top of page

Kujtesa për ju sot


SA SHPEJT KALUAN 45 VJET!

Kujtesa për ju sot më ndihmoj,

ditën e martë 11 dhjetor më kujtoj,

një ditë e kthjellët me diell, pa re,

viti ’78, lamtumirë!,- ti baba na the.


Ike lartë në qiell, në botën e amshuar,

gjashtë muaji nga Nokja s’kishin kaluar,

ju shumë ishit dashur s’rrinit dot larguar,

vdekje ju ktheu në yje të pashuar.


Sot që këto vargje për ju po shkruaj,

zemra po më qan, s`ju kam harruar,

pranë u erdhi Sytja, motrat në radhë,

qofshi të parajsës, o yje të pashuar!




Ps. Kujtesë për prindërit e mi, Naime dhe Meleq Saliasi. Në vitin 1978, Nokja, ditën e enjte, më 4 maji 1978 dhe babai, ditën e martë 11 dhjetor 1978 u larguan përjetësisht. Këtë vit, në 4 maj dhe 11 dhjetor 2023, mbushen 45 vjet nga largimi në përjetësi i dy njerëzve më të shtrenjtë të familjes sonë. Pranë prindërve tanë, shkuan: vëllai madh Sytja, në vitin 2005 dhe në vitet, 2021, 2022, u larguan edhe motrat tona të shtrenjta: Jemineja, Sheribaja dhe Asija. Qofshin të xhenetit! Tiranë, më 08.11.2023

50 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page