top of page

Kjo është përbërja e Qeverisë Kurti 2


Deputetët e Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar për Qeverinë e re të vendit.Kjo Qeveri do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Kjo është përbërja e Qeverisë Kurti 2:


Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka zbuluar se kush do të jetë pjesë e kabinetit të tij në qeveri.


Burimet kanë mësuar përbërjen e plotë të kabinetit qeveritar që pritet të votohet pas pak në seancën që po mbahet.


Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi.



Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla.


Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.


Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.


Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.


Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.


Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.


Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.


Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.


Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.


Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.


Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.


Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është i rezervuar për një kandidat nga Lista Serbe.


Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page