(UN CABERNET SAUVIGNON S’IL VOUS PLAIT)
Ma mbushni goten përplot, me venë t’kuqe Merlot
Yjet do t’inumrojë nji nga nji, qjellit t’kthjellun si lot
Sa t’miqasohem me t’amblën venë, natë nvonë due me pi
I vetëm, me kupën e mbushun plot, Agun e Bardhë kam me e gdhi
Nuk çaj kokën për t’nesërmen, dëshirës së zemrës vetë due me i prij
Nga bohemi Honoré de Balzac kam me i marrun letrat për dashuni.
Ma jepni nji gotë venë, sonte, etje t'madhe kam, due me u dehun
Ta pi nji gotë venë t’kuqe gjak, nga i ambli, aj rrushi zi, Cabernet
Atje, n’Moulin Rouge, n’krahët e valltares së natës t'prehem
E n'Montmartre, aty ku artistat folin me gjuhën e bukur të artit
Dhe un’ si zgalem stuhie t’flutroj filozofisë fine të Sartrit
Sa për nji çast, Paris-it të bukur, t’mundesha me u ndie si mbret.
Kullës së Eiffel-it simbol, shkallve nalt t’u ngjitem përpjetë
Ta sodis Seine-n n’gjarpnimin e saj t’butë dhe t’qetë
Kalëruem përmbi nantë urat, kjo mrekulli natyre e vërtetë
Ta pi kafen mbi kullë, ta vështrojë Champs-Elysee-n me sy
Bashkë me Arc de Triomphe, për fitoret e m’dha plot lavdi
Athere, sikurse francez’t, edhe un do t’thojsha:“C'est la vie”.
Të heci bulevardeve t’gjana dhe parqeve botanike me madh’shti
Të shetitem shlirshëm Metro-së, ndër njerëz gjithçfarë kulturash
Atje ku kujtimet për jet’n e tij i shkruente Albert Camus
Dhe skenën e filmit ku Brigitte Bardot, m’at’kohë, ishte sinfoni
N’baret e nat’s ku yjet rahatojnë shpirtin e lodhun torturash
Pa e ça kryet përt’nesërmen, për at det t'çartun furtunash.
Ma mbushni me venë t’kuqe, Kupën e Graal-it, ja tani!
N’dritë t’hanës due ta pi, natën deri vonë, bile me nge
Sonte due t’pihem, dhe, prapë esëll t’gdhihem n’Ag
Mendimet e mija t’I lshojë, le t’rendin Avenue-së pa fre
Ata qi mundin me i kapun, le t’i kalrojnë si Mustangun n’prag
Sepse, n’Paris, n’qytetin e dritave, artisti natën jo nuk fle.
Ju lutem ma jepni nji gotë venë, sonte brengën due me e harrue
N’vend të saj mendja t’i jape liri mendimit, frenin t’ja hjekë
Dhe nesër, un, t’nisem ndër pllaja mendimesh, thellë me i lavrue
Se dimni me acar t'zgjatun farën e mbjellun mund dhe ta ngrijë
Frutat e ambla do t’piqen degve të pemës, koha kur t’u vijë
Them me bindje se, nuk do t’ket nevoj me u kputun pa u pjekë.
écrit à Paris, au bar du
“MOULIN ROUGE”
Novembre 1994
par Kasam Shaqirvela
Comments