top of page

Kastriot Kotoni: Të varfërit nuk kanë probleme psikologjike.



Indianët janë shumë të lumtur që nuk kanë probleme psikologjike, kështu që në Indi s'ka nevojë për shumë psikiatër. Ata habiten kur marrin vesh se sa psikiatër ka në Amerikë. Ata ndjejnë keqardhje për amerikanët, sepse mendojnë: "Njerëz fatkeqë vuajnë nga sëmundjet mendore". Ata nuk e kuptojnë që problemet mendore janë një gjë e mirë- kjo tregon se nevojat e tyre trupore janë plotësuar. Tani njeriu mund t'ia lejojë vetes të jetë i sëmurë mendërisht. Kur zgjidhen problemet mendore, lindin çështjet fetare, shpirtërore. E bëra këtë hyrje të gjatë për të kujtuar ndonjë politikan të sotëm që të dijë të sillet si i pasur, ose i kamur materialisht dhe nuk ka uri më për të zhvatur e rrjepur pasuritë e vendit e pse ? Kur ai e di shumë mirë, se jeta është e shkurtër dhe nuk do të jetë përjetësisht këtu. I bëre ç'kishe për ti bërë në rininë e hershme dhe të vonë, nuk i le kusur egove të tua dhe mirë e bëre, por dëgjo edhe zërin e brendshëm të së vërtetës. Është thirrja për t'u kthyer në shtëpi, thirrja për të ardhur në qendër, thirrja për të njohur vetveten. Po këta politikanët tanë sillen sikur do t'u kalben kockat si njerëz të pavdekshëm dhe shtiren si të rëndësishëm dhe kur humbasin gjithçka duken njerëz që kanë jetuar në boshllëk dhe vazhdojnë të jetojnë me ëndrra. As rrezikojnë dhe as duan t'ia dinë as për fjalën e Jezuesit i cili tha: "Atyre që kanë- do t'ua shtojë pasurinë akoma, ndërsa ata që s'kanë-do të humbasin dhe atë që kanë më të fundit. Këtu ore lum miku askush nuk punon për ringjalljen shpirtërore edhe pse me simbole e vizatime prej "Rilindjeje", janë si të varfër akoma të kryqëzuar e në pafundësi vuajtje të pakuptimta. Se në fakt nuk kanë pse dhe për çfarë ideali, apo dashurie të vdesin!.Vetëmashtrimi me shtatorin e fundit në opozitë të kryetarit aluçinantë të opozitës së rimarrjes së vulës Sali Berishës është vuajtje nga kryqëzimi i elektoratit të tij që e trajton si zhele varfanjakësh. Në krahun tjetër të pozitës lihet testamenti i 1997 i vulosur dhe i plumbosur, duke haruar premtimet e bëra popullit dele që u zhvesh nga shpirti e nderi prej pushtetit të gangësterit ish presidentit të kohës, sot bashkëpunëtorit të pushtetit dritarefolësit Berisha. Mjaft more amani se: "kush nuk jeton të tashmen nuk mendon të ardhmen". Kaq parashikues të mëdhenj na qënkeshit sa për gati dhjetë vjetë keni një qeveri në burg e ca të tjerë po bëjnë gati bizhamat, apo këta armiqtë e partisë si gjithmonë i zbuloi "Partia", nuk i quani vota abstenim të paktën, mirë të opozitës jo që jo. Thuhet se kur një njeri e pyesin për zotin dhe ai shprehet se nuk e di të paktën ai thotë të vërtetën dhe nuk mashtron as veten dhe as të tjerët, ndaj shumë thellë e keni zhytyr lopatën e mashtrimit e kur nëntë muaj gjer sa të mbërrijnë zgjedhjet.Karizmatikët janë të rrezikshëm, por ata janë tërheqës për njerëzit. Karizmatikët kurrë nuk mund të jenë Mjeshtër të vërtetë; ata bëhen skllavopronarë të mirë. Karizmatiku është më shumë politikan sesa fetar. Liderët janë të gjithë karizmatikë: ata e ndjejnë domosdoshmërinë për t'i tërhequr njerëzit pas vetes, ndjejnë nevojën për t'i nënshtruar njerëzit, për të dominuar, për t u imponuar.

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page