ALBERTO MORAVIA
. novelë .
me 8 kapituj
Përktheu: FASLLI HALITI
TIRANË, 2018-2019
PAK FJALË MBI NOVELËN
Novela “KOSMA DHE BANDITËT” u botua me seri në gazetën javore ”Sot„ nga tetori gjer më 6 dhjetor 1940, kjo novelë e Moravisë i përket atij frymëzimi të goditur novelash me intrigёose – për të përdorur një titull – me subjekt intrigues. Intrigё, – kuptohet e vazhduar dhe e zgjidhur magjistralisht; dhe, domethënë e trilluar në mënyrë zbavitëse dhe po në mënyrë zbavitëse, shkruar dhe zgjidhur. Një frymëzim, mbase jo shumë i parapёlqyer nga të gjithë lexuesit e tij, por sigurisht i dashur për të vjetrit dhe besnikët. Duke e riparaqitur më vete dhe me titullin që pati atëherë, pikërisht, novela duhet të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe veçanërisht të lexuesve më të rinj, mbi këtë mënyrë të treguari, e nxitur, gati, nga loja e një fantazie transparente dhe e lirë, për të cilën Moravia di të japë vazhdimisht prova. Është për t’u shënuar se duke e botuar, pastaj, libër më vete, shkrimtari ka bërë jo pak ritokime duke hequr gjithë artificialitetin – i kuptueshëm për ato vite – duke e lokalizuar në një vend të Evropës lindore.
I. KOSMA ECTE DREJTË VDEKJES
Ai, argjendari me emrin Dragotis, një nga argjendarët më të mëdhenj në kryeqytetin e atij shteti të vogël të Evropës Lindore, pati një propozim me mjaft interes nga një sekser qёquhej Ataman. Bёhej fjalёpër të shkuar në një qytet të afërt me qёllim qёt’i tregonin disa xhevahire me vlerë të madhe një njeriu të pasur i cili i donte pёr të stolisur gruan e tij. Argjendarit iu duk qёky ishte një rast i mirë për djalin e tij tёvetëm qёt’i futej, me kёtёrast, punës së tregtisë. Veç kësaj Kosma ishte ushtruar tashmёnë ujdisa llogarish të vogla; dhe, megjithëse i hutuar dhe i kthyer nёindiferent pёr shkak tёgjendjes shpirtërore tёpaqëndrueshme, pasojёkjo e moshës rinore, ai tregonte se ishte i shkathët dhe i aftë nga natyra; ndonjëherë Kosma e habiste të atin me zgjuarsinë e tij të beftё. Argjendari i tha të birit se duhej të shkonte në atë qytet së bashku me sekserin, qёishte njёnjeri i besuar i tij. I ati do t’i jepte tёbirit një çantë meshini me gurë të çmuar. I bëri djalit të gjitha sqarimet nёlidhje me çmimin dhe cilësinë e mallit.
Pёrpos kësaj nuk bëhej fjalë veçse për disa të dhëna paraprake; t‘i tregonte gurët e çmuar zonjës, e cila ishte shtatzënë dhe nuk qe në gjendje të bёnte rrugën gjer në kryeqytet; pas kësaj babai do të shkonte vetë qёtёpërfundonte shitjen e mallit. Kosma, gjithmonë i gatshëm për të pranuar çdo lloj detyre, e priti me kënaqësi këtë barrё. Jo se e kishte dhe aq pёr zemër tregtinë e babait, por për Kosman qёishte ende i shpërqendruar dhe kureshtar njёkohёsisht, siç janë shpesh të rinjtë njëzetvjeçarë, të shkonte e tёbёnte tregti me këta gurë të çmuar, ishte një aventurë e vёrtetё; ishte tamam si të shkonte e tёgjuante pёr derra tёegër nëpёr honet rreth kryeqytetit, apo si të rrezikonte veten natёn në lokalet më popullore. Ai ishte ende në moshën e lumtur të zbulimeve, gjurmimeve, eksperimenteve dhe pasigurive. Kjo prirje pёr aventurё, nga ana tjetër, s’do ta pengonte atёqë të ishte i vëmendshëm dhe i kujdesshëm, sipas porosive qёkishte marrёnga i ati. Ai ishte si fëmijët që, edhe duke bërë veprime si të mëdhenjtë, e dinë qёpo luajnë dhe, megjithatë, tregojnë në lojë më shumë seriozitet dhe zell se sa të mëdhenjtë në punët e tyre të mëdha.
Kosma arriti i pari në takimin e caktuar nёorët e para tёmëngjesit në sheshin e qytetit nga ku zinte fill rruga krahinore. Ishte korrik dhe pisku i vapёs tashmë, bënte që të avullonte freskia e rreme e natës. I veshur me rroba të bardha, me syzet e zeza mbi hundë, me çantën e çmuar në sqetull, Kosma, e ndjente veten tёlehtësuar dhe tёkënaqur, ai shijonte mёshumёshëtitjen se sa fitimin. Autobusёt e mbushur plot me njerёz, ndalonin te sheshi dhe pasi boshatiseshin përfundimisht nga pasagjerët, dy apo tri kafene, nxirrnin disa tavolina nёkёtёshesh dhe i vendosnin në hijen lozonjare të rrapeve me gjethe tёdendura; në atë orë kamerierët hidhnin kova me ujë mbi asfaltin e nxehtë, duke krijuar kështu një freski të përkohshme, që e magjepste Kosman. Edhe çanta prej lëkure që shtrëngonte nёn sqetull, pёrbёnte pёr tёnjёarsye qёtёgëzohej dhe tёfantazonte.
Mendonte se të tjerët pandehnin qёajo çantёishte e mbushur me kostume banje ose me sende të tjera të këtij lloji, por, përkundrazi, ajo ishte e mbushur me byzylykë prej platini: situatë kjo si ”komedia e keqkuptimeve”*, por ai ishte i vetmi që zotëronte fillin e lëmshit. Megjithatë mendimi për një grabitje të mundshme i vetëtinte herë pas here nёmend; por ky mendim ishte si diçka e largёt dhe e këndshme në ankthin e saj, si një ëndërr e llahtarshme qёnuk arrin të bëhet makth. Me të gjitha këto ide përzihej rregullisht, ideja e shëtitjes. Njёshëtitje e bukur nëpër fshatin e lulëzuar, qёkishte fytyrën e njёqytetit të lashtë krahinor, ku ai nuk kishte qenë kurrë. Me kёto mendime nёkokёvërtitej Kosma duke vështruar autobusët që arrinin dhe niseshin prapё. Më në fund një makinë ngjyrë kafe, e zbuluar, por me capote-n e ngritur lart, u ndal përpara tij, pasi bëri një gjysmërrotullimi në sheshin e qytetit. Në timon qëndronte një i ri hollak e thatim, me lëkurë tёzezёsi metis, i veshur me një palë tuta gri si prej mekaniku. Atamani rrinte ulur mёnjanёnёmёnyrёkomode nёsedilen e pasme tёmakinёs, duke e zënë atёtë gjithën. Ai i bëri shenjë Kosmas që të ulej përpara, pranë drejtuesit të makinës. Kosma hipi nёmakinёdhe ata u nisën menjëherë.
Për Atamanin, Kosma s’dinte asgjë, ndonëse e shihte shpesh dhe jo vetëm për çështje pune. Ishte një burrë rreth tёtridhjetepestave, i bardhë, i butë si rrobë e lagur dhe i majmë si një derr. Kishte një fytyrë të gjerë, të flashkët dhe të zbehtë, me sy të vegjël, hundëshqiponjë, me buzët tёholla, e sipërmja me mustaqe të imta, e poshtmja e dalë. Ishte i shkurtër, me kokë e bark të madh. Fliste shkurt e prerë, me seriozitet e plot sentenca, veçanërisht kur ishte fjala për biseda të rёndomta. Kjo mënyrë eliptike dhe serioze të foluri edhe kur donte të ishte hokatar, s’linte kurrë pa nxitur te Kosma një të qeshur fëminore. Për këtë, Atamani i dukej tepër simpatik, prandaj dhe kërkonte shoqërinë e tij. E dinte se një çast i kaluar me Atamanin ishte një çast i sigurt argёtimi, dhe kaq i mjaftonte. NёkёtёmёnyrёKosma e kujtonte simpati mirёdashjen e pacipёdhe komike tёAtamanit; me naivitet shihte dashuri, atje ku nuk kishte veçse shakara mekanike. Kosma s’e dinte qёpër Atamanin shakatë ishin një armë dhe një maskë njёkohёsisht; i pastërvitur, ai s’ kishte mësuar ende të mos u zinte besë, përgjithësisht, njerëzve me humor.
Në tёvёrtetёAtamani nuk ushqente asnjë lloj simpatie për argjendarin dhe djalin e tij; madje, përkundrazi, ushqente mllef dhe zili. Me forcën e të qeshurës ai kishte hyrë drejt e në shtëpinë e tyre, madje, si mik i familjes; por nën këtë qëndrim prej babaxhani dhe të përzemërt, fshihej një indiferencë e pashpirt dhe mizore. Atamani ishte një prej atyre njerëzve që s’dinë të veprojnë veçse pёr përfitim personal, duke e shoqëruar kёtёsjellje tёtyre me njёagresivitet tёpabesёdhe sikur të mos kishte rrugë të mesme: ose të mashtrosh ose të mashtrohesh dhe, si pasojёe kёsaj, mashtrimi i tyre të mos ishte tjetёr veçse një hakmarrje e parakohshme për tjetrin. Drejt një konceptimi të tillë të jetës atёe shtynte edhe shpirti prej shtiraku, kaq i zhvilluar tek ai, për të cilin çdo gjë që s’kishte të bënte me interesin e tij, nuk mund të ishte tjetër veçse njёdiçka e tepërt, e rreme dhe si qëndismë. Një vëzhguesi të mprehtë, Atamani s’do mund t’i frymëzonte tjetёr përveçse përbuzje. Por babai i Kosmas nuk shihte veçse sekserin tek ai; dhe vetë Kosma s’ishte inteligjent.
Me këtë koncept pёr punën dhe pёr marrëdhëniet njerëzore, s’është për t’u habitur qёAtamani, si lojtar dhe qejfli, të ishte futur qysh herët nёtelashe. Në të vërtetë ai ndodhej në një gjendje të dëshpëruar kur i erdhi në mendje t’i propozonte babait të Kosmas qёtёbёnin tregti me gurët e çmuar. Ishte fjala për një allishverish real, po Atamani s’e kish syrin tek ato pak pare qёdo tёfitonte si ndërmjetës. Asnjëri prej kёtyre të treve qёishin në makinё, veçanёrisht Kosma, nuk duhej të arrinte kurrёnёatёqytet ku ndodhej njeriu i pasur qёdo tёblente diamantet. Çështja qëndronte në të vërtetë në planin qёkishte përpiluar Atamani pёr tёvrarёKosman dhe t’i merrnin atij gurët e çmuar duke e paraqitur kёtёsi një grabitje. Kështu pra, Kosma ecte drejt vdekjes, qёnga çasti qёhipi në makinë dhe zuri tёqeshte vetëm nga qёe pa Atamanin ashtu të shëndoshë dhe përtac, tёshtrirë mbi jastëkët e sedijes së pasme. Por siç ndodh me disa lloj gazesh vdekjeprurës që tёkrijojnë një ndjenjë euforie, atij i duhej të qeshte gjersa t’i vinte fundi.
Opmerkingen