Korniza strategjike dhe fillim-viti akademik 2023-2024
Shoqata shqiptare „Ardhmëria“ që drejtohet nga Lutfi Vata dhe që dallohet për punën e saj në hapjen e shkollave shqipe në Mbretëri të Bashkuar ka hartuar prej kohësh një projekt kornizë strategjike që do ti vij në ndihmë vetë shoqatës dhe organizmave të tjera në UK e më gjerë. Korniza strategjike për zhvillimin e arsimit, trajnimit dhe mësimit në mesin e kësaj fushe (2023 – 2030) (Korniza Strategjike) është përgatitur nga një staf profesional në bashkëpunim me palët e interesuara. Ky dokument strategjik dhe Strategjia për zhvillimin e arsimit të lartë në periudhën afatgjatë përvijojnë kornizën e përgjithshme për zhvillimin e arsimit, trajnimit dhe mësimit plotësues në tërësinë efikase.
Kuadri strategjik korrespondon me zbatimin e angazhimeve të kësaj sttrukture shkollore sipas traktateve ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, duke përfshirë rekomandimet e mekanizmave të kontrollit të organizatave ndërkombëtare drejtuar institucioneve përkatës dhe sipas metodave dhe udhëzimeve paraprake të seminareve të zhvilluara nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës në fushë të arsimimit të fëmijëve të Diasporës, për aq sa ato korrespondojnë me legjislacionin përkatës, në kuadrin e rishikimeve të mbajtura nën OKB dhe nga konventat në fushën e të drejtave të njeriut dhe Rishikimi Periodik Universal.
Në periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2030, sistemi arsimor i kësaj fushe nën angazhimin total e profesional të kësaj shoqate është i thirrur të përgatisë për përmbushje personale dhe profesionale brezin e fëmijëve dhe nxënësve deri në moshën 15 vjeçare që do të hyjnë në moshë aktive të punës së paku në pesë dekadat e ardhshme me qëllim që të zotërojnë gjuhën amtare shqipe dhe të jenë të aftë të mbajnë reale traditat dhe doket shqiptare, por aq dhe të marrin njohuri të mëtejshme në lidhjet reciproke mes dy shteteve ku ata jetojnë dhe shtetit të origjinës së tyre, apo të prindërve të tyre. Në funksion të zhvillimit të shoqërisë, ky është një mision jashtëzakonisht i përgjegjshëm. Kërkon një vizion të qartë dhe gjerësisht të përbashkët për arsimin plotësues të shkollave shqipe në UK e më gjerë deri në vitin 2030, me të përvijuara fushat kryesore prioritare për zhvillim, si dhe synimet dhe masat për t'i arritur ato.
Ky dokument strategjik korrespondon me vizionin dhe qëllimet e përgjithshme të politikave nga lidhjet e parathëna për arsimimin dhe aftësitë të Programit Kombëtar të Zhvillimit arsimor në të shtetet Shqipëri dhe Kosovë deri në vitin 2030 në pjesën e tij për arsimin parashkollor dhe shkollor, për arsimin dhe aftësimin profesional dhe për të mësuarit gjatë gjithë jetës në kushtet e emigrimit.
Kuadri strategjik synon në sinkron me perspektivat e përcaktuara në dokumentet strategjike aktuale në nivel efikas, të cilat përvijojnë vizionin e përbashkët për arsimim, trajnim dhe mësim me cilësi të lartë, gjithëpërfshirës, të bazuar në vlera dhe gjatë gjithë jetës, sipas të gjitha udhëzimeve të marra dhe në seminarin e fundit të zhvilluar gjatë muajit Gusht në Vlorë, ku dhe kjo shoqatë e drejtuar nga z Vata dhe stafi i mësuesve të saj ishin në planin kryesor të ëvmendjes përkatëse.
Në zbatimin e objektivave të Kornizës Strategjike të paramenduar nga kjo shoqatë dhe nismëtarët e saj, që janë njerëz të kualifikuar në Mbretëri të Bashkuar, do të respektohen parimet e detajuara nga statuti i vetë shoqatës, nga rregullat e hartuara e të miratuara në MB dhe nga marrëveshjet dhe specifikat përkatëse të profesionistëve të arsmit në të dy shtet e lartcituara. Edhe fillimi i vitit të ri akademik 2023-2024 në mesin e kësaj shoqate tashmë përkon me këtë angazhim dhe zhvillim të ri. Pra ripërsërisim me këtë rast edhe këtë fakt: Shoqata shqiptare „Ardhmëria“ në Londër që drejtohet nga z Lutfi Vata dhe stafi profesional i mësuesve të saj ka lëshuar këtë njoftim për hapjen e shkollave të arsimit plotësues të gjuhës shqipe në Londër. Për këtë kjo shoqatë njofton: „Të gjithë bashkatdhetarët tanë të kontaktojnë me ne, në faqen zyrtare FB dhe kontaktet e postës elektronike „Ardhmëria“, po ashtu edhe nëpërmjet numrave të telefonave si më poshtë radhitur, për regjistrimin e fëmijëve tuaj nga mosha 5-15 vjeç, në zona të ndryshme të Londrës. +44 7747 490063 dhe +44 7715 393746.
Comments