NEBI DRAGOTI
KRIJIMTARI JO PËR STOQE
Prolog.
Si buka që ha, si prodhimet ushqimore për konsumim edhe prodhimet letrare dhenë publikut duhen kontrolluar. Në përgjithësi, ky është dhe shërbimi social i domosdoshëm që nuk pranon edhe neglixhencën më të vogël. Me syrin kritik ta gjykosh togfjalshin e titullit, duke shikuar botimet, është fare lehtë të bëhesh pjesë e këtij shqetësimi. Me këtë sy duhet të shohi edhe kritika për të qenë e ndërgjegjshme dhe në pozicionin e duhur për reflektim. Me këtë sy duhet të shohi çdo botues në vazhdim, se, në këtë prizëm, jep kontributin për ta mbajtur të shëndosh artin letrar. Ndryshe do të kemi krijimtari të kësaj natyre, që shikohet me indiferentizëm e mospërfillje, që jo më kot, vihet në dukje në këtë shkrim. E tillë letërsi na vjen edhe nga jashtë, edhe nëpërmjet disa përkthimeve të dobëta dhe pa interes leximi për lexuesin tone, sepse proçesi i krijimit ka dale jashtë kontrollit të kritikës. E, ky sensibilizim bëhet për ta përballuar këtë dukuri, që rezulton proçes prodhimi letrar fiktif.
***
Konkretisht, qëlimisht shkëpus katër vargje për të pare çfarë kuptimi kanë, ku nga autori nuk përdoren shenjat e pikësimit në të gjithë shkrimet e publikuara: “ Për të hyrë në baladë/ Duhet t’I përngjash hijes/ Në të kundërtën/ Evgjitët I shqyejnë dajret e mjegullave” Vargu i parë “Per të hyrë në baladë”, qënka kusht… “Duhet t’i përngjash hijes”. (I habitshëm kuptimi i këtij vargu. Si t’ia marrim kuptimin?). Vargu i tretë “Në të kundertën, ( qëndron si varg më vete) dhe i katërti “Evgjitët i shqyejnë dajret e mjegullave”…Mirë, si figure mund të qëndrojë, po kjo figure në funksion të kujt vargu është dhe si qëndron kjo lidhje.
Për mua dhe lexuesin si të kuptohet përmbajtja e strofës? Autori thotë se shkruan poezi modern. Po për kë shkruhet, se as unë si krijues nuk ia kuptoj këtë “poezi moderne “. Autori nga Dardania shkruan për vete? Atëherë përse duhet t’ia publikojmë lexuesit? Për volume stoqe? Autori nuk ka as kujdesje në shprehi.
Dihet: Shkrimi gjuhësor, fjala, fjalia, periudha shtjellon mendim, japin qartësi mendimi. Nuk ka letërsi pa përmbajtje. Ndër shumë të tjera, të tilla, që dominojnë nëpër volume të A. Zaplluzhës sqarojmë për sqarim kuptimi:” Dhe bëhemi erë prej pluhuri”, pra, nga pluhuri bëhemi erë (?). Në konceptin fizik dhe llogjik ndërtimi i shprehjes është i gabuar. Dhe e tillë, këtu, është thurja e krijimit prej pesë strofash, që edhe vetë poeti nuk ka sesi t’i komentojë që ne ta kuptojmë çfarë shkruan. Konstatoj se autori nuk di rregullat e ndërtimit të krahasimit dhe figurave letrare, saqë arrin diellin ta krahasojë me shalqi etj. Ka çoroditje llogjike , që përsëritet: kalim nga një mendim në një tjetër pa lidhje: “ Mbajeni përdore fatin e shirave/ vallëzon deri në mëngjes/ Një valle shpatash/ E cila kurrë nuk përfundon”.Por…çfarë të kuptojë lexuesi në këto vargje? Vjersha “ Ne do të ulemi” ka semantikë vargjesh të pakuptimtë:” Derisa nga ndërgjegja e kësaj nate/ Këputen meteorët me bisht/ Nga kjo vetmi e paparë”. Poezia “ A thua qante një nënë me një fëmijë” nuk dominon shtjellimin e kësaj teme vënë si titull, por vazhdon me vargje që flasin përçart si :” Vetëm valixhet na mbetën nëpër xhepa/ Dhe i kontrollojnë/ Fluturimet e zogjëve shtegtarë(!?).
Psikoanalizë t’i bësh krijimit, jo, jo nuk merr vesh çfarë i shprehet lexuesit. Në tre vargjet e fundit përmend nënën dhe fëmijën. Nuk ka as mesazh, asgjë. Skematike, e thatë, varfëri mendimi e vargëzimi.Poeti shkruan e rreshton fjalë, por për lexuesin nuk kanë qartësi mendimi, që çdo lexues të shijojë bukurinë e poezisë me tërë komponentët e saj të ndërtimit.
Shpesh vargu thyhet kot (humb karakteristikat e të qenit varg). Kjo bëhet sipas qejfit të autorit: “ Ti vrapoje rrugëve me sandalet e tua/ të kuqe/ ku të kuqe del kryeradhë. Pra, shkelen kërkesat e ndërtimit të vargut dhe si prishës i këtij rregulli kjo të çon në prozaizëm. Prozaizmi i tij në poezi është tepër i theksuar. Ja dhe një titull poezie: “Peshqit vdesin për gllënjkë prej qeshjes(!?). Lexuesi duhet të ketë autorin pranë që t’i spjegojë kuptimin titullit. Të tillë tituj e vargje ka shumë dhe të kap mërzia për kohën që humb në lexim. Dhe kështu “Do bisedosh me krehrin”, ku dhe vendosja e temave nuk përpuqet me mendimet e hardallosura të shtjellimit që i bën krijimit. Shoh dhe vendosje të kotë të temave, sa për mua dhe lexuesin (figurativisht) shkruhet përçart, nuk i ka këmbët në tokë. Këtë e quaj fantazi të sëmurë…” korbat fluturuan/ mbi qiellin e kafshuar të mendjes sime”. Kjo nuk është metaforë, por një varg me thënie qesharake… “Ky def prej hëne”, titulli I vjershës (dhe volumit) përshkohet cektë vetëm me refrenin disa here “Bini daulleve; po përse? Pra, ka varfëri domethenie e shprehjesh në përmbajtje. Vazhdova deri në faqen 28 të librit. Ç’ të zgjatesha më tej? Është volume i tretë që shfletoj. Po i njëjti avaz. Krijimtaria e tij gjersa nuk është për t’u lexuar nga unë si krijues, atëherë ç’ mbetet për ta lexuar lexuesi?. Në përfundim” Hena paska blerë një def prej ere…” Sivjet kënduan merimangat/ Nga eposi nxorrën memorien/ Dhe ua dhanë zogjëve hua ditën/ Që vraponte si pa kokë rrugëve”. Nxirrja po të duash kuptimin kësaj strofe! Tjetër : “Mes ecejakëve dhe zërit të zhaurimës/ fle një qetësi e kristaltë”(?), edhe qetësi, edhe zhaurimë nuk kuptohet ky fenomen që del nga mendja e poetit. Të renditësh fjalë e vargje pa lidhje llogjike e këtë proçes shkrimi ta quash poezi nuk e kuptoj çfarë shkruhet, apo krijohet për të shtuar vepra për stoqe. Kjo shikohet realisht.
Epilog.
Për redaktorët, reçenzentët, lektorët, botuesët, miratuesët e botimeve të 186 veprave të Adem Zaplluzhës, them se nuk kanë punuar që edhe ky autor të zbrapsej për ta kuptuar se si duhet shkruar poezia, përgjegjesia që duhet treguar dhe respekti për t’ia dhënë lexuesit. Prandaj, dhe nuk e quaj aq fajtor këtë autor me kaq shumë volume.Nuk e quaj fajtor për të vetmen arsye, se, çfarë shkruajmë, vihet nen kontroll nga kompetentët, pastaj ia publikojmë lexuesit. Edhe vetë ky autor duhet të ishte më i kujdesshëm dhe ta pyeste veten çfarë po bën, për kë po krijon?. Letërsia nuk bëhet vetëm për sot. Letërsia nuk është prone vetiake e autorit. Kritika ndihmon, paraprinë në zhvillimin e gjithë arteve. Poezia, letërsia në përgjithesi edhe çdo art bëhet për njeriun. Askush nuk mund të dale nga ky kontekst. Pra, me këtë autor nuk është bërë punë. Kjo nuk është marrë parasysh nga këta të shumtë, redaktorë, reçenzentë, lektorë, madje, është qesharake se ka që mbajnë edhe tituj Pr.Dr. Për humor me të drejtë shprehem, se këta të papërgjegjshëm, me shkrimet e tyre euforike, ledhatuese, edhe vetë i kanë ngritur këmbët nga toka dhe fluturojnë me …(!!!???) Në pah mund të rreshtoja shumë të meta, por e shoh si të kotë zgjatjen, për të cilën pasqyrova sqarimet e duhura dhe të nevojshme, ku kuptohet mungesa e papërgjegjshmërisë. Le të qartësohen të përgjegjshmit për punën që kanë bërë dhe të venë mendë të tjerët.
Комментарии