Vdiq Naimi, vdiq Naimi, po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë
Vdiq Naimi po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë..
Këto vargje i shkruante Andon Zako ÇAJUPI kur vdiq Naim Frashëri dhe mua m’u kujtuan kur dëgjova dhe lexova se paska vsdekur në Tiranë shkrimtari i shquar Ismail Kadare. JO se e krahasoj Kadarenë me Naim Frshaërin, por edhe humbja e Kadaresë është një brengë e madhe kombëtare. Por m’u kujtua se edhe ai, si Çajiupi ishte gjirokastrit ( për ata që nuk e dinë – dhe janë shumë në ditët tona- Andon Zako ishte lindur në fshatin Shepër të Lunxhërisë, përbri malit Çajup dhe në rrëzë të Dhembelit hijerëndë që ndan Lunxhërinë nga lugina e Dangëllisë- Përmetit...) Por kjo është një histori tjetër. Ismail Kadare na shoqëroi me shkrimet e tija të gjithllojëshme më shumë se 65 vjet(poezi, romane, novela e tregime, studime dhe shumë të tjera- sidomos artikuj të shumtë në shtypine kohës- madje edhe ideologjia e tij ndryshoi disa herë në jetën e tij të gjatë) edhe nuk mund të themi se u nda nga jeta parakohe. Sigurisht na erdhi e papritur- se si njeriu nuk pajtohet kurrë me vdekjen dhe nga hera gjëndet i papërgatitur për fundin e jetës- prandaj çdo ndarje nga jeta na duket e papritur. Prandaj na duket e çuditëshme jeta pa Ismailin, si na ishte dukur dhe pa Dritëronë.
Me krijimtarinë e Ismail Kadare u njoha aty nga vitet 60 me poemën e tij të parë- më duket- Princesha Argjiro- kuptohet kishte të bënte me vëndlindjen e tij Gjirokastrën që më vonë do ta plotësonte me librin e tij ‘’Kronikë në gur’’. Poema e lartpërmendur, ndoonse isha shumë i ri dhe ‘’i papjekur’’ nuk më pëlqeu dhe mendimet e mia ja shpreha Profesorit tim të paharruar Dhori Fallo. Kur i thashë se mendoja të shkruaja në letër në revistën Nëntori për mospëlqimin tim ai më këshilloi ( si bëri disa herë duke marrë partasysh kushtet e mia si...armik i popullit!) që të mos nxitohesha se ‘’kritikat ‘’ e mia ishin subjektive! Sigurisht i u binda se ai ishte njeri me kulturë dhe më...furnizonte vazhdimisht me libra si bënin dhe voskopojarë të tjerë... Lexoja çdo gjë që botonte Ismail Kadare, edhe kur pas vitit 1961 u detyrova të ‘’emigroja’’ në Greqi, si do ta quanin sot. Nga ana tjetër më mungonte dhe arsimimi i nevojëshëm që të mitrresha dhe të kritikoja vepra letrare që i lexoja papushim.
Vitet e para në Athinë isha shkëputur krejt nga Atdheu dhe nuk mund të gjeja asgjë të shkrojtur në gjuhën shqipe. Fatmirisht më erdhën në ndihmë shqiptarët e Amerikës me nxitjen e mikut tim Kamber Merdini. Nga shtypi që më dërgohej (gazeta DIELLI dhe ILIRIA, e të tjera) mësoja të rejat e cunguara për ecjen e letërsisë shqipe, gjithnjë duke u parë e shkruar mne syrin kritik antikomunist!
Për herë të parë do të takohesha me shkrimet e tij në Greqi, kur një shtëpi botuese- vitet tetëdhjetë- donte të botonte në Athinë ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’ që aso kohe kishte bërë jehonë në disa vende europjane pasi libfrat e Kadaresë po përktheheshin e botoheshin në Francë. Botuesi grek don te ta përkthente nga frëngjishtja- nuk dinte shqip sigurisht- kur dikush i tha për mua se e kisha romanin në shqip- domethënë origjinalin që ma kishte dërguar dikush nga Amerika. Ai më telefonoi dhe më kërkoi ndihmë në përkthimin e emrave- nga frëngjishtja e kishte vështirë- dhe unë i ofrova ndihmën time dhe kur ai më tha se do të përmendette dhe emrin gtim si n dihmës, unë e këshillova të mos e bënte se...emri im nuk ishte kaq i pëlqyer në Shqipëri. Pas disa muajve si kishte qarkulluar romani në Athinë dhe ishte lavdëruar së tepërmi, botuesi ftoi dhe shkrimtarin në Athinë- i cili erdhi pas ndonjë muaji (Kadareja e kishte të lehtë të udhëtonte jashtë Shqipërisë edhe në atë kohë!) Kur botuesi i përmendi ndihmën time dhe i tha se në se donte të takohej me mua, ai, natyrisht, natyrisht, refuzoi. E di se sot duket absurde, por për atë kohë kishte të drejtë dhe unë humba rastin të njoh nga afër shkrimtarin e famëshëm.
Më vonë aty nga vitet tetëdhjetë, Jorgo Marunga botonte në Athinë revistën arvanitase ‘’DiALOGJI’’ Atëhere ai më kërkoi t’i përkthej greqisht një shkrim të Ismailit që botohej në gazetën letrare shqipe DRITA. Ishte një artikulli gjatë për EPOSIN E KRESHNIKËVE. Marunga e botoi në revistë, sigurisht pa përmendur emrin e përkthyesit...që iahtw i..ndaluar! Por nuk ishte thënë që të mos takoheshin rrugët tona. Nuk e di pse i kisha shkruar një letër- ui kërkoja disa libra- dhe sigurisht nuk mora snjëpërgjigje-gjë e zakonëshme dhe...normale për atë kohe. Por pak kohë më vonë mora një letër të papritur nga vjehrri tij, babai i Helenës nga Elbasani. Ai thoshte se adresën time e kishte marrë nga Ismaili- dhe më kërkonte një shërbim ‘’të vogël’’: një kushëriu i tij nga Amerika kishte marre vizë udhëtimi për në Shqipëri dhe ai- Gusho- më lutej ta ndihmoja në Athinë me dokumentet përkatëse. Sigurisht e ndihmova dhe megjithse më kishte premtuar se do të më sillte libra nga Shqipëria, nuk e pashë herë tjetër. Me Ismail Kadare u takova vetëm një herë në një aktivitet i organizuar për të në Athinë. Ishte e natyrëshme të mos mungoja unë-grekët më ftonin në çdo aktivitet që kishte lidhje me Shqipërinë. Ë njohu, qëndroi dy minuta më këmbë që të më përshëndesë-ftohtë- dhe unë pyeta Helenën për të atin. Ajo bëri sikur nuk më dëgjoi...Megjithatë nuk mund të mos pranoj se kam qënë dhe jam adhurues i shkrimeve të tija.Letërsia e tij arriti majat më të larta në shkallë botërore dhe ka pasur lexues kudo në botë ku u përkthyen veprat e tij dhe besoj se ishte shkrimtari shqiptar më i përkthyer në gjuhë të huaja. Ai na mbulon historinë shqiptare 50 vjeçare të diktaturës komuniste. Shkrojti romane shumë të mira ( ‘’KËSHTJELLA’’ u ‘’Kush na mori Dorutinën’’ dhe shumë të tjera madje në fund kam lexuar novelën e mrekullueshme ‘’KRUSHQIT E NGRIRË’’ që përshkruan në mënyrë të përsosur jetëne e kosovarët dhe zakonet shqiptare andej...Ai e donte shumë kombin shqiptar dhe nuk bënte dallime – si bëjnë disa sot që duan të ndajnë Kosovën nga mëma Shqipëri...
Nuk mund të mos theksojmë se një vend të veçantë në krijimtarinë e tij, ka zënë romani ose ‘’vepra publiciastike’’‘’DIMRI I MADH’’ ose ndryshe ‘’Dimri vetmisë së madhe’’ për të cilin ‘’Nacionalistët’’ e vonuar e kanë sulmuar pas shëmbjes të diktaturës.. Është folur shumë gjatë këtyre viteve të...demokracisë për bashkëpunimin e tij me Enver Hoxhën, ish bashkëqytetari i tij gjirokastrit por dihet se në atë sistem nuk ishte e mundur të mbijetonte dhe të krijonte pa pëlqimin e diktatorit por dhe të sistemit në fuqi. Por duhet pranuar se gjatë kohës së diktaturës u shfaqën dhe u bënë të njohur me veprat e tyre, shumë shkrimtarë e poetë të njohur, ndëmjet të tjerëve Dritëro Agolli, Naum Prifti, Jakov Xoxa, Moikom Zeqo e të tjerë, mos të gjithë i përkëdhelte vetë Enver Hoxha? Një sistem që mbizotëron 45 vjet nuk ishte e mundur të mos kishte dhe përkrahësit e tij- madje fillimisht të gjithë shkrimtarët ose poetët shfaqeshin besnikë dhe...luftëtarë të...partisë. Dhe nuk ka dyshim se pa përkrahjen dhe inkurajimi i diktatorit ose të sistemit nuk ishte e mundur botimi dhe publikimi i veprave letrare. Ismail Kadare ishte patjetër i mbrojtur, i përkëdhelur, madje i përktheheshin veprat në Tiranë në gjuhë të huaja. Por mos harrojmë se krahas Dimrit të madh- që në fund të fundit demaskonte politikën antishqiptare të sllavëve dhe të rusëve- ndonse Hrushovi ishte...ukrainas! Patjetër- këtu nuk mund të jemi mangët dhe të mos e theksojmë- nëpërmjet romanit në fjalë ai glorifikon diktatorin- megjithse nuk munguan dhe kritikat kundër tij edhe brënda në Shqipëri. Pastaj të mos harrojmë se kishte shkrojtur dhe librin. ‘’Pashallarët e kuq’’ që demaskonte burokracinë që mbizotëronte në vëndet e ashtuquajtura socialiste.
Megjithse nuk kam pasur asnjë lidhje me të si kam pasur me shumë të tjerë (Dritëro Agollin, Alfred Uçin, Moikom Zeqo, Mihallaq Qillerin etj., etj.) nuk mund të mos pranojmë se Kadare ishte nga më të mirët- ose më i miri. Ai kishte një penë të shkëlqyer dhe të duket sikur Shqipëria- kombi shqiptar- sot ka një boshllëk të madh se...’’ Si Ismaili s’ka të tjerë!’’ Po shpresojmë se ai komb ngahera ka nxjerrë figura të shquara (si kemi Rexhep Qosjen në Kosovë) dhe në të ardhmen të shfaqen dhe pena të tjera të arta. Ismail iku urtë e butë, pa bujë dhe pa vuajtur! Ne kemi veprat e tij dhe do të jetë i gjallë ngahera pranë nesh! Me dhimbje, por krenarë i themi:
LAMTUMIRË ISMAIL KADARE. Kombi shqiptar përulet mbi varrin tënd!
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 2 shtator 2024.
Kommentare