top of page

Kolec Traboini: Shqipërim nga Kina




 WANG FENXIA

5 dhjetor 1956 - 5 nëntor 1993 Poeteshë / KINË



BIE BORË NË LUMIN E VERDHË


Bora, skeleti i ujit,

Bie në Lumin e Verdhë.

A është kjo një përshëndetje nga qielli,

Apo thjeshtë i shton kalcium lumit?

Ujërat e Lumi të Verdhë shtohen.

Vrulli i tij bëhet më madhështor.

Vërshimet e flokëve të borës

Bien në degë, barin e egër, brigje lumenjsh,

Mbulojnë disa gjërave të papërsosura.

Flokë bore të pastra

Endin përrallat e dimrit,

Duke zbritur mbi supet e të dashuruarve

E duke ndezur flakët e dashurisë.

Botën e mbulon një butësi,

Si pendët e krahëve të engjëjve

Duke qetësuar çdo zemër të vetmuar.

Lumi mban në duar flokë bore të bardha,

Sikur ngre një vello të bardhë, të pastër.

Koha ndalon mes fjollave të dëborës që bien.


NËN QIELL

Unë, e vogël, si një grimcë pluhuri,

Fare e vogël,

Kënaqem me blunë e qiellit

Aq më tepër me dritën e diellit.

Retë që lëvizin

Më qetësojnë shpirtin aq më shumë.

Një pjesë e diellit që perëndon

Më përshkenditë një kaskadë mendimesh.

Një shqiponjë

Ngjitet lart e larg;

Një peshk

Kërcen nga deti për të puthur diellin;

Një fije bari

Dëshiron të shtrihet drejt lartësive

Të gjitha gjërat në ngjitje,

Të gjitha gjërat kanë prioritet qiellin.

Nëse qielli përkulet,

A mund ta preki lëkurën e tij?

A është ai ylber i mrekullueshëm

Ura që kaloj mbi Rrugën e Qumështit?

Duke qëndruar në urën e ylberit,

Shoh qiellin më të largët

Që është marr nga ujrat që rrjedhin.


VRUNDUJ ERE

QË NDJEKIN NJËRI-TJETRIN

Gjethet e rëna, era e vjeshtës, perëndimi i diellit,

Një veshja mandarin e qepur bukur

Lundron jashtë syve në rrugicat e lashta.

Era perëndimore

Me vrull të pandalur.

Ndërthurja e gjetheve të rëna

Lëshon ​​një shushurimë të mekët.

Era përshkon djerrinën

Serish në dhimbje nervat e erës.

Vrundulli i saj

Është epuar vazhdimisht nga gurët e malit.

Ai korb i mardhur

Duke fluturuar lart e poshtë në erë,

Nuk e di se ku është foleja e tij.

Kufomat e lëna nga era

Janë disi tragjike.

Një tjetër erë e fortë fryn.

Era

Vajton me zi.

E mjera erë

Është dyndur larg nga një vrundull në ardhje.

Një gjë

Gjithmonë e zëvendsohet nga një gjë tjetër.

Kjo ndodh edhe me vrundujt e erës.


NË UDHËTIMIN PERËNDIMOR

E KALUARA TË NDJEK SI ERA

Në këtë rrugë

Ka ecuri gjenerali Ban Chao,

Heroi Wei Qing, gjenerali Huo Qubing,

Murgu budist Xuanzang

Dhe qeveritari imperial Zuo Zongtang.

Nëse koha dhe hapësira ndërthuren,

A mund t'i takoj diku gjatë rrugës?

Në atë kohë, ata ishin

Të hipur në kuaj

Apo këmbësor në ecje,

Nën diellin përvëlues,

Pa parë njeri gjëkund,

Të tharë e përzhitur nga etja.

Do të kenë psherëtirë për rrugëtimin e gjatë.

Malet me borë, tokat e shkreta, shkretëtirën e Gobit,

Të gjithë këto që vunë në provë vullnetin e tyre.

Gjurmët e tyre

Janë të gdhendura thellë në hartën e Kinës.

Emrat e tyre

Shkëlqenë në qiellin e Kinës.

Eci nëpër shtigjet që ata kalonin dikur;

Shoh peizazhet që panë dikur.

Tek unë lind një ndjenjë afërsie.

 Retë e bardha mbi malin Tianshan janë të buta;

 Ujërat e lumit Tianchi janë kristal të pastra.

 Këto male dhe ujëra

 Duhet të mbushen me një dashuri të thellë,

 Me një fuqi dhe besim i madh.

 Dinqerisht ndjej nderim dhe adhurim.

 Në udhëtimin perëndimor,

 Disa njerëz, disa ngjarje

 Të ndjekin gjithmonë si era.


RRETHI

Të rrumbullakët

Janë dielli, hëna, yjet.

A është Kua Fu që preku diellin

Dhe murgesha budiste Tang Seng

Që ecnin drejt perëndimit me diellin?

Trajektoret e jetës së tyre

Janë si dielli që përshkon gjërësinë e qiellit.

Rrethi,

Forma perfekte,

Topa të ping-pongut, topa futbolli, basketbolli,

Forcat të kundërta

Përqendruar në një rreth.

Rrethi,

Pa fillim e pa mbarim,

Përfaqëson plotërinë

Megjithatë përmban ndryshimin.

Rrethi,

Një simbol i dashurisë,

"Lulet lulëzojnë dhe hëna është e plotë"

Duke i përqafuar të gjithë,

Megjithatë duke i kapërcyer të gjithë.

Rrethi,

Një simbol i mençurisë,

Bukuria e matematikës,

Gjithashtu burimi i artit,

Lidh të gjitha qeniet e gjalla.

Në përvijimin e formës së tij

Përmbahet thelbi i botës.


Wang Fenxia, aktore filmi dhe shkrimtare, ka qenë një artiste e shquar kineze që ka vdekur në moshë të re, 37 vjeçare. Foton e poetes e kemi nxjerrë nga një kuadër të filmit "Journey to the West" realizuar në vitin 1986.Titulli origjinal "Xi you ji".





5 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page