top of page

Karrocë e amshimit


Karrocë e amshimit

 (Poezi shkruar në çaste tejet dramatike)

Hipur mbi karrocë,

me kamxhikun e rript i bie lehtë kalit zekan

Dhe, në një rrugëtim që fund s’ka

Me po atë trokun monoton mbi kalldërm

Shkelë palodhshëm mbi shekuj

Mbi sisteme, dhe

përvidhet të arrij diellin

E i thrret kalit „Jepi zekan i mirë, jepi!”

Ecën një rruge, nga caku!

Sikur dje- nesër

Pa ndalim!

Nga ia mba o karrocier i përrallës-dëgjon një thirrje plaku

Di se dielli është largë po deshe t´a zë!

Dëgjoj fjalën e plakut të urtë

E hedhë syrin në qarkun e trokut

Shikon para, anash

Largë

Këthen kokën prapa

Hedhe pak më prapa, ia thot mendja

Që të zë pikën nga nisi karroca.

Dhe gjezdisen mjergulles së mendjes

E tani,ku jam- ngre vetën nga mënga

Në një kodër sukë!

Ah kjo? E pashait qenka!

E atij që e zu çasti në maj të saj

Tek i vringëllonte shpatë e mprehtë

e shpresa i ngordhte përdhe.

Nga aty qyteti duket qetë

Si në gjum fëmijëror

Ja çatitë e reja, të kuqe, të fabrikës së Danit

Dani ekonomisti që nuk iu bind të dhunshmit

Minaretë në të djathtë e kryqi mbi kodren e butë

Se si përpelitët të më flas butë, për rritë

Sa këndëshëm kallzon me ato buzët e ëmbëla

Se si cytet të të bëjë të lumtur

Asgjë nuk më nxjerrë nga ai imazh

E tutje, pas lendinave të shtrira gjerë

Fshatra të vogla të zhytura në errësi

Dhe pika të rralla poçash me dritën të dobtë

Rrugica të ngushta të mbytura në lloç

Ndonjë qen zgjeban-ogur i zi

e nën çati të vogla të mbledhur tok,

Krerët e traditës

Në epikën e gjyshërve me vdekjen përfytën

Dhe të hidhur lëshojnë bejten:

S’do ua zë sekush rezen e diellit

S’do ua ndalë sekush driten e hënes

Frymën e kësaj toke, jeten e cakut të lashtë

Ia dalin?

Përgjegjën  do e sjellë një natë tjetër....

Karroca ecën njësoj në trokun e kalit zekan

Kush t’a ndalë...!

Shpërthen shkujdesshëm terrin me fanar

Dhe ashtu rrugës së diellit

Ecën e ecën...

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page