top of page

KADRI CANI, zë dinjitoz i elitës dibrane


PROFIL


KADRI CANI, zë dinjitoz i elitës dibrane,

Në metropolin shqiptar


Nga Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

· Ai është përfaqësues i vlerave më të çmuara intelektuale të brezit të tij, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual. Mesazhet që përcjellin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Kadri Cani, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e sakrifica



Në plejadën e intelektualëve të Dardhës e Dibrës të pas viteve ’70, Kadri Cani zë vend të veçantë, për vetë emrin e mirë që ka lënë në të gjithë sektorët ku ka punuar e drejtuar. Biri i një familje tepër të varfër me një nënë bujare e fisnike që e njeh dhe respekton e gjithë Dardha dhe i një babai, që si dhjetra burra e djem të kësaj treve punoi në ndërmarrjet shtetërore të kohës, do të evidentohet si një dritë shkëlqimtare me rezultate të shkëlqyera në 8-vjeçaren e Zall Dardhës, për të vijuar e përfunduar po me këto rezultate Shkollën e Mesme Veterinare Shkodër (1973-1977).



Kadri Cani që ka lindur më 10 Qershor 1956 në Zall – Dardhë, kur sapo kishte mbushur 20 vjeç do të fillonte e përballonte me dinjitet detyrën e ekonomistit në sektorin e Gatrrit të ish-kooperativës Bujqësore të Dardhës. Por dijet e fituara në Shkollën e Mesme Veterinare Shkodër do t’i materializonte në harkun kohor të katër viteve (1979-1982) si specialist veteriner në ish-kooperativën bujqësore Sllovë, duke i implementuar ato në dhjetra projekte në funksion të rritjes së prodhimeve blegtorale.

Fjalët rrjedhin lirshëm kur bëhet fjalë për këtë zë dinjioz të elitës intelektuale dibrane, i cili që në rininë e tij të hershme do të shfaqte vizionin bashkkohor për t’u bërë pjesë e instancave të kohës në Tiranë, ku siç dihet në ato vite ishte tejet e vështirë të integroheshe në qytete provinciale e jo më në kryeqytet. Por Kadri Cani ja doli, që në vitin 1983 të largohej nga Dibra për në Tiranë dhe të shfaqte profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të rrallë, si mjek veteriner, fillimisht në ish-kooperativën Bujqësore Zall Bastar (1983-1988) për të vijuar po si mjek veteriner në Ndërmarrjen e Pyjeve Tiranë (1988-2003).

Largpamës e vizionar, Kadriu do t’i përshtatej më së miri edhe sistemit të ekonomisë së tregut të lirë. Kështu, do të hapte lokal privat në Institutin Bujqësor Kamëz, do ta shiste atë e blinte lokal tjetër në Tiranë. Në këtë rrugëtim të suksesshëm si sipërmarrës, do të guxonte sërish duke e shitur edhe lokalin në Tiranë, për të ndërtuar Bar-Restorantin “Belaliza” tek Treshi (ish - Tulla), ku punon pa ndërprerje në harkun kohor të 23 viteve (nga viti 2000 e deri sot). Bar-Restoranti i tij “Belaliza” është mjaftë i preferuar nga një klientelë e përzgjedhur dhe veçanërisht në sezonin e dasmave.

Kadri Cani që kishte bërë emër si specialisti më i mirë veteriner në Sllovë, Zall Bastar e ish - Ndërmarrjen Pyjore Tiranë, përvojën e fituar do ta implementonte më së miri me ngritjen e një kompleksi blegtoral në Pezën e Madhe, (2013 e në vazhdim), me 15 lopë, 10 viça, një dem e 2000 pula, si dhe me 1.2 ha në pronësi dhe 3 ha me qira, të mbjella me foragjere e perime, nga të cilat ushqen blegtorinë dhe furnizon me prodhime bio Bar-Restorantin e tij “Belaliza”. Dhe jo vetëm kaq. Ai ka ndërtuar një familje solide, ndaj dhe ndjen krenari e u gëzohet suksesit të katër fëmijëve: djalit të madh Arbenit, me kompani gipsesh e lyerjesh në Gjermani e Shqipëri, djalit tjetër Vladimirit që ka zgjedhur të jetojë e punojë në SHBA, më synimin për të ngritur “Belalizën” e tij në Nju Jork; vajzës Zamira që menaxhon 50 Farmaci “Ditë-natë” në Tiranë dhe vajzës tjetër Majlinda, mjaftë e suksesshme në sektorin Hoteleri - Turizëm. Ky është bekimi më i madh nga Zoti i Kadri Canit, njëherësh promovues dhe sponsor i dhjetra veprimtarive kulturore artistike e i autorëve të disa librave në Dibër e Tiranë. Si i tillë ai është përfaqësues i vlerave më të çmuara intelektuale të brezit të tij, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual. Mesazhet që përcjellin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Kadri Cani, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e sakrifica.

67 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page