top of page

KRYEFJALA SI FORCË E SHPREHJES POETIKE


Suzana Zisi

XHELADIN MJEKU

KRYEFJALA SI FORCË E SHPREHJES POETIKE

Suzana Zisi: “TË JESH… FJALË”, poezi,

Takimi me poezinëe Suzana Zisit, nis pas botimit të librit të saj të dytë ”Imazhet kanë ftohtë”(2006), ku kisha takuar një poezi që shpërthen si lulja në ditët e para të pranverës, mes një ftohtësie dhe pak rrezeve të diellit, që fillimisht vijnë si paralajmërim i ndryshimit të stinës. Këto rreze veç kishin shkrepur gjithandej kah rrezatonte vargu i çiltër poetik sa emocional aq edhe plot mesazh. Por, që në nismë të këtij shkrimi duhet të them se autorja si duket e ka nisur me bardhësinë, me librin e saj të parë “E bardhaështë pak”,dhe kjo ngjyrë po e përcjell gjatë gjithë kohës, duke ia ruajtur imazhin poetik në fushën e jetës së bardhë, synimeve të çiltëra dhe një kthjelltësie shpirtërore plot bardhësi. Edhe tash kur në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Prishtinë, ku u bë promovimi i vëllimit poetik të Suzana Zisit me titull simbolik dhe domethënës “Të jesh… fjalë”,u dëshmua angazhimi dhe përkushtimi i ndjeshëm në rrugëtimin e mëtutjeshëm të krijimtarisë poetike të saj. Ishte edhe një rikonfirmim i studiuesve dhe diskutuesve në këtë promovim se autorja tashmë ka vënë në binarë të shëndoshë rrugëtimin e saj të krijimtarisë poetike, duke dëshmuar profesionalizëm prej krijueseje me një bagazh të konsiderueshëm të vlerave të dëshmuara letrare-artistike, me një përkushtim serioz në ndërtimin e unit të saj poetik.

Fjala dhe dashuria e brumosur në vargje

XHELADIN MJEKU

Fjala dhe dashuria përbëjnë strumbullarin kryesor të poezisësë Suzana Zisit. Lajtmotiv i ndërtimit të poezisë në këtëpërmbledhje është fjala, e cila identifikohet me shpirtin e saj, me mendimin filozofik dhe idetë e fuqishme që përcjellin mesazhe tek breznitë, duke rrezatur frymën e dashurisë dhe jetës. Këtë ndjenjë kaq të thellë autorja arrin ta trajtojë me ndjeshmëri të hollë lirike, me përkushtim në ndërtimin e një poezie me fjalë e shprehje moderne poetike, duke insistuar në afrimin e mendimit filozofik si forcë komunikuese me vizion të qëndrueshëm dhe premtues. Kjo poezi është e formësuar në mënyrë të rrjedhshme, ligjërim i lirshëm poetik që ndërlidh gjithë poezitë, pa konsistuar në nevojën e ndonjë organizimi ciklik të librit, ashtu siç e ka organizuar ndërtimin e librit autorja. Pasqyrimi i botës femërore, të dashurisë së ndërsjellë, ndërtimi përmes fjalës, si koncept kryesor në ndërtimin poetik dhe komunikim i pandërprerë me receptorin-lexues dhe ndërlidhjet konvencoinale të këtyre dy elementeve ndërtues të kësaj materje. Poezi të cekura këtu dhe shumë të tjera që ndërtojnë përmbledhjen në fjalë, janë kontribut i angazhimit të një periudhe të gjatë në gjetjen e unit të saj, që e veçon për stilin karakteristik të ndërtimit të opusit lirik, si “Një fjalë për ty”,“Lule-Margarita”, “Gjysma ime”,Don Zhuani”, “Gramatikë ekzistenciale…”, “Një varg për ty…”, Eja në shekullin e munguar…”, “Grimca dashurie…”, “Eja… nëhënë…”,“Një kupë verë, tre cigare, dy lotë…”, “Pa ndonjë titull për të qenë…”, etj. Identifikimi i poezisë me fjalën, si element kryesor i ndërtimit të filozofisë së shprehjes së preokupimeve jetike nuk janë të rastësishme, por një produkt i përkushtimit të talentuar të saj, që në mënyrë të natyrshme prodhon sensi krijues i një zëri të veçantë për ndjenjën e dashurisë, të frymës poetike dhe gëzimit të jetës.

Poezia “Njëfjalë për ty”, nis në kuadrin e veprimit të dy figurave që kërkojnë gjetjen e harmonisë në hapsirën e identitetit krijues për të ndërtuar dialogun poetik:

“Hieroglif i vogël që flet shumë

e gërmë pas gërme bëhet poezi...

Rrënjët kapen kaq fort tek unë.

Degët e heshtura,

të atyre që kurrë nuk i thashë,

Blerojnë tek ti...”

Ky rrugëtim fjalësh vazhdon tutje, duke shtrirë veprimin në shtjellimin e temave të këtilla, por gjithmonë në funksion të vlerave krijuese meditative që autorja nuk pushon së rreshturi në gjurmim të thellënë kujtesën e së djeshmes, për të ndërtuar lumturinë e së ardhmes mbi kryefjalën e mendimit të saj: “Asnjë fjalë e pathënë/ në romanin e pashkruar,/të asaj që lind nga një e vetme fjalë./Një e vetme fjalë,/ mbars historinë e jetës,/endur në avëlmendin e dashurisë së harbuar...”(“Lëkurë gjarpëri”, fq.63).

Nënjë analizë të krijimtarisë së Suzana Zisit, shkrimtari dhe studiuesi Fatmir Terziu do ta kundrojë në katër veçanti mbi të cilat e heton ndërtimin e kësaj poezie: E paralidhet me organikën semantike të vargut të saj. E dytame ndjeshmërinë filozofike dhe universale moderniste. E tretame ligjësinë e strukturimit të lirë të vargut. E katërtanga rradha por, jo e fundit në një mori lidhjesh të tjera, që lidhen me forcën e mesazhit me të cilën komunikon Zisi”, - flet për mundësinëe zgjerimit të gamës së hulumtimeve shumëdimensionale të kësaj poezie, që për më shumë se krijimtari është edhe botë e veçantë e autores, e cila nuk do mend tashmë ka krijuar fushën e vet të veprimit të fjalës , si mendim i dal nga muza krijuese e saj.

Kur hapet porta e shpirtit të trazuar

Suzana Zisi ka krijuar botën e saj poetike, e cila trajtohet përmes metaforave, simboleve dhe idesë së saj individuale për jetën dhe dashurinë, përmes fjalës, që kushtimisht del si kryefjala e mendimit dhe realizimit të botës universale moderniste me ngjyrime filozofike dhe meditacion të gjërë kuptimesh dhe shprehjesh letrare. Imazhi, pjekuria e ideve, simbolika e veçantë dhe metafora pasqyrojnë një shkallë të lartë të ligjërimit poetik. Dëshira për mundësinë e komunikimit përmes vargut lirik i jep identitetin e saj krijues me të gjitha vetitë meditative dhe inspiruese në pafundësinë e botës së saj imagjinative. Ajo tashmë ka hapur portat e shpirtit të trazuar duke zgjeruar mundësitë shprehëse, duke ruajtur ndjenjën e krijimit të një jete normale, me figura e personazhe të sinqertë, aq sa është edhe mendimi poetik si forcë krijuese me ngjyra të jetës që e preokupon vargun e saj lirik. “Instikti dhe syri i poetes, i kap, i përpunon, i vesh me petkat e mendimit dhe shpirtit të saj dhe na i jep ne që ti shijojmë dhe të mendohemi, të përceptojmë dhe të gërmojmë më tej për të zbuluar varg pas vargu, thesarin që fshihet diku në thellësi të vargjeve”, - do të shprehet poeti dhe studiuesi Agim Vinca në fjalën e tij, me rastin e promovimit e librit të Suzana Zisit. Ajome poezinë e saj, sidomos nëlibrin e fundit “Të jesh… fjalë”vjen si një zë i veçantë, plot meditim, siguri në vetveten se ka prekur temën qëe provokon unin krijues dhe me vullnetin e rrugëtimit të qëndrueshëm në ndërtimin e botës së saj krijuese me stilin e transformuar në kornizat e fushëveprimit poetik që e provokon.

Poezia e Suzana Zisit karakterizohet me ndjenjën shpirtërore, me shqetësimet, shpresat dhe ëndrrat e subjektit lirik. Aty takojmë peizazhin e lirikës me motive erotike, e vënë në shërbim të mendimit poetik. Vargu i saj qëndron në harmoni të plotë në shpalimin e botës komplekse shpirtërore, gjithnjë në veprim të fjalës dhe idesë së shprehur këtu. Por, kushtimisht këtë poezi nuk e zbërthyem në një formë të zgjeruar, në kontestin e ruajtjes së vlerave, që do të shpalosen nga vetë receptori kurreshtar. Tropet dhe figurat, metafora dhe përfundimisht imazhi që krijon kjo poezi, e radhisin Suzanën në radhët e krijuesve që zotërojnë mirë këto elemente, duke vazhduar rrugën e sigurtëtë krijimtarisë letrare.

Shpirti i trazuar poetik i provokuar nga muza krijuese synon majat e fjalës së bukur artistike.


34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page