POEZIA I BËN BASHKË POETËT E TË GJITHA TROJEVE ARBNORE
Ditën e shtunë, më: 16, të vjeshtës së tretë, 2024, Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve, Kukës, organizoi konkursin poetik, edicioni i katërt, “Në prehër të Gjallicës”.
Nga Durrësi morën pjesë: Agron Çalliku, Merita Kuçi Thartori, Kadri Tarelli, Arjola Kondakçiu, Agim Bajrami dhe Vladimir Muça.
Ishte një veprimtari e bukur, ku u përfaqësuan poetët nga të gjitha trevat Arbnore. Atë që nuk po e bën politika dhe politikanët tanë, gjallërisht e jetësojnë poetët, shkrimtarët dhe artistët shqiptar.
Shpreh admirim për të gjithë pjrsmarrësit, që frymëzohen nga fjala e bukur shqie.
Falënderim për organizatorët dhe mikpritjen kuksiane!
Unë u paraqita me krijimin tim:
- Ç’DO TË ISHIM, PA LETËRSINË………!?
Shkrimtari Shpendi Topollaj,
Pyet……..: - Ç’do të ishim pa letërsinë………!?
Unë përgjigjem……..:
- Pa shkrimtarë dhe poetë…..!
Vallë, kush do të vajtojë dhe këndojë për shpirtin dhe dashurinë……!?
dhe botës t’i thotë, sa e duam dhe e çmojmë atdheun dhe lirinë…..!?
- Pa shkrimtarë dhe poetë……!
Kush shkallët do të ngjisë, të ulet, të kuvendojë me Perndinë,
dhe portretin në mermer ta gdhendë, ta prekë lavdinë?
- Pa shkrimtarë dhe poetë, ku ta gjejmë fjalën e vërtetë,
Ç’ka ndodhur, ç’po ndodh dhe ç’do të ndodhë në jetë?
- Pa shkrimtarë dhe poetë, qielli me yje do të dukej i zbetë….!
- Veç ata zbulojnë diellin, yjet, hënën, kur dritën e mbulojnë retë,
Dhe botën e errët, ndryshkur, vyshkur, vdekur, ftohtë, mbetur shkretë?
- Pa shkrimtarë dhe poetë, kush do kujtohet……,
Kur pluhuri të mbulojë, dhe harresa pa mëshirë do të na tretë….!?
- Unë e di……!
Mes nesh gjallojnë shkrimtarët, artistët dhe të urtët poetë,
Me xhepa grisur, heshtur numërojnë qindarkat për kafe e gazetë……!
Ndaj sot për ta, dolli të ngremë ….!
Dhe t’i besojm e ndrojmë si profetë…….!
Kadri Tarelli
Anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit”.
Durrës, më, Vjeshta e tretë, 2024.
Shënim:
1. Motivi është ngacmuar nga titulli i librit “Ç’do ishim pa letërsinë......”, me autor Shpendi Topollaj. Botuar, Tetor 2024.
2. Unë u vlerësova me “Çertifikatë Nderi”
3. Të gjitha krijimet e poetëve u përmblodhën në librin: “Në prehër të Gjallicës. 2024.”.
Përshëndetje dhe falënderim "Fjala e lire" dhe drejtuesit d. Fatmir Terziu, i cili kuroherë është i gatshëm të përcjell për publikun shqiptar, të gjitha shkrimet tona. Mirënjohje!