çështries kombëtare në vitet 1915-1920, e të mësuesit të zellshëm atdhetar.

Pas përpjekjesh të  mëdha të masave arsimdashëse të zonës së Sulovës, të etur për dije e kulturë, pritën me dashuri të madhe mësuesine  tyre, që edhe sot pas 85 vjetësh e kujtojnë dhe nderojnë me emrin e fshatit, Vahid Stebleva.

I pa haruar do të mbetet 14 shtatori i vitit 1921 për banorët e  Sulovës, se në fshatin Tunjë të nën/prefekturës së Gramshit u hap shkolla e parë shqipe  për këtë zonë, me 40 nxënësit e parë nga 10 fshatra  që filluan të mësojnë gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1923-1924 u transferua në prefekturën e Dibrës dhe emërohet mësues në Borovë, ku edhe këtu hapet për herë të parë shkolla shqipe.Deri në vitin 1946 shërbeu si mësues edhe në fshatrat Steblevë,Okshtun të Madh, Fushë-Bulqizë e Klenjë, kudo i pa përtuar, i pa lodhur, kurdoherë i shoqëruar me dashurinë e  nxënësve dhe të fshatarëve. Vahid Kurmaku është i pari studiues dibran që është mar  me lokalizimin e betejave të Skënderbeut në Dibër.Monografia e tij në dorëshkrim,  punuar në dy variante. “Sheshet e betejave  të Skënderbeut në dritë të realitetit”, dëshmon për pasionin, kulturën e tij  si dhe dëshirën për t’u trasmetuar  brezave,  të dokumentuar të vërtetën historike. Me interes janë dhënë në këtë monografi përshkrimi i rrugëve malore e fushore që lidhen me  betejat e Skënderbeut në Dibër ku vë në dukje disa momente të tilla si: “Dibra, sheshi e betejave të Skënderbeut.Ai bëri përshkrime të gjeografisë së vendit dhe jep për vendet e luftrave: Torviole(Torviollit), Valekalia,Mokra,Otoneta, Oranikus, Sfetigrad, Modrisa, Pologa, Mekadia, etj.., ku Skënderbeu ka triumfuar ndaj ushtrisë osmane. Në dorëshkrimine  tij   Vahidi shkruan dhe për popullsinë autoktone të trevës së Koçaxhikut, Drinkollit dhe Gollobordës, ku me një kulturë të shëndoshë shkencore edhe pse këto krahina  kanë njohur pushtimin, ku megjithë ndikimin e diktatin romako-bizantin të kaluar nëpër ndikimet sllave, vendasit  ruajtën të gjalla  gjuhën,zakonet dhe kulturën e tyre.       Nga pikëpamja folklorike, Golloborda, kjo krahinë e admiruar ka mjaft legjenda të kohës së Skënderbeut që edhe sot  përmenden në një varg gojëdhënash si: “Fama dhe trimëria e Skënderbeut kundër turqve” “Trimëria e Moisi Golemit”,  “Martesa e Skënderbeut”(këngë), “Emigracioni i Drinkollasve për në  Itali e Austri”, “Jakucja”, “Shenjë zie për vdekjen e  Skënderbeut”, “Veson Vesa në tokë të Shqipërisë”(këngë), etj.. Më 28 prill 1938, Vahidi do të dërgonte në Muzeun Kombëtar në Tiranë dy relike arkeologjike të gjetura në Orvenik të Steblevës: Një gjyle 12 kg që datohet e vitit 1448 dhe një monedhë argjendi e prerë në Dibër me rastin e rrethimit të Sefdigradit më 1449. Në vitet 20 Vahidi i është vënë dhe studimit të florës në Dibër. Profesor Markgraf  në librin e tij thotë se mësuesi(Vahidi) në bibliotekën e tij kishte një libër të madh matematike turqisht që e kishte bërë si herbarium, ku kishte vendosur të gjitha bimët e trevës së Steblevës. Profesori shton se   nga Vahidi mësova dhe emra bimësh dhe gjëra të tjera interesante..”

 

                                                             *

 

                                                                          

 

U interesova gjatë të gërmoja e kërkoj në biblioteka, internet e studiues vendas   diçka për Markgrafin shkencëtarin që një shekull më  parë njohu e velrësoi profesor Kurmakun nga Stebleva , e mësova se ai ishte një emër i njohur në fushën përkatëse jo vetëm në vendet gjermanofolëse, por në shumë vende të tjera të Europës. Ndërsa dy miq, të angazhuar për kërkesën time, kishin gjetur librin e Makgrafit “In Albanien Bergen” , kishin përkthyer pjesë ku shkencëtri flet për Steblevën e profesor Kurmakun, fragmente të cilat janë në vijim:

“....Ne zbritëm në shpatin e grykës së Flysh  për në Klenjë,shtëpitë prej guri të të cilit tregonin gjendje të mirë. Ibrahimi, në mënyrë të kulturuar ju drejtua dikujt që po punonte fushën :”Punë të mbarë!”. Ai më bëri të ditur që gratë këtu nuk duhet të kryenin të gjitha punët ,por punën ë rëndë duhet tua hiqnin burrat.

Të çuditur ne u gjendëm në një rrugë  të hapur,të asfaltuar,pa ura dhe pak e dëmtuar.Kjo qe një urë e ngritur nga serbët për qëllime luftarake. Kjo rrugë na coi për në Steblevo.Ne gjëtëm atu shuam burra të zënë me ndërtimine  një shtëpie.Serbët ua kishin shkatërruar fshatin  dhe vetëm ngadalë  ata kishin mundur ta rindërtonin  atë përsëri.Meqë livadhet e tyre u përkisnin tani serbëve,banorët duhet të kërkonin bjeshkët e largëta  dhe për këtë u nevojiteshin dy mbrojtës,gjuajtës të fushave.Udhërrëfyesi n’a la ne apsi ne po hapnim cadrën në një oborr , ndërsa ai(udhërrëfyesi..) shkrepi disa të shtëna  të cilat duhet të sillnin Myftarin. Pranë mbrëmjes n’a u cfaq ky burrë i zgjuar,energjik dhe krenar me një brye(gjerdan) plot me fishekë.Ai kishte sjellë një burrë me vehte,i cili fliste  italisht e greqisht,gjithashtu dhe mësuesin em emrin Vahid,veshur me një fund të zi.Ky më ftoi në një mënyrë tepër të miqësueshme  në shtëpinë e tij.Unë ngela atz(i befasuar) nga një tufë lulesh, dicka e pa zakontë në kuptimin e dobishmërisë së tyre.

Gjithashtu mësuesi tregoi me krenari librat dhe dëftesat e tij nga Skutari dhe Selaniku.

Kalimi i kufirit qe për mua shumë i rëndësishëm.Mua më çuditi lajmi që për tek kufiri duhej një orë  dhe tek kreshta e malit tre orë.Unë kisha frikë se ky(mali) qe i pa shkelur nga shqiptarët,por së fundi mora vesh  se kufiri para qafës së Jabllanicës  e le kreshtën dhe kërcen larg në kodrinën e anës shqiptare.Mësuesi u  entuziazmua aq shumë nga placet e mia , saqë më ftoi të më shoqëronte  në ditët e ardhme.

Në mëngjez u pastrova  në një përrua mali,ndryshe mjaftonte një kanë me ujë ,për, sic thonë shqiptarët,me la sytë. Së fundi u cfaq një Poliak dhe Vahidi  mori një shkop mali ,lidhi mbi rendigotën e tij brezin e fishekëve të Myftarit,vari pushkën dhe kështu shkoi.Ibrahimi e ndiqte Myftarin me mushkë në gjërësinë e malit,ndërsa ne të tre u ngjitëm në vargmalet e verilindjes.Shoqëruesit e mi e njihnin këtë zonë shkëlqyeshëm dhe m’u bë e qartë  se s’mund të kesh asnjë arsye  të ankohesh për terenin nëse njeriu i drejtohet burimevetë sakta e sidomos barinjve.Edhe emrat e luleve  dhe gjëra të tjera të ngjashme i mora vesh nga mësuesi.

.Pylli i ahut n’a rrethoi ndërsa ne dolën në fushat,liginat e zallet.Fundin e luginës e formonte një luadh i mrekullueshëm. Quhej Gropa e Kuqe.Një det me gonxhe peshonte mes nesh,kaq të larta ishin lulet saqë një njeri i shtrirë zhdukej krejt.Aty rrezatonin lulet e shumta në ngjyrë të verdhë,kuqe,rozë,zymbylat blu dhe ashumë e shumë lule të tjera.Aty qe vendi i përrallave që të dehnin.

 

Papritur pamë nga larg disa gra.Vahidi më tregoi se ata mblidhnin një lloj bime që e gatuanin si zarzavate.Tani ju afruam majës së lartë të Malit të Petritit(1880 metra).Pas një shiu që kaloi shpejt na u hap një pamje e bukur e vargmalit maqedonas dehe luginës së Drinit të Zi. Aty afër shtrihej Dibra.Rrugë të mira të asfaltuara të conin në të gjitha anët,edhe në drejtim të vargmalit tonë.

“Këtu ka luftuar Skënderbeu në një betejë të ëprgjakëshme em turqit  që vinin nga ana e Drinit!”-shpjegonte i entuziazmuar mësuesi.Qe me të vërtetë një mal që binte në sy,maja e lartë më veriore  e vargmaleve të Jabllanicës.Thikë binin shpatet nga maja e tij e mprehtë në lindje,përëndim dhe veri.Bimët e shkurtra që rriteshin ën këta shkëmbinj ishin banueset e vargmaleve shqiptare...(këtu, më tej, profesori flet për bukuritë e luleve malore shqiptare..).

Nga  përroi i Vakufit arritëm në fushën e luginës në të cilën kopetë  e Steblevos dhe mushka ime kullotnin.Aty ishte ulur Myftari pranë një lisi të vjetër  dhe po na priste ne  me një drekë të ushqyeshme. Kur ne zgjatëm duart furishëm për të ngrënë ,bujku i mirësjellshëm thoshte: “Ju keni pirë shumë ujë  të ftohtë  dhe s’mund të hani shumë!”.

Ndërsa mbrëmja erdhi, mësuesi u nda prej nesh dhe Myftari n’a shpuri ne  pothuaj një orë larg nga jugu  ku mbi një luadh mali ai kishte kasollen e tij.Me një të shtënë thirri ai një Poliak të zonës të cilion na e këshilloi ne.

Errësira u zhyt në  luadhin tonë,ndërsa kërcitja e zjarrit dhe zhurma e gojës së gomarit shënuan qetësinë e merituar  pas një dite me përjetime të shumta.

Më 14 qershor u ndava unë nga Steblevo me vetëdijen që fitova  një idhtar të botanikës.Mësuesi kishte një libër matematike turqisht  të cilin e kishte bërë koleksion me të gjitha bimët e  interesuara.Ai gëzohej vecanërisht ndaj lules “Vergibmeinncht”(mos më harro), e  cila si një bimë e pa përdorëshme nga shqiptarët , nuk kishte atje as emër.Unë i sqarova dhe i përktheva atij përcaktimin e kësaj bime në gjermanisht  dhe ai, shumë i  entuziazmuar fliste gjatë gjithë rrugës së kthimit, për këtë lule.

Nën udhërrëfimin e dy Poliakëve nga Steblevo, ne u nisëm në drejtimin jugor të malit të Shebenikut,të kreshtës tjetër të anëve të vargmaleve lindore.

..Tek mësuesi i Llangës unë gjeta një lajmërim; zona qe e pa mundur për t’u kaluar.Mësuesi më mori mua,pasi unë kisha një shkresë nga zoti Pasko me evte.Në sjelljene  tij ndaj meje dallohej  që ai nuk qe në favor të kolegëve të Steblevo-s dhe Pogradecit.Aty nuk më shoqëruan canorë të miqësueshëm.Në mbrëmje u cfaq Myftari dhe Poliaku me stolitë  e luftës(të armatosur) dhe thirrën mësuesin jasht.Pas shqyrtimeve të gjata unë u kërkova nga një xhandar për për ta takuar në Karakoll, tre orë larg.Myftari kishte dijeni të mos më linte mua të shkoja maleve,pasi sic u tha dhe qe e qartë, unë isha një agjent i Ahmet Bejs.

Ibrahimi tha: “Ti tu kishe crregjistruar në policinë e Pogradecit!Gjuajtësi i Pogradecit na ka deklaruar!” Dhe i tha Myftarit: “A ka telefon me Karakollin e Pogradecit?”. “Jo, ai është prishur prej kohësh”.

“Dëgjo këtu! Ti e di që unë kërkoj vetëm lule këtu.Unë do shkoj nesër tek Guri i Topit dhe do të takoj xhandarin tënd”.. “-Unë nuk do të le të shkosh te kuri i Topit........”...

 

                                                            *

 

                                                                           

 

Kishim shëtitur një pjesë të mirë të masiveve pyjore, lëndinat nga Fushë-Studna, Dragani, e poshtë tek burimet e Visharicës po qëndronim pak të shtrirë mbi barin e lulet shumëngjyrëshe që e stolisin këtë zoën në muajët e beharit... Trifoni, inxhinier pyjesh dhe njohës i mirë i zoëns, florës dhe faunës së saj, ngrihet e na sjell një lloj lulje të veçantë. – Ja kjo është lulja e profesor Kurmakut, lulja që mahniti dekada më parë shkencëtarin Markgraf,  ose siç quhet në popull “lulja mos më prek”- shtoi ai.  E shikonim të tre në vëmëndje këtë lloj lulje, e natyrshëm nisi biseda për Vahit Kurmakun, shkencëtaruin vendas të lëën në harresë..

-Nuk është normale, bile e pa falshme, që një figurë e tillë shuëmplanëshe e kësaj zoen, një personalitet që u njoh dhe vlerësuua nga shkencëtarët më ën zë të Europës dekada më aprë, të lihet në harresë apo të mos njihet  e vlerësohet si duhet në Shqipëri, së paku në vendlindjen e tij e nga bashkëfshatarët- shtoi mes të tjerave Eduarti. Më erdhi në shteg e ju ktheva: “Gjë e mirë që e kupton dhe e shpreh, por nga kush pret ta bëj një gjë të tillë, kur ai ka lënë  në kujtesën e më të moshuarve, specialistëve, familjes , dorëshkrime të shumta që nuk dihet çfar patën apo kanë!”. Nuk foli ai, por as ne nuk kishim ç’të thonim në këtë rast.....

 
 
 

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page