top of page

KRISTO ZHARKALLIU: 24 MARS   1961- 24 MARS 2025....



Sa e çuditëshme është jeta e njeriut...madje shumë herë e pabesueshme. Po t’i thuash dikujt  se diçka të ka ngjarë para 64 (gjashtëdhjetekatër) vjet do të të shikojë si të marrë ose se i tregon një përrallë...Dikur kur festonim 64 vjetorin e pavarësisë na dukej si një ngjarje e largët dhe kurrsesi nuk do të mendonim  ose besoim se ndonjë nga pesonat që kishin ngritur flamurin në Vlorë mund të rronte akoma dhe të ishte midis nesh. Dhe në të vërtetë nuk ishte e mundur të ngjiste një gjë e tillë sepse aso kohe jeta e njeriut ishte shumë më e shkurtër se ajo e sotmja. Ja, kur mendoj se disa nga figurat më të çmuara dhe të famëshme të Rilindjes kombëtare nuk kishin arritur as moshën 60 vjeçare...ndërsa aso pohe na dukeshin se jeta e tyre kishte qënë mjaft e gjatë! Një shëmbull kuptimplotë: poeti kombëtar Naim Frashëri vdiq në moshën 54 vjeçare dhe na dukej e mjaftueshme! Madje shumica e tyre nuk kaloi të 60tat shumë shumë afër shtatëdhjetave, madje Gjyshi im vdiq 72 vjeç dhe u konsisderua se jetoi si tepër... Rasti i Gjyshit tim ishte diçka e rrallë për kohën-1942- se shumë pak njerëz arrinin atë moshë. Veçse kohrat ndryshuan dhe jeta e njeriut tashmë është zgjatur së tepërmi...

  Por si t’i thuash dikujt se do t’i tregosh një histori që ka ngjarë...64 vjet më parë ? Ka mundësi të të dëgjojë por do të mendojë se dikujt tjetër i ka ngjarë...dhe jo rrëfenjësit. Prandaj sdhe unë po ngurroj të flas- të shkruaj për atë që kam përjetuar 64 vjet më parë..Megjithatë ndiej se diçka duhet të them se që këtej e tutje nuk i dihet.

 E pra 64 vjet më parë si sot (24 mars-ishte ditë e premte atë vit) një djalosh po kalonte kufirin shqiptaro grek atje në malet mbi Leskovik dhe malet akoma ishin mbuluar me dëborë. Kaloi një mbrëmje të frikëshme dhe ttë rrezikëshme në Ledskovik- i uritur dhe duke u dridhur nga të ftohtit- pa e ditur as vetë se ç’do të bënte. Ishte si i humbur dhe duke mos ditur as vendin as se ku ishte kufiri- e dinte se të dy vendet i ndante lumi i Vjosës...por asgj jetër. Mbi qytet kishin ngritur çadrat e tyre  ciganët gazmorë- nga larg dëgjoheshin sazet dhe britmat e fëmijëve të tyre..Dukej dhe një zjarr i madh dhe djaloshi i u ngjit bregores duke u dridhur me shpresë t’i afrohej zjarrit. Po përpara çadrave kishin ndezur një zjarr i madh dhe  përreth ishin ulur disa burra dhe gra= ndërsa disa fëmijë po silleshin përreth duke lojtur, duke thirrur e qeshur. Burrat ja kishin shtrirël rakisë- rakisë prej mani i famëshmi i Leskovikutr dhe Përmetit...dhe dukeshin gati t’ja mirrnin këngës. Djaloshi i trembur, i u afrua zjarrit me ndrojtje që të mirte pak ngrohje, kur dikush nga ata e vuri re dhe thirri: Bujrum o mik të pimë një raki! Pastaj pas gotës me raki i sollën dhe pak meze- pak bukë e djathë- që do ta kujtonte më vonë si bukën më të ëmbël të jetës së tij...Dhe  kur panë se po ngjitej drejt tyre një xhips të kontrollit policor- ishin mësuar ata me kontrolle të tilla- vunë re shqetësimin e djaloshit dhe atëhere...- atëhere doli nga çadra një grua e moshuar dhe e kapi djaloshin nga krahu dhe e tërhoqi në çadër duke i murmuritur...’’Mos u tremb djali i Nënës...’’ dhe e mbuloi me një batanie. Rri aty, mos lëviz dhe mos ki frikë...’’tha. Si e kuptoi ajo Nënë e çuditëshme rrezikun? Ku ta dish? Ajo ishte mësuar me rreziqe të tilla. Policia i njihte- kontrolle të tilla bënte çdo mbrëmje dhe dihet se shumica e ciganëve ishin ...të paligjëshëm, sipas tyre.(Romë do t’i quanin më vonë dhe tani...) Më vonë, si e kishin ushqyer me ato që kishin, pa e pyetur ku dhe si, i treguan rrugën për në kufi. Ngjitu malit- i thanë -dhe mos u kthe djathtas se bie tek lumi dhe lumi nuk kalohet..Kur të ngitesh në qafë- me këtë dëborë nuk ruhet shumë- dhe atje mos shko djathtas...dhe si të kalosh qafën- ke kaluar kufirin por kij kujdes mos shko djathtas dhe bie përsëri në tokë shqiptare... Pasi të kesh kaluar malin në qafë zbrit poshtë dhe do të gjesh fshatin Amarandos... Kaq e thjeshtë. I dinin ata rrugët, i dinin se jetën e kalonin rrugëve të botës...nuk ishte rastësi se ishin jo vetëm endacakë por dhe mbartës të muzikës popullore të popujve... Por këto të gjitha ndodhën mbrëmjen e 23 Marsit...veçse kur kaloi kufirin sap lindi dielli i 24 marsit 1961...

   Dhe ja ku ka arritur- e kanë sjellë të shoqëruar- buzë lumit, pranë një urë mjaft të madhe prej druri atë mbasdite që qielli ishte krejt i pastër nga retë. Atje duket se ishin gazermat e garnizonit kufitar grek- dhe ai ishte ulur në një karrike druri kurse, pak më tej rreth një tryezë ishin ulur disa oficerë që pinin kafe ose dhe raki duke tymosur e duke biseduar e duke qeshur dhe atij i dukej se po talleshin me të.. Nuk e pyetën në se donte dhe ai ndonjë kafe- jo, bisedonin midis tyre dhe bënin gallate duke i hedhur nga një sy dhe ‘’mysafirit’’ të paftuar. Ai kishte nostalgji ciganët zëmërhapur të Leskovikut...por që dukeshin shumë larg,...shumë shumë kohë më parë dhe të mos kishin kaluar as 24 orë. Pastaj erdhi një xhips që kaloi urën plot zhurmë. Kishte ardhur nga Konica (emer i çuditëshëm- i kujtonte një shkrimtar shqiptar dhe një familje bejleri...!)për të marrë djaloshin e porsaardhur nga prapa perdes së hekurt. Nga xhipsi zbritën dy vetë- një oficer dhe një ushtar shofer (ishte Foti që do ta njihte më vonë dhe do të bëheshin miq)...U ngrit dhe oficeri që do ta shoqëronte për në Konicë. Oficeri nbë fjalë quhej Andrea dhe do ta sillte fati ta shoqëronte dhe në Janinë dhe të krijointe dhe një sherr me Kamber Merdinin për të mbrojtur djaloshin.....por këto më vonë. Xhipsi kaloi urën dhe nisi t’i ngjitej një pllajë gjithë kthesa nbë një rugë të ngushtë të asaj kohe.. Ngjit e ngjit nëpër kthesa dhe djaloshit tonë i mirreshin mëndët. Sa kthesa kishte ajo rrugë? Asnjëherë nuk e mësoi se pse nuk kaloi asnjëherë tjetër andej -ndoshta nuk ekziston më- të jetë zëvëndësuar nga një autostradë moderne. Ku ta dish? Mund të jetë dhe braktisur, si e panevojëshme më. Shumë vende dhe gjëra që pati kaluar djaloshi nuk i pa herë tjetër- përveç Leskovikut që do ta kalonte- do qëndronte të pinte kafe tek rrapi i famëshëm tridhjet e ca vjet më vonë...Veçse nuk do t’i gjente aty çadrat e ciganëve zëmërartë dhe bujarë...Kush e di se ku do të ishin degdisur dhe ata...Papritur kohrat kishin ndryshuar, kufijtë ishin hapur për të gjithë- edhe për ciganët tanë..

   Si kaloi nga kontrolli i garnizonit ushtarak të Konicës (zona kufitare aso kohe kontrollohej nga forcat ushtarake) Madje në Konicë do të ndeshej me koiçidencën e parë në Gfreqi-do të takohej me një oficer mik i familjes së tij dhe i njohur i vëllait të tij- por kjo s’ka rëndësi!) Xhipsi u nis për në Janinë...Ç’u nisa për Janinë, nuk thotë kënga? Thotë!- Përsëri na shoqëronte oficeri Andrea, i cili tëerë rrugls sikur tallej me djaloshin e frikësuar dhe dëshpëruar...Dhe dikur afër mesnatës arritën në Janinë- e futën në një dhomë birrucë,  i  dhanë një qese  kos (e lanë të shkonte dhe në nevojtore sigurisht siguriasht..!) pastaj i thanë të flinte se na..qënkej i lodhur! Dhe atj ku u shtri në krevatin e hekurt dhe po i mbylleshin sytë nga qelia pranë u dëgjua zëri rëndë i dikujt që këndonte shqip por çudia ishte se këndonte këngën e ...Bardhok Bibës... Djaloshi u rrënqeth,thua të jem në ndonjë burg të Shqipërisë?  Pyeti veten. Por jo! Kudo dëgjoheshin të flisnin greqisht...një gjuhë e panjohur për të deri atë mbrëmje! Atëhere si? Ai nuk e dinte se në qelitë ngjitur ishin dhe shqiptarë të tjerë të arratisur...as e dinte se ishte Kamber Merdini.Dhe si ta dinte? Si mund tgë parashikonte se Kamberi nga Sohodolli i Peshkopisë do të bëhej miku për kokë të tij në të ardhmen? Dhe nuk do të vononte ta provonte miqësinë e tij kur arroganca e oificerit Andrea do të arrinte kulmin..

                                                             ----            2        -------

Në atë postë hetimi mbaheshin katër pesë shqiptarë të tjerë të arratisur. Shumica e tyre ishin jugorë dhe vetëm Kamberi ishte nga veriu- aso kohe veriorët arratiseshin në Jugosllavi dhe jugorët në Greqi. Çdo ditë , pasi mbaronin hetimet dhe hani n drekë- ato që u jipnin madje shumë shpesh i ushqenin me bathë...i nxirrnin në oborrin e ndërtesës e rrethuar me një mur të lartë që të mos dukeshin dhe të mos shikonin jashtë... Atje u njohën por djali nga Voskopoja u miqësua me Kamberin sepse ndërsa të tjerët e ngacmonin e e tallnin për naivitetin e tij fëminor, ai e mori në mbrojtje djaloshin dibran i cili ishte arratisur nga ushtria nga Konispoli,ku shërbente si kufitar, sepse ishte grindur keq me një kapter kokfortë.. Kësisoj u miqësuan dhe pothuajse rrinin mënjanë nga të arratisurit e tjerë që shumë shpesh kapardiseshin se në Greqi do të kishin privilegje... Pasi kishin qëndruar një muaj në izolim, një ditë u thanë se do t’i çonin në aeroportin e vjetër që të kosisnin barin. Si i çuan atje të shoqëruar- në krye ishte ngahera oficer Andrea që nga hera sillej brutalisht me të gjithë dhe në veçanti me Kamberin...Djaloahi në përgjithësi rrinte mënjanë dhe i urtë dhe meqënëse nuk dinte dhe gjuhën- si Kamberi se dy trte të tjerë flisnin greqisht dhe kapardiseshin- nuk fliste shumë. Në luadhin e ish aeroportit bari ishte rritur si tepër dhe u dhanë nga një kosë të gjithëve dhe një parcelë të veçantë. Djaloshi ynë nuk kishte kapur me dorë drapër ose kosë dhe  nuk dinte se si ta përtdorte që të korrte barin...kurse Kamberi...për dy orë e kishte mbaruar pjesën e tij dhe kur pa mikun që mundohej më kot, ja futi barit me vrull që të ndihmonte djaloishin...atëhere u shfaq oficeri Andre.. Pse po  e ndihmon ti? _besoj se e pyeti duke treguar djalin që rrinte duke tymosur cigaren... Çfarë thua more?- thirri Kamberi por oficeri arrogant e kapi prej krahu dhe e tërhoqi me forcë duke ngritur grrushtin...E atëhere Kamberi u tërhoq, e kapi oficerin prej krahu dhe me një të shtyrë e hodhi dhjetë metra larg. Alarm! Andea duke rënë kishte thyer krahun! Na morën të gjithë dhe na çuan në postën e policisë ku na mbajtën në qeli të tjera...Fatmirisht me dëshmitë tona dhe  kryesisht, me dëshminë e ushtar Foto...ngjarja u konsiderua aksident dhe u mbyll aty...

    Që atëhere kanë kaluar pra 64 vjet. Aso kohe të rinjve të krrisur sikur nuk u dhimbsej jeta. Askush nga ata nuk besonte se do të jetonte gjatë- kishin marrë rrugën pa krye dhe të panjohur në një botë të panjohur. Veçse me Kamber Merdinin miqësia vazhdoi ndonse ai pas një viti në Llavër emigroi në Kanada çka u duk si fat i madh. Jo, djaloshi nuk mundi të largohej nga Athina se kishte dhe një të afërmin e tij atje, madje i ishte ndaluar të udhëtonte jashtë Greqisë- për një dekadë (deri në vitin 1974) i ndalohej të largohej nga Athina pa leje të posaçëme- madje kishte njohur dhe përndjekjen e jundës fashiste si në Bubulina ashtu dhe në ishullin e Jaros... Kamberi interesohej përherë për të dhe mundohej ta ndihmonte dhe dukej se shkonte mirë në Kanada ku ndërkohë ishte martuar me një infermiere greke. Dikur u kthye në Greqi- në Tripoli- dhe miqësia e tyre u ripërtërit, madje përjetoi dhe  ndryshimet e mëdha në Shqipëri dhe vrapoi ë shmallej me Sohodolli i tij, nga ku u kthye i diziliozonuar dhe i dëshpëruar....Pastaj sikur asgjë nuk shkonte mirë me të në Greqi dhe një ditë i telefonoi mikut të tij të vjetër se po kthehej në Torronto të Kandasë ku kishte të bijën Lulen e mrekullueshme që kishte shkëlqyer në Univeristetin kanadez! PASTAJ...Pasi shkëmbyen disa letra e email, Kamberi u zhduk... U zhduk! KU JE O KAMBER MERDINI? Në se je akkoma gjallë gjë që dyshohet shumë pas kaq vjetësh heshtjeje... Dhe ish djaloshi ynë? Megjithse e pabesueshme, ai rron akoma dhe është 86 vjeç...banon nl Athinë, ka një familje të madhe që është shpërndarë në Europë dhe në Amerikë dhe ai jeton në lagjen e vjetër me shoqen e jetës së tij. AKOMA! Në një vetmi e mundëshme me  ngushëllimin e vetëm telefonin, viberin dhe whachupin...edhe internetin...dhe i mungon akoma Kamberi... Prandaj shpesh herë kur tingëllon telefoni kujton se mos është Kamberi...Kështu është jeta, madje dikur kishte lexuar një tregim i një shkrimrarit rus (Shollohov) me titullin ‘’Fati i njeriut’’ dhe ai shpesh pyet veten...A ekziston fati? Jo, nuk e beson. Fatin e përcaktojmë ne vetë në jetën tonë..

                                                     KRISTO ZHARKALLI,  Athinë 24 mars 2025.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page