KIRURGU PETRO CANI
Nga Ajet Serjani
Profesor i nderuar i mjeķësisë,
Duarartë dhe mëndjemprehtë i kirurgjisë.
Një plejadë e tërë të sëmurësh,
U rikthyen në jetë,
Nga rruga e vdekjes.
Dit’ e net mbi shtratin e tyre,
Ai u siguronte të nesërmen,
Gjallë? Jashtë rrezikut ?
Fjalë të thjeshta,
Por shumë tronditëse,
Në shpirtin e zemrën
E të afërmit, të mikut!
Për mjekun një ritual i zakonshëm,
Por jo i paharruar,
Jeta e njerëzve,
Vezullonte në ata sy,
Vezullonte në ato duar,
Të profesorit dhe kirurgut të shquar !
Comments