top of page

KRISTO ZHARKALLIU: PËR TË QESHUR...


SHTYPI I HUAJ DHE AI SHQIPTAR


      Në përgjithësi shtypi vendas- i kujtdo vënd në botë- riboton shkrimet e shtypit të huaj kur atje lavdërohet vëndi përkatës. P. sh. shtypi grek i ka shumë për qejf të ribotojë shkrimet nga Amerika, Europa  akoma dhe nga Afrika dhe patjetër nga Australia (atje ka shumë grekë) kur shtypi i këtyre vendeve ngrejnë në qiell Greqinë dhe kjo ngjet shpesh në shumë vende të botës. Por në Greqi është shumë e zhvilluar ndjenja e epërsisë sdhe pranohen vetëm  lavdërime, gjë krejt normale. Nëqoftëse dikush do të guxonte BBC ta zëmë të shante ose të akuzonte Greqinë për do prapësi që ekzistojnë në vendin e helenëve, ditën tjetër të gjitha gazetat dhe kanalet televizive do ta përgënjeshtrojnë, madje do të akuzojnë agjensinë e huaj ose gazetën në fjalë se bën propagandë armiqësore ndaj Greqisë...Madje- një dukuri e  ‘’çuditëshme’’- të gjitha organizatat e emigracionit- 9akoma dhe individë të caktuar do të zëmërohen, dhe do të shajnë këdo shkruan kundër vendit të tyre. Është menjimënd mallëngjyese se si emigrantët- të ikurit e urisë- sapo shkelin në një vend të huaj ku rregullojnë jetën e tyre dhe si e rregullojnë, kujtojnë me dashuri dhe mallëngjim vendin e tyre- fshatin, malin, lumin dhe urinë- dhe bëhen  patriotë fanatikë. Asnjë grek që jeton në Australi, Amerikë, Gjermani e gjetkë, nuk do të gjesh të flasë – dhe jo ta shajë- ish atdheun e tij dhe ngado që të shkojë do të krenohet me të parët grekë me lashtësinë dhe le të mos njohin aspak historinë se kur u larguan ishin npothuajse analfabetë  Krenohen me Sokratin, Hipokratin (këta të dy ngahera i ngatërrojnë...) me Aristotelin e të tjerë,  dhe me Homerin megjithse nuk kanë dijeni për Helenën e bukur! Madje mund të të të thonë se  Kali i Trojës ishte një kal i zakonëshëm.. dhe se atje luftonin grekët kundër turqëve ose nazistëve! Sinqerisht ju them se i admiroj dhe i kam zili...Më kujtohet një histori që ma ka treguar një...i njohuri im nga Australia: Vasili pra ishte nga një fshat malor të Thesprotisë nga ku kishte emigruar në Melburn kur ishte shumë i ri. Pas shumë vitesh kishte ardhur në Athinë dhe më tregonte me lot pse ishte larguar nga vëndlindja:

‘’Kur isha  i vogël në fshat kishim  disa dele dhe një arë të vogël-më tha- Ishim  pesë fëmijë dhe unë isha më i madhi. Në kopësht pranë shtëpisë Nëna mbillte do zarzavate- domate e spece. NJë herë unë i kisha vënë syrin një domate dhe prisja sa të skuqej që ta haja- dhe e shikoja për ditë më shpresë, Kur një ditë gjej motrën e vogël që kishte këputur domaten time dhe e hante duke nxjerrë nga goja lëngun! U zëmërova kaq shumë sa i dhashë një pëllëmbë motrës e cila nisi të qante... E, kjo skenë po më ndjek gjatë gjithë jetës dhe duhet të kuptosh pse morëm rrugën e largët detare për në Australi!’’  ‘’Megjithatë ne e duam Atdheun, në Australi ndihemi të huaj ndonse në lagjen tonë ka vetëm grekë dhe kemi krijuar sdhe shoqatën tonë patriotike...’’

  Kaq vite në emigrim dhe unë do të doja të dëgjoja një shqiptar të fliste kështu për Shqipërinë! Por më e keqja është ajo çka po ngjet  me shtypin dhe portalet në vetë Shqipërinë...Por kjo  është një histori e njohur për emigrantët shqiptarë që mbushin faqet e gazetave dhe portaleve shqip-falë internetit- me sharje dhe mallkime për çdo gjë shqiptare. Nga ana tjetër dhe  masmedjat shqiptare nuk mbeten prapa! Një nga zakonet e viteve të fundit është të ribotojnë dhe riprodhojnë se çfarë shkruajnë të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët...domosdo sharje dhe lajme antishqiptare.! Me sa kënaqësi botojnë se  si një keriminwel shqiptar u arrestua në Spanjë, Ekuador, Belgjikë dhe deri  në Dubaj duke mos përjashtuar kurrë Amerikën ndoshta dhe Kinën veçse andej nga Rusia nuk kanë depërtuar mafjozët  dhe shpërndarësit e drogës dhe trafikantëve e femrave (të bukura) si dhe fëmijëve të rrëmbyer. I botojnë me kënaqësi në Shqipëri këto, veçse rrallë do të gjesh një fjalë të mirë për emigrantët- duket se  u a kthejnë emigrantëve antishqiptarizmin e tyre! Po në shtypin e huaj gjen diçka pozitive për shqiptarët dhe Shqipërinë?Rrallë, shumë rrallë por këto nuk pasqyrohen në shtypin e huaj që t’i ribotojnë në Shqipëri...

Një ngjarje e ditëve të fundit më bëri të QESH dhe të shkruaj këto radhë. Është një gazetë greke që askurrë nuk bën mëkatë të shkruajë diçka pozitive për shqiptarët, Shqipërinë dhe Kosovën. Është e përjavëshme por ka dhe portalin e saj online, si i thonë! Mirë ajo ka si temë antishqiptarizmin qëkursee doli në qarkullim shumë  vite më parë- atëhere kishte në shënjestër PASOK un dhe armiqtë e përherëshëm, turqit- nuk kishte akoma shqiptarë,  dhe sapo u shfaqën këta të fundit gjetën objektin, armikun kryesor: shqiptarët! Çdo javë pra aty do të gjesh diçka  për ‘’kriminelët dhe trafikantëve të drogës’’ dhe kusarët shqiptarë që ‘’na kanë prrishur shoqërinë tonë e shënjtëtëruar!’’ Mirë, kjo kuptohet ...kanë dhe ata lexuesit e tyre fanatikë! Ndërkohë në Shqipëri kanë rubrikën ‘’çfarë shkruajnë të huajt për shqiptarët’’ dhe preferojnë të botojnë dhe të publikojnë të gjitha shkrimet negative ‘’kësisoj do t’u vëmë mënd shqiptarëve primitivë’’ justifikohen. NJë nga burimet më të preferuar të shtypit shqiptar janë dhe shkrimet dhe artikujt e gazetës greke në fjalë. ‘’Sipas gazetës serioze (emrin nuk po ja botojmë) greke sot dy shqiptarë vodhën një plakë, dy shqiptarë hapën zjarr kundër policisë greke, një shqiptar rrahu keq gruan e tij, një shqiptar vodhi delen, cjapin, misrin e grekut...’’Unë sa herë i lexoj këto ribotime nga shtypi grek qesh jo me qesendi se nuk besoj se e bëjnë nga naiviteti botuesit shqiptarë por nga dëshira të poshtërojnë bashkëkombësit e tyre që jetojnë jashtë dhe ata, emigrantët, nga ana e tyre shajnë çdo gjë shqiptare! Dhe kështu kemi njëfarsoj barazimi! Por le të kthehemi në temën tonë! Para disa ditësh u zhvillua kampionati europjan i futbollit. Shqipëria do të luante-luajti- me Ukrainën. Sigurisht të gjithë parashikonin fitoren e Ukrainës! Megjithse intersohem shumë pak, hyra në telefonin tim ku kam të regjistruar dy gazeta greke. Njëra është kjo që po komentojmë. Kërkova të mësoj pra si kishte vajtur ndeshja ndonse dhe unë nuk besoja shumë në fitoren e kuqezinjve. Për çudi gazeta në fjalë kishte të gjitha ndeshhjet, madje dhe me komente përkatëse, por për ndeshjen e Shqipërisë me Ukrainën nuk gjeta asgjëkundi, madje edhe kur paraqiteshin të gjitha skuadrat..Nuk mund t’u besoja syve, si ishte përjashtuar Shqipëria nga tabela e ndeshjeve? Telefonova nipit tim të vogël dhe ai më informoi se Shqipëria paska fituar 2 me 1 Ukrainën! Menjëherë kuptova pse gazeta në fjalë nuk e përmendete asgjëkundi këtë ndeshje! Nuk mund të besonte se paska fituar Shqipëria dhe nuk i kishte bërë zëmra as të informojë lexuesit për këtë!!! Sinqerisht ju them se qesha me marrëzitë e  fanatikëve antishqiptarë...megjithse e di se shtypi shqiptar do të ribotojë dhe në të ardhmen korespodenca antishqiptare të gazetës në fjalë...

  Kjo ishte historia qesharake që më nxiti të shkruaj dhe njëherë këto mendime!

  Kristo Zharkalli, Athinë 11 shtator 2024.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page