top of page

KU JANË SYTË E TU TË ZINJ


Stefano Benni

Stefano Benni (Bolonjë, gusht1947) është shkrimtar,

gazetar, skenarist, poet, dramaturg e humorist italian.

Benni është autor romanesh të ndryshme e antologjish

me tregime të suksesshme.

BOKASSA RAP

Gjyqtarët nëse duan të gjykojnë duhet të zgjidhen gazetarët nëse duan të shkruajnë nuk duhet të kritikojnë sindikalistët duhet të ngrihen në këmbë kur më shohin të hyj

opozita nuk duhet të kundërvihet përndryshe s'vlen shkurt më lini një herë të paktën të punoj kam gjashtë vila në Sardenjë dhe faturat për të paguar dhe mbase do të më duhej të shtrohesha në spital Më lejoni më lejoni dëgjoni ka shumë anomali në këtë shoqëri të dhunshme

Gjyqtarët në duan të qëndrojnë s’duhet të na arrestojnë shtypi i huaj s’duhet ta mbikëqyrë Italinë dhe unë ha në shtëpinë time me atë që më pëlqen dhe më në fund ti Betino pusho së telefonuari më shumë se ajo që kam bërë pikërisht nuk mund ta bëj kam gjashtë televizione për t’i mbajtur mbi supe

dhe ndoshta do më duhej të shtrohesha në spital më lejoni më lejoni, më dëgjoni ka tepër financë në këtë shoqëri të dhunshme

Dhe tre të urtët nëse janë të urtë nuk duhet të ngatërrohen dhe Rai duhet të jetë plotësuese komplementare për Perëndi shpjegomëni se ç’do të thotë komplementare dhe mos thoni se unë nuk di italisht se më bëni të zemërohem dhe gjyqtarët duhet t’i regjistrojnë proceset gjyqesore dhe gazetarët nuk duhet ta teprojnë me acarimin dhe ndoshta do më duhet të shtrohem në spital më lejoni më lejoni, dëgjoni ka shumë pak Fininvest në këtë shoqëri të dhunshme

Dhe gjykatësit të ngrihen në këmb para se të gjykojnë po nëse mafia voton për mua ç’ mund të bëj unë dhe milionin e vendeve të punës, e kam thënë me shaka dhe dua tre mijë truproje që duhet të më ruajnë dhe një portret gjashtë metra veshur si perandor dhe që jam fashist s’duhet të ma ma thoni dhe gazetarët para se të shkruajnë duhet të zgjidhen dhe penalltitë kundër Milanit nuk duhet t’i jepni dhe agjit-propët të shkojnë në Rusi për të propaganduar dhe mos më quani Bokassa ose ju pushkatova dhe gjykatësit nuk mund t’i nxjerrin vendit rropullitë dhe mua lajmërimet e garancisë nuk duhet të m’i dërgoni dhe mbase do të më duhej të qetësoj pak veten por nëse unë jam Perëndi ç’mund të bëj më lejoni më lejoni më dëgjoni nuk ka më fe në këtë shoqëri të dhunshme.

KU JANË SYTË E TU TË ZINJ,

Ai - Ku janë sytë e tu të zesë, dhe profili yt si hyjneshë, konsumohem në mendimin si mund t’i shoh përsëri.

Ajo – janë të kaltër tani sytë e mi, sepse kam lente kontakti, dhe hundën e kam ribërë, njihmë pra i dashuri im.

Ai – Nuk e shoh më buzën tënde, gonxhen e vogël rozë që e puthja me epsh. Dhe gjoksi yt i paprekur që e mbaja në një dorë tani më duket mjaft më i madh katër herë së paku u rrit.

Ajo - Oh më shqetëson ky kujtim por unë jam përherë po ajo

goja ime është pak më e madhe dhe gjoksi im i derdhur. Më ndryshoi silikoni por s’ndryshoi aspak pasioni im.

[këndojnë] Oh, dashuria jonë s’do të plaket [aspak] së bashku me të s’do të plakemi dhe ne edhe sepse unë s’e di më se kush jam

dhe as s’di më se ti kush je.

Ajo – zemra jote rreh në gjoks, ndiej zërin dhe ngrohtësinë tënde por nuk njoh prekjen e dorës tënde burrërore .

Ai - Zemra ime plakë dhe e lodhur pësoi një transplant të shkathët dhe dora s’është imja është sintetike, është protezë. U pre në duel në kopshtin e Fontemblisë një kirurg e ngjiti atë.

Ajo - Oh fat i mjerë kaq shumë na ka ndryshuar. Duke pritur me shpresë dhe vajtim

edhe unë pësova një transplantim dhe këmbeva seksin tre herë, por dashuria ime për ty është po ajo.

Ai - Oh fat i mjerë kaq tepër na ka ndryshuar. Nuk mundem më ta fsheh

do të të them të vërtetën. I dashuri yt, jo, nuk jam I dashuri yt vdiq ushtar

por një pikë e gjakut të tij u klonua dhe u linda unë kopje e saktë dhe e përsëritur e të dashurit tënd të ëmbël antik. Dhe dashuria mbeti njëlloj mos më largo edhe nëse unë nuk jam origjinali.

Ajo - Kjo e vërtetë e fshehtë praron dhe gëzon zemrën time

As unë s’jam dashnorja jote. por një kopje mjaft e arritur. Atë e hëngri tuberkulozi unë mushkëritë nuk i kam. O i dashuri im bëj ç’të duash me materialet e mia. Zemra ime jotja do të jetë dëshirave të tua u jepem unë të betohem për besnikëri ja telekomanda ime .

[së bashku] dashuria jonë s’do të plaket kurrë dhe së bashku me të nuk do të plakemi ne].

[ajo fillon të humbasë zërin e saj, sikur të shkarkonte baterinë

si një disk me tridhjetë e tre xhiro]

Ai - Mimi ... Violeta [publikut] bateria nuk i lë ... veçse

pak orë ...

Ajo – I dashur ... po vdes ... shkarkohem ... të mallkuarit ! E shkreta jeta ime,

isha ende nën garanci.

DYSHIME Çfarë thua çfarëthem Çfarëthonë për ne Çfarëmendon çfarëmendoj Çfarë mendoj përty Çfarë thua përmua Çfarë thonëata që kthehennga deti brendaautovenërresht çfarëdreqin dua çfarëdreqindo çfarëduannga ne çfarë besojnë se bëjnë ato që nuk besojnë

çfarë dotë dish çfarë do që tëthotë

çfarëështë një shtëpibosh ku askush më nukthotë çfarë nukshkon më kujekuje çfarë themozot çfarë ke bërë zot çfarë do të bëj vallë çfarë të ka ngjarë çfarëka ndryshuar çfarëdo të ketë qenë mbase të ngrënit e tepërt në kthiminnga deti çfarëdo të ketë menduar kurplasi çfarë do të bëjë tani çfarë do jetë më pas më pas çfarëpastaj çfarë thuaçfarëthem çfarë dotë dish çfarë do të doje të bëje çfarë është sonte që nukishtedje?

27 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page