
Megjithse jetën në përgjithësi e kam kaluar jashtë Shqipërisë, nuk kam pushuar kurrë të ndjek ngjarjet dhe lajmet nga Atdheu..Si në të kaluarën edhe tani punën e parë që bëj çdo mëngjes do të hyj në internet dhe të lexoj lajmet nga Shqipëria, ose duke ndjekur faqet e para të gazetave të pakta që qarkullojnë në Titanë vitet e fundit. Në të kaluarën- para internetit dhe shëmbjes së diktaturës kisha radion që e dëgjoja papushim si në mbrëmje ashtu dhe në orët e mëngjesit. Më dukej se isha plotësisht i informuar (dhe të mos harrojmë propagandën radiofonike të së kaluarës) por megjithatë nuk do mënd se kisha shumë mangësi... Mjerisht ky zakon për t’u infofrmuar nga Atdheu më ndjek edhe tani në këtë moshë. Por njëkohësisht isha ndjekës aktiv të ngjarjeve dhe rrethanat e jetesës në vendin ku jetoja si ‘’i huaj’’ (52 vjet qarkulloja dhe jetoja bashkë me familje me leje qëndrimi si emigrant...!!!) Por kjo nuk më ndaloi të mirrja pjesë aktive në zhvillimin e ngjarjeve në këtë vend mikpritës (ndonse shumë vite isha ‘’i rrezikëshëm për sigurinë kombëtare’’ dhe pasi u shëmb diktatura..’’Luftëtar për demokraci’’!!!). Sidoqoftë nuk i u ndava Shqipërisë. Lexoja, dëgjoja dhe...kryesorja shkruaja...të gjitha për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi duke mos harruar kurrë dhe arvanitasit. Vitet kalonin dhe unë atje.. dëgjoja shqip, lexoja shqip dhe ...shkruaja shqip! ‘’Arvanitiko qefali’’ do të më quanin miqt e mi grekë. Kur dikur Profesor Tamassoklis më mësonte anglisht kishte një qëllim: të shkruaja anglisht. ‘’Mirë është të shkruash shqip- më kishte thënë- por sa lexues ka kombi shqiptar? Dhe kush ka nevojë për shkrimet e tua? Po të shkruash anglisht bëhesh i përbotëshëm...Merre me mënd që vetëm 1 përqind të anglezëfolësit të të lexojnë do të kapërxesh të një milionë lexues... Kurse shqip ose greqisht lexuesit janë tepër të kufizuar se janë popuj të vegjël dhe gjuha e tyre përdoret nga një popullsi e kufizuar!’’ (Vetë Profesori fliste si të Nënës 12 (dymbëdhjetë) gjuhë dhe njihte dhe afro njizet të tjera...)
Koha kaloi, kohrat ndryshuan... Tani nuk presim më emisionin e lajmeve në radio as të na vijnë gazetat mujore. Me internetin n djekim drejtpërdrejtë ngjarjet dhe mua nuk më lë zakoni i vjetër që të mësoj të rejat nga Shqipëria. Në këtë kuadër pra jam bërë ndjekës i rregullt (dhe fanatik) të emisionit ‘’ Fiks Fare’’ në Top Chanel. E ndjek pothuajse qëkurse filloi vite më parë. Sigurisht shumë herë preken ngjarje dhe episode të papëlqyeshme...por edhe smadhimet që vihen re shumë herë. Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje janë komentet që botohen nëpër porftalet e gazetave (kryesisht në TEMA, DITA, dhe SHQIPTARJA e re...se gazetat e opozitës nuk botojnë komente të papalqyeshme- si janë Panorama dhe Telegraf!) Këtu komentet dhe ankimet nga më të ashpra bëhen nga...emigrantët që askurrë nuk gjejnë diçka të mangët në vendet ku jetojnë në kushte tejet të vështira por dinë të shprehin ankimet, akuzat dhe sharjet nga më të ulëta për vendin ku janë lindur. Madje janë disa me disa preudonime (pse nuk guxojnë të shkruajnë emrat e tyre? Nga kush kanë frikë? Mos nga ata që i njohin dhe dinë se nuk thonë të vërtetën apo i smadhojnë dobësitë e Shqipërisë kur nuk thonë asnjë fjalë për vendin ku jetojnë?!!) Por këto janë të njohura: ‘’Të gjitha të këqiat i ka Shqipëria dhe të gjitha të mirat emigracioni!!!’’Por le të kthehemi tek Fiks fare. Madje kjo nxiti të shkruaj këtë shkrim. Kohët e fundit pra çdo ditë na paraqesin ankimet e disa fshatarëve se nuk kanë rrugë të asfaltuara.. Shumë e drejtë- dhe kjo bëhet përditë kohët e fundit. Dihet se në disa nga këto fshatra jetojnë shumë pak banorë se të rinjtë janë larguar dhe kanë mbetur disa pleq- dhe kryesisht u duhen rrugët për ambulancvatg ose kur vijnë të rinjtë nga emigracioni me veturat e tyre.Kjo gjë që vihet re dhe në shumë fshatra dhe në Greqi. Madje flitet se në shumë fshatra janë mbyllur shkollat për mungesë nxënësish. Nuk themi se nuk bën mirë fiksfare. Jo mirë bën dhe këto rrugë duhet të shtruhen me asfalt edhe kur shkohet në...varreza.Si rrrjedhojë nuk kam asnjë kundërshtim me kërkesën ose ankesën e banorëve që duan frrugë të mira me trotuarë t të asfaltuara si në qytet. Por... a është kkjo mangësi vetëm e Shqipërisë? Kur disa herë shoh plehra dhe trotuarë të shtruar keq...e atëhere mendon se mos edhe diku gjetkë ngjet e njëjta gjë?
Në Athinë që në vitin 1961 banoj në të njëjtë lagje, në Kypseli.. Që në fillim kishim një dyqan të vogël ushqimor në rrugën Pythias , aso kohe në nr. 15. Rruga ishte e pashtruar - nga sheshi e lart të gjitha rrugët ishin të pa asfaltuara dhe sa herë binte shi shndërroheshin në përrenj të turbullt me ujët që zbrisnin nga Mali i Turkut (Turkovunoi) që aso kohe ishte thjesht një mal i zhveshur...Por atëhere filloi të popullohej dhe të ndërtoheshin banesa shumëkatëshe (pesë deri tetëkatëshe që deri atëhere nuk kishte në këtë zonë) si rrjedhojë nisi dhe asfaltimi i rrugëve dhe ndërtimi i trotuarëve të parë të shtruara me pllaka katrore- madje ishte diçka e bukur. Në rrugën tonë pra u ngrit dhe një klinikë private që nxiti më shumë ndërtimin e trotuarëve, Ndërkohë kishte filluar hapjen e kanaleve për tërheqjen e ujrave ...malore dhe të zeza sigurisht sigurisht. Nga mali (Turkovunoi) zbriste dhe një lumë i vogël që në atë kohe do të sistemohej për bukuri dhe që do të përshkonte dhe rrugën Foqionos Negri me ura ttë bukura dhe disa shatrivane dhe statuja...por më vonë një kryeebashkiak kokëgdhë do ta mbulonte lumin duke shëmbur dhe të gjitha urat dhe tani nuk i dihet se ku janë degdisur ujrat e lumit të vogël..
Ndërsa në rrugën tonë ku kishim dyqanin (pothuajse u bë lëvizës dhe dyqani ynë se nga Nr 15, zbritëm afër sheshit në Nr 2, pastaj më vonë u ngjitëm përsëri në numërin 6- deri në fund më 1991!) Përpara dyqanit tonë pra, në nurmërin 15 u rregullua për bukuri trotuari... Madje përkundrejt nesh u ngrit dhe klinika e lartpërmendur. Kur mbaroi së shtruari trotuari na u bë zëmra mal se mundnim të ecnim të qetë dhe të pa rrezikuar nga automjetet e pakta të kohës. Veçse u vu re diçka e mangët: duke ecur në trotuar në mes n jë pllakë nuk ishte ngjitur mirë dhe ssa herë e shkelnim lëviste dhe kur binte shi spërkateshim me ujë të ndyrë! Dukej qartë se kjo pllakë nuk ishte vendosur e ngjitur mirë dhe nga poshtë kishte dhe boshllëk që mblidhte ujë të fëlliqura. Si rrjedhojë kushjdo që nuk e njihte këtë dhe kalonte në trotuar e shkelte dhe spërkatej me ujë. U ankuam sigurisht, po ku? Nuk dinim se si funksiononin këto punë dhe gjënë e parë që bëmë ishte të lajmëronim Bashkinë. Na siguruan se do ta ndërtonin sa më parë dhe ne dalngadalë e harruam përderisa në atë kohë bëheshin punime kudo. Madje e harruam...dhe dikur, pas tridhjete ca vjet u larguam nga kjo rrugë. Dhe doni të mësoni të më lezetshmja? Vetëm para disa ditëbve kalova në trotuarin në fjalë dhe ...pllaka hitorike ishte atje në v end, e palëvizur..ose duke lëvbizur akoma!!! Këtu duhej patjetër një...Fiks fare...por fiks gfare do të kishte shumë punë në të gjitha trotuarët e e lagjes Kypseli e cila është nga më të populluara e Athinës. Nga sheshi (Tani është mbyllur se është duke hapur tunelin e metrosë) drejt lart ngjiten disa rrugë. Krissis, Fedriadon, Pythias e të tjera) ku trotuarët janë në ditë të hallit- jo vetëm se janë të ngushtë dhe të shtruar keq- kudo mund të pengohesh e të thyesh krahë e këmbë (dhe kokën!)- por zakonisht janë të bllokuara nga automjetet që parkojnë si t’u dojë qejfi duke detyruar shumë herë këmbësorët të dalin në rrugë duke rrezikuar jetën nga automjetet që vrapojnë pa ndonjë kontroll...madje dhe rrugët e shtruara me asfalt janë katandisur si rroba të arnuara keq- çdo shoqëri hap kanale si t’ja dojë qejfi dhe e mbulon gropën që bën, si mos më keq, duke detyruar automjetet të kalaviten poshtë e lart, si nëpër gropat e qëmoti...Kjo dukuri e gjejmë në shumë lagje anësore të qytetit të madh grek...por askush nuk ankohet dhe nuk ka as...Fiks Fare! Domosdo nuk ka asnjë kuptim t’i paraqesim këto lexuesve shqiptarë- ata lexojnë dhe dëgjojnë vetëm për mangësitë e rrugëve dhe të trotuarëve shqiptarë dhe nuk kanë kohë të mirren me kësi...’’vogëlsirash’’ të emigracionit. Sigurisht do të na duhej një Fiks Fare edhe për ne të emigracionit që të tregonim dhe mangësitë e vendeve ku jetojmë...por kush do të na besojë? Kudo jashtë Shqipërisë jeta është e lehtë, e bukur e qete dhe e pasur...pa halle, pa mangësi- as në rrugë, as në komunikacion, as në shëndetësi, as në arsim... Në këtë botë të bukur nuk ka as korrupsion, as prostitucion., as kriminalitet...Jo, jo asgjë të keqe. Këto gjëra ngjasin vetëm në Shqipëri...kurrkund gjetkë!!!
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 28 mars 2025.
Comments