top of page

Kish mbetur akoma një guximtar


Kish mbetur akoma një guximtar


Ka ndodhur kjo këtu, në Shqipëri,

nuk di të them me cilin sundimtar,

veç mos më gjykoni, s'është çudi,

të kish mbetur te ne një guximtar

.

Një i moçëm, nëntëdhjetëvjeçar,

i fundit trim që kishte ai fshat,

në gjithë qeveritë rrugëtar,

vendosi të hynte në një mëkat.


Mendoi : Zogu keq, Enveri keq,

edhe kjo demokraci, po ashtu,

ky fati ynë paska qenë dreq,

vetëm thinjoshët do rrinë këtu?


U vesh e u mbath, doli nga shtëpia,

troket te porta e një llafazani,

i tha të mos mësonte njerëzia,

si e çuditi sot në ëndërr Pani.


U lut dhe u betua llafazani,

se do ta çonte sekretin në varr,

edhe po t'i frynte në vesh shejtani,,

do digjte gjuhën në flakë dhe zjarr.


Më në fund, labi i mënçur i tha :

Do zhduket jeta për tridhjetë ditë,

Do nxiten yjet në një vrap gala,

Edhe në qiell s’do ketë më dritë.


S’do duhen më para e pasuri,

nuk duhet më të dalim nga shtëpia,

Tokë dhe Mars, bikbeng llahtari,

Do I përzjejë terri dhe stuhia.


Fjalët e të mënçurit trim, thinjosh,

Shpejt i mori vesh gjithë Labëria,

dëgjoi sundimtari kokëbosh,

i shkoi plakut fill e te shtëpia.


S’pash ëndërr – i tha - më erdhi vet Pani,

më tha t’i shes mall’ e bagëti,

bëni qejf, tha ai, pini dhe hani,

lëshohuni të gjithë në orgji.


Shpejt u kthye në zyrë sundimtari,

qeverinë mblodhi në një kuvend,

dha urdhër të ndahej gjithë thesari,

t’i jepej popullit ar dhe argjend.


Në rrugë s’kish më njerëz, as makina,

Dritat s’u ndezën, n’asnjë shtëpi,

Rrokulliseshin ditët në pjerrina,

Me tmerr po afrohej çasti I zi.


Tridhjetë ditë më pas s’ndodhi asgjë,

shkuan dhe tridhjetë ditë të tjera,

kërkuan plakun, po s’e gjetën më

u fshinë gjurmët nga shiu dhe era.


Sa i mënçur guximtari thinjosh,

bëri të pasur popullin mjeran,

sundimtarin e la me duar bosh,

me lotë ditë e natë po qan.

Pajtim Xhelo

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page