top of page

Kjo fotografi më sjell në vëmendje kohën e Luftës në Kosovë


I pari nga e majta: Fatmir Terziu, Hans Hækkerup. Lirim Abazi; Forcat e Paktit Verior të Atlantikut, në përbërjen e të cilëve ishin forcat franceze dhe daneze të NATO-s, ishin vendosur në Krastë të Elbasanit.

Kjo fotografi më sjell në vëmendje kohën e Luftës në Kosovë. Forcat e Paktit Verior të Atlantikut, në përbërjen e të cilëve ishin forcat franceze dhe daneze të NATO-s, ishin vendosur në Krastë të Elbasanit. Vizita e Hans Hækkerup në ato ditë të vështira dhe me mjaft tension shënoi fiksimin në një mjedis ku prezenca e TV “Dardan”, që drejtoja unë ishte thuajse e ditëpërditshme. Mbi 150 emisionet “Studio e Hapur” për Kosovën e asaj kohe kishin në Studion time, direkt dhe me intervista, që nga lideri demokrat Prof Dr Sali Berisha, ish Kreu i PS-së, Fatos Nano, kreu i PR, Fatmir Mediu, Arian Starova, Arta Dade, Spartak Ngjela, në atë kohë Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Gëzim Konçi, Leonard Demi, Lublin Dilja, Teodor Laço, Erion Braçe, Isa Kreka, Qazim Radoniqi, Arian Madhi, Hans Hækkerup e disa gjeneralë të tjerë, e dhjetra e dhjetra të tjerë të ngjyrimeve të ndryshme, që në ato ditë flisnin me një gjuhë, atë të dashurisë për çështjen kombëtare. Më pas Hans Hækkerup si kreu i UNMIK-ut u zëvendësua prej francezit Bernard Kouchner, nga pozita e njeriut të parë të misionit të OKB-u pas vetëm një viti. Arsyeja për largimin e tij nga Kosova nuk është kuptuar kurrë plotësisht. Haekkerup pohoi se ai u largua për arsye personale, ndërsa burime diplomatike në Prishtinë, në atë kohë, kanë spekuluar se ai u largua për shkak të kërcënimeve. Beogradi dhe serbët e Kosovës kanë kritikuar atë që ai ishte shumë në favor të shqiptarëve. Haekkerup vdiq më 22 dhjetor të vitit 2013-të.


38 views0 comments

Yorumlar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page