top of page

Krist Maloki: Shka do me thanë “Poet”…



Nga: Krist Maloki

Paralel me gjendjen dhe rjedhjet sociale qindron edhe literatura e jonë e shkatrueme. Pa një drejtim, pa një qellim të perbashkët – mbasi u shterp edhe lopa e patriotizmit – vjershor poetët e sotshëm ner gjithfar anësh të Shqipnisë e gjithfar vendesh të huej, sejcili në mendje të vetë, pa fije inspiracjonit e shije artistike. Disa madje, plot bindje ndaj genialitetit i vet mohojn edhe ligjet ma primitive të gjuhës amtare – e kur e do nevoja – edhe gjuhën e vet dhe prodhojn, në një palodhje të çuditshme, një vjershë mbas tjetres, thutë se “qesim” e moren poeziën. Por (vetem “entre mous!) lumtësisht ato kreatyra – pos ne mendjen e prodhuesit – nuk jan veç se dukje efemere, per me kaluë mandej një jetë fort të meritushme – (denn alle Schuld racht sich auf Erden! – Goethe.) – andej Lethe-s. e dijtun se veç shpirti i shkardhuem i lëpushkave (=pseudofletoreve) shqiptare asht shum herë shkaku dhe plehu i duhun, ku mund të rriten e të florojn ato këpurdha boviste (vulgo: fend-dose!). Levdata (si pat shkrue nje herë një fletore në një nekrologjië per nji toger): “… i ndyeri ishte poet. Tër letrat që i a dergonte miqve i shkruante nër vjersha…” nuk asht me e agzagjeruemja që gjindet ner pseudo-kritikat e pseudo-pseudo-sissimi-gazetarve shqiptar…

Por s’jan vetem këta – shum herë bakaj prej zanatit dhe shpirtit! – qe bahen promotora e advokata të pazotsiës poetike. Njerz me shkolla etj… na të gjith / na të “kulturuemt” sidomos – në një devotizëm e bizantinizëm kundra shoqishojt, nuk patëm kurajen deri sot me i thanë mikut a shokut të verteten, deri sa genjshtat e zakonshme dhe perkëdheljet e prinjta na u bane mish-e-gja k dhe ves i turpnueshem. – Na thomi: “Teper bukur!… Xhanëm mir boll, shka do më teper!… S’ka më mir per ne!… Mjafton per ne, Shqiptart! etj.etj.” E këto jan genjeshtrat me të cilat tolerojm çdo sakrilegj poetik e gjuhësor.

Çë do me thanë: mjafton per ne Shqiptart? “Heu bre burrat e dheut qysh kur u banme kaq të urt e modest? Të gjith virtytet mund t’i ket Shqiptari, por një s’e ka: virtytin e mjaftsiës (Genuegsamkeit). Madje as fjalë nuk kemi na per at virtyt e kondendohemi me fjalë rethshkruese. Shpirti i Shqiptarit nuk njef mjaftësië! Kënaqsia me një gjendje dhe një qenje gjysmake nuk asht e mundëshme per Shqiptarin e vertet. Në burrnië të vetë aj kapet deri në heroizëm, në shpirtin e tij kundron e gërmon pa pushim e kerkon me i zblue fellsiënat e mshefsiënat e kësaj jete – një flozof par excelence. Ne dashtnië të tijë per vend e pë shtëpië e dergjet e i shpërthen zemra prej malli (çë fjalë!) – e n’anmiqsië e ne hasmië e ven jetën në rrezik e bahet theror i gja kut të vet. E kështu nër të gjitha dukjet shpirtnore të tija. Kah kulmi i qiellit e kah fundi i ferrit drejtohet zemra e Shqiptarit te vertet. E këjo pamjaftësi asht dhe fuqia, asht shpirti i tij, një shtypje faustike që nuk njef ligjë filistroze. Si mund të kuptoheshin ndryshe sa e sa njerz të mëdhaj që qiti Shqipnia (apo gja ku shqiptar) e që u banë drita e mrtja e popujve të ndryshëm: drejtuë e rregullue mirë, parprijë prej idealizmit, këjo ndjesië aq profunde mund të krijoj një “Hellas” të dytë në Shqipniën e ardhshme…

Na Shqiptart e gjyteteve, me gja k të kalbun ner remba dhe të rëmbyem prej interesit (një fjalë që s’gjen shtroje në fjalorin shqiptar – të Shqiptarëve te vertet!), gjoja kondendohemi me pak e në degenerimin t’on shesim ndiësiëna qe s’i kemi e flasim e predikojm një mjaftësie – dhe aty ku s’ka vend. E kështu Trtuffe-ria e jonë perban nga një mungesë, nga një nevojë, nga pazotësia e jonë (t’a thomi një herë!) një virtyt të paqenun – per me i hapun shteg kësodore proletariatit (idiotizmit) literar… Ner kësi konditash qindron sot poezia dhe asht formue lityeratura qysh se duel Shqipnia më vehte. S’asht çudië që në barazim me veprat e sotëshme literare, naltësohen e ngrehen deri në qiell disa vepra e poetë të hershëm, të cilët relativisht me literaturen evropjae nuk kalojn as shkallt ma t’ulta. E ditun se në kët pikëpamje nuk mun e marrim peziën arbreshe t’Italiës, veprat e së cioës nga shum shkaqe sot per sot i largohen verejtjes s’onë. Por na p flasim per Shqiptaret e këndejshëm e këtu mund të thomi, se “Shqipnia” Omir-a ka, e ka Moliere-a e Schiller-a etj… por jo poetë, e ka shkrivana, por jo shkrimtarë.

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page