top of page

Kryeministrja e Britanisë Liz Truss, iu drejtua kombit

Updated: Sep 9, 2022




“Shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, kryeministrja britanike pas vdekjes së monarkes Elizabeth II: Të mbështesim mbretin e ri!


Kryeministrja e Britanisë Liz Truss, i është drejtuar kombit pas nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II. Ajo u shpreh se ndarja nga jeta e mbretëreshës është një tronditje e madhe për kombin dhe botën, ndërsa ka shtuar se shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne ka lulëzuar nën mbretërimin e saj. Liz Truss ka thënë se vdekja e Mbretëreshës është një “tronditje e madhe për kombin dhe botën”.

Kryeministrja tha se ajo ishte “shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne dhe vendi ynë ka lulëzuar nën mbretërimin e saj”. Truss tha se Mbretëresha mbrojti zhvillimin e Commonwealth-it, çka bëri që vendi të ishte tashmë një komb modern dinamik dhe i lulëzuar.Kryeministrja shtoi se Mbretëresha i dha Commonwealth-it stabilitet dhe forcën që i nevojitej.

“I dha vetë shpirtin e Britanisë së Madhe dhe ai shpirt do të qëndrojë. Ishte shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, tha ajo. Truss u shpreh se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të dhe tha se ishte e vendosur të kryente detyrat e saj që pas marrjes së detyrës në fillim të kësaj jave. Truss tha se është një humbje e madhe, por ajo do të lërë një trashëgimi të madhe. Truss gjithashtu u bën thirrje njerëzve që të mbështesin Mbretin Charles III “për ta ndihmuar atë të mbajë përgjegjësinë e jashtëzakonshme që ai do të mbartë tani.

29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page