top of page

 KRISTO ZHARKALLIU: UKRAINA- EUROPA- DHE AMERIKA...



  Që në fillim dua gtë theksoj se  as kam pasur as kam ndonjë simpati për Presidentin e ri të SH.B.A. Mund të them se ngjet krejt e kundërta ...kurse për Putinin kam ndierë dhe ndiej neveri shqetësuese. Edhe më herët kisha  shprehur shqetësimin  tim për këtë luftë (Rusi Ukrainë) madje kisha vënë në dukje dhe qëndrimin e Ukrainës- dhe të ukrainasve ndaj shqiptarëve (madje kisha përmendur ukrainasin e njohur, Nikita Hrushovin që kishte dënuar popullin shqiptar në uri- dhe së fundi se si akoma udhëheqja antiruse ukrainase nuk kishte njohur pavarësinë e Kosovës). Këto të fundit ishin patjetër ankime por kjo nuk do të thotë se ishin të tepërta as se mund të konsideroheshin se përkrahja agresionion rus kundër popullit të Ukrainës. Nuk ka asnjë dyshim se Rusia sulmoi ushtarakisht si agresor një shtet që quhej i pavarur (ndonse deri atëhere kishim dyshimet tona se sa e pavarur ishte Ukraina.) Dhe kjo del se kur Ukraina u shpalll qe pavarur nga Rusia (ish BS) thonë se ishte nënshkrojtur një marrëveshje se Kievi  nuk do të mirte pjese në kualicione ushtarake antiruse- si konsiderohej NATO. Sidoqoftë kjo u harrua dhe kur aktori Zelenski fitoi zgjedhjet dhe u bë president i Ukrainës, e pa të udhës të kërkojë të bëhet pjestar i NATO-s gjë më se e ligjëshme  nga një vend i pavarur...Por sa e pavarur ishte Ukraina? Këtë nuk e dimë por dimë se Zelenski me shokë (ndoshta me të drejtë!) nisën një politikë antiruse gjë që zëmëroi Kremlinin dhe..Putinin. Kësisoj nga mosmarrëveshje të ndryshme tokësore dhe minoritetesh- Rusia ndërmori një agresion të hapur kundër Kievit. Që në fillim dukej se ishte një luftë e humbur për Ukrainën dhe ndoshta do të ishte shmangur katastrofa e madhe e popullit ukrainas (nuk do të flasim për humbjet ruse se këta kryenin agresion dhe nuk do mënd se humbjet ishin (dhe jane) të konsiderueshme nga të dy palët!) Ndoshta po të kishte mbetur vetëm Ukraina të kishte mbaruar shumë më herët ljufta dhe me më pak gjakderdhje dhe shkatërrime- veçse atëhete Europa dhe perëndimi në përgjithësi kujtuan se u kishte ardhur koha t’i jipnin një mësim të mirë Putinit!

   POLITIKA europjane është e njohur për marrëzitë e saj. Por këtu kishin dhe aleatin e madh të përtej Oqeanit. Kësisoj nxisnin Zelenskin të vazhdonte gjakderdhjen duke derdhur dhe ata-europjanët dhe amerikanët miliarda dollarë që të mbante gjallë frontin antirus...përsa kohë as ata e dinin, mjaftonte të dobësohej Moska.. Por dikush duhej të mendonte se sa kohë mund të vazhdonte kjo luftë? Madje a kishte ndërmend Europa ose NATO të bëhej pjesë e kësaj lufte? Më sa pamë, jo, askush  nuk kishte ndërmend të  mirte pjesë në luftën që po bënte vetëm Ukraina. Po, e ndihmonin, e inkurajonin por gjakune derdhnin të rinjtë ukrainas..

  Del pyetja pra: me kokën e tij e nisi luftën me Rusinë Zelenski? Në se po, sa shpresa kishte ta fitonte luftën? Pse ju tek një ditë të kërkojë që v endi i tij të bëhej pjestar i NATOs? Apo mos e nxitën disa ‘’trima europjanë’’ me qëllim që të dëmtonin, të dobësonin Rusinë me depot plot me armë bërthamorfe? Dhe shpresonin që një ditë Moska të dorëzohej? Dihet se kjo luftë skatërrimtare tre vjeçare ka sjellë katastrofë të madhe ekonomike dhe njerëzore në Ukrainë (Jo se në Rusi  nuk pati dëme të mëdha por kjo nuk na intereson se Rusia ishte agresori kurse Ukraina po mbrohej) Dhe ç’kanë bërë deri tani ‘’aleatët’’perendimorë’’ (përfshirë këtu dhe SHBA e Bidenit)? Nsdihmonin me armë dhe me  miliarda dollarë e euro ndërsa Zelenskin e prisnin me ndere se  ‘’udhëheqës heroik’’ të Ukrainës...ndërkohë që Rusia e zgjeronte dhe thellonte territorin e pushtuar! E, Ukraina sulomte me dronë dhe papritur...sulmoi dhe pushtoi Kruskun! O, fitore e madhe ukrainase... Tani dihet fatin e kësaj fitoreje..Por pyetja që na  mundonte ishte sa kohë do të vazhdonte kjo luftë e tmerrëshme kundër ukrainasve? Dukej në horizont ndonjë dritë fitoreje si na thoshte Zelenski? A nuk e kuptonte ky se vëndi i tij po pësonte katastrofë të plotë ndërsa popullsia afro po gjysmohej? Megjithatë askush nuk thoshte të gjente një mënyrë që kjo luftë të mbarohej dhe dukej se ‘’aleatëtet perëndiomore’’ u interesonte të vazhdohej lufta, pamvarësisht nga hemoragjia tragjike të popullit ukrainas (do të thoni se hemoragji pësonte dhe Rusia, por thamë se kjo nuk na brengoste se Rusia ishte agresori’’) Por duket se perëndimasve u interesonte vetëm të dobësohej Moska. Kësisoj vazhdonin t’i jipnin Zelenskit miliarda e miliarda euro dhe dollarë (që sipas Trampit nuk dihet ku shkuan...) Ndërkohë dukej se Zelenski kishte një shpresë- të vogël por shpresë: që të hynte në luftë NATO- si rrjedhojë të shpërthente Lufta e tretë  Botërore... E, atëhere do të shpartallohej Rusia dhe...dopak Europa perendimore.

Ndofta e teproj por kur Presidenti i sotëm amerikan deklaroi se do të pushonte luftën ruso-ukrainase brenda pak ditëve, në se do të fitonte, e dëgjuam me pabesim, madje nuk munguan dhe qesenditë...politikane për ‘’mëndjelehtësinë’’ e Trampit! Dukej se ishte bërë vetëdije se ajo luftë s’kishte për të mbaruar kurrë! Sigurisht do të donim të pyesnim europjanët dhe Zelenski, ç’qëllime dhe çfarë shpresonin? Të pranonte Moska disfatë dhe të dorëzohej? Apo u leverdiste disave që lufta të vazhdohej që të konsumonin armët që kishin nëpër depot?  Akoma nuk e kemi kuptuar se çfarë prisnin ..U duk qartë se sapo të tërhiqet Amerika europjanët pësojnë panik dhe këtu gjen rastin ...i madhi i Francës Makron dhe tund  armatimet dhe papritur kërkon të marrë udhëheqjen e Europës  pas ...tërheqjes të Uashingtonit...madje për këtë dhe militarizmin e Gjermanisë do të flasim  herë tjetër. Si rrjedhojë-megjithse nuk jam përkrahës i politikës Tramp- për Ukrainën nuk mund të sjell kundërshtime se duhej patjetër të gjendej një mënyrë të  mbaronte ajo luftë e tmerrëshme që i kushtoi Ukrainës jo vetëm humbjen e një të tretës të popullsisë dhe një të tretën e territorit, por edhe humbjen e burimave ekonomike natyrore minerale që kalojnë në duart e amerikanëve. Vallë është krenar Zelenski që e katandisi vendin në atë pikë të hallit kur Ukraina ishte një vend i begatëshëm, me burime të pashtereshme minerale dhe prodhime bujqësore? Madje akoma qarkullon nga mbledhja në mbledhja europjane ku të gjithë e përkëdhelin dhe e..përqafojnë...gjë që nuk e bëri aspak aleati më i madh i tij, Donalt Tramp në Shtëpinë e Bardhë?   Çfarë shpreson më? Përse mund të krenohet? Më vjen keq që një agresor fiton luftën, por kjo luftë qëkurse u nis diukej qartël: sa më shpejt të arrihej marrëveshja dhe armëpushimi, aq më mirë për popullin ukrainas. Fatmirisht që duket se deri këtu ishte dhe kjo luftë do të kujtohej si dueli  nga më absurdet që u përkrah nga perëndimasit dhe e pagoi popullin e pafajëshëm i Ukrainës.  Popr dihet se nuk është hera e parë që Europa  përgjaket ne mesvetit dhe pastaj kërkon të vijë aleati i përtej Atllantikut që t’i ndajë...Kjo ngjau dhe në të dy luftrat botërotre të shekullit të kaluar. Le të ashpresojmë se nuk do të përsëritet!

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 1 prill 20 25

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page