KAPJE NGA E SOTMJA (Ri)krijimi i Botës
Nga Fatmir Terziu
Atëherë, atëherë, atëherë, le ta bëjmë këtë kohë shend e verë le t’i buzëqeshë vetmia stinës, e bardha retinës për të vetmin kryengritës që mbeti mbretëruar e balljet nëpër kubatura të mistershme me virusin e padashjes së trazuar. Si një ndukje e punëve të brendshme, pa kushtetutë, pa parlament, pa qeveri, anarki në vetën e parë, të dytë ëndrra ime m’i lexon sytë edhe sot kërkojnë nëpër terr pak dritë dridhen, shtrëngohen dhe lotojnë rikrijimin e Botës së kotë, ri, ha, pi... i izoluar brenda katër mureve Shtëpi?! Si atëherë vetëm kaos nga zbrazëtia shkelmon Erebusi, vendin e panjohur ku banon përhumbja, natës nën mend-afsh çdo gjë tjetër ishte bosh, e heshtur, e pafund, errësirë e plotë. Pastaj lindi disi dashuria sillej nëpër hapësirë si ftilluesja e rendit, nga dashuria erdhi Drita dhe Dita pas tyre Gaea gati në flakë, toka u shfaq. Pllakosi gjumi i gjatë Erebusi fjeti pakuptim me atë Natë, lindi Eteri, drita qiellore, dhe ne pritëm ditën e dritës përrallore. Kjo u duk se ishte më e mira, doli për fat të keq virusi i errët nga errësira rihyri ngadalë e përditë na vuri maskën në fytyrë duke riprodhuar tinëz fate të trishta, vdekje, frikëra masive, varfëri, vetëizolimin në mes të ditës kaq e kishte e mira kudo zuri vend errësira. Këtë herë, këtë herë, këtë herë, le të mos dehemi menjëherë natyrisht duhet të kemi kujdes më shumë sot se shuam edhe një pranverë prodhojmë mendërisht ciklopë dikush na përpëlitet i vdekur si i gjallë të tjerrët bëjnë rolin e ëngjëjve..., në këtë përrallë. Dhe ne? Përherë, përherë, përherë, këmbana qerpikësh poshtë syve klapitjeve u kemi vënë melhem të lëngët e dashur, as kjo vetmi nuk na trisht të dyve dashuria jonë tek besa i ka rrënjët!
Ildije Xhemali: Një rrëmujë mendimesh por të përshkruar artistikisht
gjithçka të përjetuar, të menduar, të jetuar në këtë larshmëri ndodhish, por dashuria është stoike, e palëvizur
Urime Profesor
Timo Merkuri: ...le ta bëjmë këtë kohë shend e verë
le t’i buzëqeshë vetmia stinës, e bardha retinës.... per te perfunduar me hymnin jetesor....e dashur, as kjo vetmi nuk na trisht të dyve
dashuria jonë tek besa i ka rrënjët!...per ta degjuar kete tingull kembane qebie si per ringjallje a rilindje, duke perhapur kudo lajmin e bukur se Erebusi nuk na erresoi arsyen dhe jeten nuk na shturi ne nje jete te kote brenda trinomit ri, ha e pi.Nga besimi yne lind shpresa, lind dielli, drita e dita, lind jeta e bardhe. Se ne jemi bij te jetes,produkt i te jetuarit. Ne jemi vete jeta mbi dhe qe shpesh rrezozhemi por gjithnje e shohim vetem duke u ngritur. Ne jemi…
Alush Avduli: E lexova me admirim.E vlersoj si vetmi te rralle,qe fsheh ne brendesi liri ndjeshmerie.Risikja e rrenjosur ne pjellorine e nje trualli poetik ndryshe. Urime !!
Eqerem Canaj: Z. Fatmir, si gjithnje e lexova poezine tuaj rrufeshem, mendoj: kjo poezi i ka te gjitha brenda, te kaluaren, te tashmen, konkreten dhe imagjinaten, historine, shkencen, friken, guximin, dhimben, dashurine si thelbi i jetes njerezore, pezmin, trishtimin, forcen e besimin te enegjite e njeriut, ka kurajon e perballimit, optimizmin... Bindem te mendimi i kahershem:kontributi irralle, si askush tjeter ne vepren tuaj ideale ne sherbim te kombit, trajyuar poetikisht mjaft bukur. Respekte, E. C.!
Perparim Hysi: Poeti i mirë,nuk është ai që shkruan për vete dhe mbyllet në"fshikëzën e tij" si krimbi i mëndafshi. Poeti i mirë ( në mendsëinë time, i tillë është FATMIR TERZIU),shkruan dhe kumton mesazhe. Poeti mirë ka mendësinë e gjeniut.Gjenitë praprijnë me mesazhet e tyre dhe,s'ka si mos marrësh drejtpërdrejtë këto mesazhe, si në këtë poezi,ku me pak strofa thuhen të tëra: ardhja, jeta dhe e ardhmja. Dhe,në fund të fundit, më e qenësishmja në këtë kohë alarmante: që" mos prodhojmë ciklopë dhe të dallojmë engjejt nga djajtë".Mbi të gjitha:dashuria tek besa i ka rrënjët!!!Urime FATMIR XHEVAHIR TERZIU!