Koncepti i një shoqërie policefale[1] u krijua nga Bierschenk dhe Olivier de Sardan në kërkimin e tyre mbi qeverisjen lokale. Në një kuptim të tillë ajo që mungon është pjesëmarrja, dhe ajo që dikton si jo e munguar sërrish është pjesëmarrje. Po si?! Kur lexon këtë nocion kupton qartë se aty ku supozohet të zhvillohet procesi pjesëmarrës, policefalia rezulton në fleksibilitet dhe plasticitet për institucionet e strukura në mëngë të dyfishta dhe të tyre që varen nga dy lloj politikash: njëra që vjen nga domosdoshmëria e demokracisë dhe tjera nga jashtë si diktim i demokracisë.
E njëjta duket në politikë, e njëjta ndodh në qeverisje, e njëjta në teorinë e 'adaptuar' dhe e njëjta thuajse dhe në praktikë. Në Shqipëri pas zgjedhjeve të fundit lokale, të abandonuara nga Opozita shqiptare, kemi pushtet lokal, por në fakt kemi, vetëm një pushtet gjeneral. Shembujt janë të shumtë, ndërsa mjafton të kuptohet sjellja e Kryeministrit Rama me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, apo dhe më tutje. Kjo është thuajse ngjashëm me nocionin e policefalisë të prezantuar nga Bierschenk (1999), ose shkon edhe tek koncepti i Lund-it për institucionet e mugëtirës (Lund 2006). Por ky nuk është thjesht një fakt. Është një realitet, edhe pse heshtet duhet të jetë dhe të mbetet debat. Në debatin e tillë, konceptet e përdorura variojnë nga 'policefalia' (Bierschenk dhe Olivier de Sardan 2003, origjina në frëngjisht 1997) dhe 'para-sovraniteti' (Parastaatlichkeit) (Trotha dhe Rösel 1999) tek 'institucionet e mugëtirës' (Lund ), 'heterarkia' (Bellagamba dhe Klute 2008) dhe 'mënyra të ndryshme të qeverisjes' (Olivier de Sardan 2011b). Autorë të tjerë kanë përshkruar delegimin e funksioneve shtetërore te aktorët privatë (Hibou 2004).
Duke parë atë që ndodh sot me politikën shqiptare, sidomos atë në radhët e hallakatura të forcës më të madhe opozitare, PD-së, natyrisht mendja të shkon tek forma, dhe formatimi tekstor, që në fakt duket se apriori nuk mungon, por në thelb dikton, se koha kërkon që e gjitha të përshtatet më mirë me një realitet shqiptar, dhe jo më me adaptime dhe psikologji të të Tjerëve. Literatura është, por është e të Tjerëve. Statutet janë, por janë ndërthurje me të Tjerët. E gjitha që ka nisur dhe që vazhdon duket qartë se është gatuar gabim më herët. Më saktë, duhet thënë me plotë bindje, se një e tillë ka qenë e gabuar që në lindje. Pra a bëhet fjalë vetëm për tekst? A bëhet fjalë për literaturë mbështetëse, akademike, identitare, kuturale, tradicionale… e komb-formuese? Po aparatet shtetërore?
Pavarësisht literaturës së bollshme akademike mbi simbolikën, identitetin, kulturën, traditën, gjuhën dhe mjaft nocione të tjera komb-formuese, për Shqipërinë dhe shqiptarët, pak vëmendje empirike i është kushtuar 'aparateve shtetërore' aktuale (në kuptimin e Althusser 1970/1976). Hulumtimet e fundit antropologjike të shtetit përshkruajnë se si 'ideja' e shtetit përhapet në strukturën shoqërore, ose eksploron kufijtë dhe interstiksionet e shtetit. Sa i përket shkencave politike, ajo është e pasur me studime që nxjerrin në pah mosfunksionimet e shërbimeve publike në vend, por kryesisht theksojnë devijimet nga normat zyrtare të frymëzuara nga modelet burokratike. Këto devijime shpjegohen shpesh në terma të koncepteve të tilla si klientelizmi dhe neopatrimonializmi[2], dhe shpesh me një prirje kulturaliste.
Duke u shkëputur nga këto qasje, ajo që duhet të fokusohet në funksionimin e përditshëm të shërbimeve shtetërore, si shembull, si e kalojnë kohën nëpunësit publikë, si trajnohen dhe socializohen mësuesit në punën e tyre, gjyqtarët, policët dhe mësuesit, si e përcaktojnë rolin e tyre në shoqëri, si e shohin ata të ardhmen dhe se si ata i negociojnë të gjitha kërkesat kontradiktore të bëra ndaj tyre, nga klientët e tyre, të afërmit dhe eprorët e tyre, si dhe nga agjencitë e jashtme që kanë përcaktuar gjithnjë e më shumë një rol për veten e tyre në disiplinimin e nëpunësve publikë sipas normave të tyre, thuajse mungon, ose dhe kur është mbetet e diktuar, e ritransmetuar, e detyruar dhe afruar vetëm me qëllimin të kënaqë ata që janë të interesuar në transmetimin e saj. Nga kjo pikë situata aktuale e ndan këtë fokus me një numër faktesh të publikuara e të heshtuara, që janë njohur gjatë dekadës së fundit. Në të vërtetë, megjithëse shteti dhe burokracia janë një fushë kërkimore e lënë jo pa qëllim pas dore prej kohësh, pavarësisht nga disa thirrje programore për më shumë kërkime, studime të ndryshme empirike mbi këtë temë vitet e fundit, edhe kur kanë ndodhur shumë prej tyre përvetësojnë të njëjtën perspektivë.
Në këtë situatë, domosdoshmërisht duhet të eksplorohen dhe të rievidentohen praktikat e zakonshme të shtetbërjes nga tre pika kyçe, të ndërlidhura: së pari, etnografia e nëpunësit të publikut (kulturat burokratike dhe normat praktike, rutinat operative në zyra, modelet e karrierës dhe mënyrat e emërimit etj.); së dyti, ofrimi i shërbimeve dhe mallrave publike (si vetë burokratët i perceptojnë dhe ofrojnë mallrat dhe shërbimet për të cilat departamentet e tyre kanë përgjegjësi dhe si ndërtojnë marrëdhëniet e tyre të përditshme me përdoruesit e shërbimeve); dhe së treti, akumulimi i reformave të administratës publike (si reagojnë trupat e ndryshme burokratike ndaj diskursit të 'qeverisjes së mirë' dhe politikave të reja të menaxhimit publik; pasojat e këtyre reformave për punën e përditshme të burokracive shtetërore dhe për identitetin dhe mënyrat e nëpunësve civilë të llogaridhënies, hapësira që ekziston për mikroreformat nga poshtë-lart, që bazohen në risitë lokale, ose marrëveshjet joformale).
Përgjatë kësaj dhe asaj që ndodh si pasojë e jo-ekzistencës së Opozitës, e cila është e zhytur në një debat policefal, natyrisht një përkufizim i gjerë i shërbimit publik që mbulon tërësinë e punësimit në sektorin publik, p.sh. personat e punësuar nga administratat shtetërore, ose agjencitë shtetërore për të ofruar një shërbim publik është vetëm një arsye më shumë që shton ujë në mullirin e Pozitës, e cila në ushte të tilla po garanton dhe një mandat të katërt. Në faktin që dikton dhe që në fakt është i ndërvarur në mënyrë policefale, shërbimi publik përfshin jo vetëm shërbimin civil në kuptimin më të ngushtë të termit (p.sh. punonjës të administratave qendrore), por edhe shërbimet publike si mësimdhënia, policia, profesionistët e kujdesit shëndetësor etj., dhe për më tepër, pavarësisht nga institucionalizimi ai ka një gozhdë në murin e poltikës. Dhe këtë e dimë të gjithë, edhe pse diku syfaqësisht qaset një shpalosje online si e-Albania, prapë marrëveshjet sipas të cilave ata janë të punësuar (p.sh. qëndrimi kundrejt kontratës) janë të qarta e të kuptueshme, se janë plotësisht seleksionuese dhe të kontrollueshme.
Atëherë kujt i intereson një Shqipëri policefale? Nisur nga identiteti ynë Kombëtar janë të gabuar. Shqiponja ka qenë prej kohësh një simbol i fuqisë dhe sundimit. Në heraldikën dhe veksillologjinë bizantine, shqiponja dykrenore (ose shqiponja dykrenare) është një kauzë e lidhur me konceptin e Perandorisë - kokat përfaqësojnë sovranitetin e dyfishtë të perandorit si në çështjet laike dhe fetare dhe mbizotërimin mbi Lindjen dhe Perëndimin.
Shqiponja dykrenore, ose shqiponja dykrenare është një motiv që shfaqet në Iliri, Greqinë Mikene dhe në Lindjen e Afërt të Lashtë, veçanërisht në ikonografinë hitite, por origjina e saj është në Mesopotami dhe shfaqet në vulat sumere me Zotin Enki. Pra, historikisht, emblemat e shqiponjës me një dhe dykrerëshe nënkuptonin simbolet kryesore të fuqisë. Origjina e tyre, sikurse dihet, është nga Mesopotamia në mijëvjeçarin e IV para Krishtit dhe më vonë në mijëvjeçarin II para Krishtit u përdorën nga Hititët në Anadoll. Simboli i shqiponjës u përdor nga shumë njerëz, përfshirë Grekët e Lashtë dhe Romakët.
Flamujt e Shqipërisë, që nga qasja e tyre, paraqesin një fushë të kuqe të fortë të zbukuruar me një shqiponjë dykrenare në të zezë. Shqiponja dykrenore ka qenë simbol i Shqipërisë dhe sundimtarëve të saj që në periudhën mesjetare. Shqiptarët me shumë gjasa e morën dizajnin nga banderola romake, ku përfaqësonte fuqinë dhe lavdinë e Perandorisë Romake. (Ka me dhjetra studime dhe sqarime të mirëfillta shkencore për këtë, por le të mos ndalemi për momentin se dihe). Atëherë ku është e gabuar, pasi nisur edhe nga gjërat reale vetëkuptohet se mbetet tek procesi i diktuar.
[1] Policefalia është gjendja e të pasurit më shumë se një kokë. Termi rrjedh nga rrënjët greke poly (greqisht: "πολύ") që do të thotë "shumë" dhe kephalē (greqisht: "κεφαλή") që do të thotë "kokë". Një organizëm policefalik mund të konsiderohet si një qenie me një pjesë të tepërt të trupit, ose si dy ose më shumë qenie me një trup të përbashkët. [2] Neopatrimonializmi është një sistem i hierarkisë sociale ku klientët përdorin burimet shtetërore për të siguruar besnikërinë e klientëve në popullatën e përgjithshme. Është një marrëdhënie informale patron-klient që mund të arrijë nga shumë lart në strukturat shtetërore deri te individët në fshatrat e vegjël. Neopatrimonializmi mund të jetë në themel, ose të zëvendësojë strukturën burokratike të shtetit në atë që vetëm ata me lidhje kanë fuqinë reale, jo ata që mbajnë poste më të larta. Kritikat e mëtejshme përfshijnë se ajo minon institucionet politike dhe sundimin e ligjit, dhe është një praktikë korruptive (por jo gjithmonë e paligjshme). Megjithatë, neopatrimonializmi ka edhe përfitimet e veta. Neopatrimonializmi mund të zgjerojë shtrirjen e shtetit në periferitë gjeografike dhe sociale të vendit, të sigurojë stabilitet afatshkurtër dhe të lehtësojë integrimin komunal. Neo-patrimonializmi, siç përkufizohet nga autori i librit Natyrës së Shtetit të Botës së Tretë, Christopher Clapham, është një „...formë organizimi në të cilën marrëdhëniet e një lloji gjerësisht patrimonial përshkojnë një sistem politik dhe administrativ, i cili formalisht është i ndërtuar mbi bazën e llinjave racionale-juridike.“ Është një sistem në të cilin një zyrë pushteti përdoret për përdorime dhe përfitime personale, në krahasim me një ndarje të rreptë të sferës private dhe publike.
Bujar Kapllani
Fatmir ky studim të thellon qartësishtë drejt kuptimit dhe thelbit ku ekziston ngërçi politikës tonë këto 3 dekada. Ndoshta dhe një model për tekstet e edukimit politik të brezave të rinj. Të përshëndes profesor!