Fatmir Terziu
Nga ajri, ia dhamë njatjetën për herë të fundit, njëri-tjetrit. Dhe sikurse ndodh në ajri, e fundit shenjëz ndër sy ishte madhështia e Tij. I shndritshëm në kanapenë e bulëzave të ujësisë në gjatësinë dhe gjerësinë e vet, ndjesia e tij po ndukte atë që kapërcente shikimi nga lart.
Si nuk e kisha parë kështu më parë?
Ishte ndryshe, krejt ndryshe si në Hartën e tij të bukur.
Ishte krejt ndryshe!
I veçantë!
Nuk e di pse po e shihja ndryshe si më parë.
Nuk e di vallë?!
Goja e tij ishte plot me qirinj të ndezur. Dhe dylli i nxehtë depërtonte nga dhëmbët e tij të mëdhenj, që shtriheshin gjeografikisht jo-uniformë. Gjuha e tij nuk kishte arsye tjetër dhe asgjë tjetër përveç bujës dhe zjarrit, që i sulej nga anët e tij të forta.
Goja e tij…?! Ishte e tëra flakë.
Flakë?
Dhe nuk di nëse bëhej ta gëlltiste atë flakë. Dhe, mbytej në tym, derisa nxehtësia dilte si nga një mangall i prushtë dhe i jepte më shumë arsye të digjej në fytin e tij gati të tharë. Ose duhej ta pështynte tërë atë dyll.
Dhe pastaj shikoja gjithçka rreth tij, por ajo që ndodhte rreth meje ishte një djegmë më e padukshme, një ndjenjë mes fjalës dhe diskursit.
Fshiva sytë.
I rifshiva.
Sapo kishim lënë të rrëndën metalike në zhurmën e fundit të rrotave në tokë. Isha tashmë me sytë hapur.
I gjithi në përhumbje. I gjithi në hutim. Botë tjetër?! … isha tashmë larg, krejt jashtë… fare jashtë diskursit të një vëllimi me tregime, si pasqyra e dhjetë e një romani që lexohej me zemër të pastër atje Lart, në ajër. Sa me fat!
Isha sikur po ndodhte auto-kontrolli i impulsit. Dhe pastaj mbylla kapakët e tij të lëmuar, ndërsa dëgjoja një zhurmë të lehtë në veshët e mi. Në ajër kishte ndodhur e gjitha. E kështu mendova se edhe mes kapakëve ajri kishte bërë punën e vet. Zbrita dhe tashmë ndihesha i lehtë, por jo i qetë. Kisha lexuar gjatë…, thuajse dy orë e gjysëm duke qenë atje lart. „Koha për nuse“ e Lazër Stanit, mendova vetëm kështu mund të rilexohet për të mësuar sensin e shkrimit, thelbin e diskursit të Njeriut atje Lart.
Shefqet Meko
Shumë bukur Prof.Terziu
Ke një pikvështrim ndryshe ndaj “oqeanit” krijues të Lazër Stanit, të cilin pasi nuk mund ta kuptonte kush në Tiranë,erdhi në Nju Jork për ta filluar “nga e para” ose thjesht për t’u bërë “përsëri dhëndër” kësaj ane të Atlantikut!