top of page

Ka ndërruar jetë Ramadan Ismail Drinziu


Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, më datën 14 Shkurt 2025 pranë familjes së tij në Kanada, Ramadan Ismail Drinziu, ose Dane, sikurse e njihnin shokët dhe miqtë e tij të ngushtë në Elbasan. Ai ishte vëllai i Fatmir Drinziu, Dr. Fiqri Drinziu, bashkëshorti i Fatime dhe babai i Dritanit, i Lindita Drinziu Lena dhe vjehrri i dhëndërit të tij Artur Lena, si dhe vjehrri i Irma Drinziu Gjini, nusja e djalit të tij. Kohët e fundit ai e ndante jetën e tij midis Elbasanit dhe Kanadasë ku kishte një pjesë të zemrës së tij. Ai ka ndërruar jetë në adresën Dorothy Lee hospice, rreth orës 22 të ditës së 14 shkurtit 2025.

Shërbimet funerale dhe respekti i fundit për përcjelljen në banesën e tij do të bëhen më 22 shkurt, ditën e shtunë nga ora 8:00 deri në 10:15 të mëngjesit në adresën Newediuk Funeral Home - Kipling Chapel; 2058 kipling ave.

I qoftë dheu i lehtë!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page