Profesor Aleksandër Xhuvani thuajse tërë jetën e tij aktive ia përkushtoi mësuesisë. Puna e mësuesit ishte më tej vazhdimësia dhe konsiderata e tij, ku ai ndoqi vazhdën e mësuesve të Rilindjes si Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Nuçi Naçe, Papakristo Negovani etj., madje ai e çoi më tej punën e tyre.
Le të kujtojmë se si ai shkruante: „Mësuesi nuk është farkëtar, a argjendar, a këpucar, a ku di unë, por një punëtor i mendjes dhe i tillë duhet të qëndrojë gjithmonë, të plotësojë kulturën e vet tue u interesue për jetën shkollore, tue studjue … mësuesi i pagatitur është si ai kallami që e lot era dhe i dejuni që s'din me i hudhë kambët“.
Në tekstin e didaktikës ai përcaktonte vetitë fizike, mendore dhe morale që duhet të zotërojë mësuesi:
1. Trup të shëndoshë
2. Të jetë i shkallët
3. I gjallë
4. Fytyrëçelur
5. Pa ndonjë sëmundje
6. Pa ndonjë të metë fizike
7. Logjikë të mprehtë
8. Gjykim të shëndoshë
9. Fantazi të gjallë
10. Kujtesë të mirë
11. Inteligjencë të ndritur
12. Kuptim të mirë
13. Praktik
14. Kulturë të plotë
Ai kritikon ashpër formalizmin. Nuk kërkon zbatimin e formave shabllone. Kërkon kulturë pedagogjike. Kërkon dhe dashuri të zjarrtë për Atdheun. Mësuesin e do që të ketë dashuri të madhe për fëmijët. Etj…Po ku janë sot mësuesit e Aleksandër Xhuvanit, dhe ata apo ato me mësimet dhe përqafimet e asaj që udhëzoi Xhuvani?! Këto ide Aleksandër Xhuvani i shtroi në dhjetorin e vitit 1947 dhe i parashtroi hera-herës edhe më shumë në vitet më pas….
Comentarios