Kjo pikturë, vepër e dëgjuar e Pieter Bruegel Ati, një nga piktorët më të mëdhenj të pikturës holandeze e flamande të Rilindjes Evropiane, paraqet vdekjen e Ikarus-it. Siç dihet nga mitologjia greke, babai i tij, Dedali, një shpikës me talent të jashtëzakonshëm, për të mundur të arratiseshin të dy nga ishulli i Kretës, ku mbreti Minos i mbante të burgosur, mendoi të ndërtonte krahë shpendi. Por Ikarusi nuk u tregua i kujdesshëm ndaj këshillave të të atit. Miti thotë se ai afrua më shumë nga ç’duhej rrezeve të ngrohta të diellit duke bërë që krahët e ngjitura me dyllë në trup të shkrijnë dhe ai të humbasë jetën. Vepra e Pieter Bruegel tregon se ndërsa ndodh kjo tragjedi për Dedalin, dy persona në pikturë vijojnë rrjedhën e jetës së tyre pa treguar as interesin më të vogël për ngjarjen. Nuk interesohen të japin as ndihmën më të vogël.
Është e vërtetë thënia se të keqen e ndien veç ai që e pëson. Por problemi nuk qëndron vetëm këtu. Ngjallin interes fjalët e Merkel, kancelares gjermane, kur thotë se diktaturën komuniste në Gjermaninë Lindore nuk e kuptuan të gjithë. Mungesa e ndjeshmërisë, si mjet për të shpëtuar njeriu në radhë të parë nga vetvetja, është një fenomen i të gjitha epokave të njerëzimit. Diçka fillon të ndryshojë vetëm kur individi me mendje të çelur fillon të zgjerojë shpirtërisht vetveten...
Comments