Me një çantë librash mbi shpinë
Marrë rrugën për në shkollë
Pa pare askënd, pa përshëndetur njerëzinë
Rrugës si i babëzitur kafshoj një mollë.
Para syve më kalojnë prindërit e mi
Që darkë e mëngjes më qortojnë
Ngaqë me librat s’kam shumë shoqëri
Vërejtjet e tyre gjithëherë më tërbojnë.
Kjo ndodhi deri kur një natë, në gjumë
Një burrë i qeshur, i veshur me të bardha
Erdhi ashtu lehtë, në krevat tek unë
Dhe më foli sikur isha në përralla
Hej djalosh, më tha, zgjohu, çfarë pret
Duhet të heqësh dorë nga disa prapësira
Nuk është mirë, mendjen e ke “për ibret”
Vetëm me libra dëbohet errësira.
Kështu tha Shenjti, dhe siç erdhi u largua
Dhe unë prej ëndrrës u zgjova me shpejtësi
Doja që ai prap të rrinte me mua
Por në vend të tijë, një libër kisha në gji.
Klement Gjeloshi, viti dytë gjimnaz
Lezhë
Comments