top of page

Kasam Shaqirvela: Para e pas Vitit të Ri


PI E DEHU...

(para e pas Vitit të Ri)

Pi e dehu,

të mos dehesh

Nëse nuk do,

kot së koti,

Nga kjo botë fort “e rreme”

sërish të mos zhgënjehesh.

Rro, për vete..!

qoftë dhe me derte

Sikur Niçeja, me fytyrë të vërtetë

dhe atëherë kur bie në dëshpërim

Nga maskaradat që sheh në jetë

e nga vetë jeta me plot zhgënjim.

Ti grise maskën si di vetë...

Se me maska rrojnë të tjerët

Ti për vete bën jetë të vërtetë

Ndaç pyet’ Hygonë për “Të mjerët”?

Pi e dehu por kurrë mos të dehesh

Me verë të kuqe, o të bardhën raki

Se, që të dyja t’i jep hardhia...

Nga mushti rrushit, veç për zotëri.

Po s’e dite sa është “tamam”

Dhe nuk pive për të lënë nam

Pyete të madhin, Omer Khajam

Se ta jep me gjithë takëm!

© Kasam ShAQIRVELA

10 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page