KOPSHT DASHURIE
Kjo rruga me blire
në anë të kalasë,
seç e bëka gurin
me vete të flasë.
Bën kalimtarët
të qeshin gëzimi,
te rrjedh si flladi
gazi-ujë burimi.
Si kumri gugasin,
të urtët e penës.
Embël ligjërojnë
të mirët e skenës.
Kopsht dashurie,
Elbasan i lashtë,
poetë dhe blire
lulëzojnë bashkë.
Sa shekuj kaluan
e sa do të vijnë,
fjala edhe kënga
gjithnjë do të ndrijnë.
Comentários